Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë një këndvështrim tjetër kundër vettingut në politikë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Manjani tha se e gjitha është maskaradë, pasi politikanët në Shqipëri kontrollohen nga disa ligje të posaçme. Megjithatë ai shtoi se tema është tërheqëse për publikun, duke shkaktuar edhe keqkuptime në studio. PJESË NGA BISEDA: Ylli Manjani: Tema është seksi për publikun… Fevziu: Çfarë më the? Janë politikanët seksi? Ylli Manjani: Jo, jo tema! Kjo është OFL e re që ose do të legalizojë pisllëkun e politikës. Sepse ai që do të kalojë do cilësohet i pastër. E dyta, jemi në shtet miks. Shteti…
Author: tirana
Jose Mourinho pëson humbjen më të thellë në karrierën e tij si trajner dhe kjo i ndodh në stolin e Romës përballë Bodo Glimt, në raundin e tretë të ndeshjeve në Conference League. Verdhekuqtë, me Marash Kumbullën në fushë si titullar u turpëruan 6-1, duke lënë një shije shumë të keqe në këtë sfidë të zhvilluar në veri të Kontinentit të Vjetër. Verdhekuqtë thuajse nuk ekzistonin në fushë, duke pësuar dy gola brenda 20 minutave të para me autorë Botheim dhe Berg. Goli i Perezit në minutën e 28-të dha përshtypjen e rreme se skuadra e Romës do të kthehej…
Retorika mes Greqisë dhe Turqisë vendeve është drejt kulmit dhe mund të përshkallëzohet në veprime pas paralajmërimeve për shpimet e planifikuara në Qipro në nëntor. Erdogan shënjestroi edhe një herë Athinën dhe Qipron, si dhe marrëveshjet greko-franceze dhe greko-amerikane të mbrojtjes. “Si Greqia dhe administrata greko-qipriote po ndërmarrin hapa për të rritur tensionet në Mesdheun Juglindor. Përpjekjet për të dërguar anije kërkimore në shelfin tonë kontinental në Mesdhe vazhdojnë. Ne u përgjigjemi këtyre sfidave si në fushë ashtu edhe në tavolinë dhe nuk lejojmë asnjëherë të na shkelë të drejtat. Pala greko-qipriote njoftoi se shpimet e reja do të fillojnë…
Deputeti Dashamir Shehi gjykon se Sali Berisha nuk mund të rikthehet më në drejtim të Partisë Demokratike. Duke folur në emisionin “Frontline” në “News 24” Shehi listoi anët pozitive dhe negative të lëvizjes së Berishës, ndërsa shtoi se një pjesë e politikanëve që marrin pjesë në takime mbrojnë të kaluarën dhe territoret e tyre. “Unë nuk gjykoj se z. Berisha mund të drejtojë më. Mendimi im, ato te salla e Berishës mund të thonë ky nuk është mirë. Historia politike, një herë, dy herë…Po tre herë nuk të bën populli nuse. Besoj që edhe z. Berisha e ka në mendje…
Një nëpunës turk, ka rënë pre e një grabitje, menjëherë sapo doli nga ambienti ku punonte në Maltepe të Stambollit. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur hajdutët i marrin burrit çantën me 150 mijë lira brenda. Grabitësit më pas, tentojnë të largohen, por burri, i quajtur Ahmet Tortup, i vihet në ndjekje dhe arrin t’i neutralizojë dhe të marrë pas çfarë i takonte. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Një e ve, nënë e dy fëmijëve të mitur, denoncoi në emisionin “Fiks Fare” neglizhencën e strukturave shtetërorë për dosjen e bashkëshortit të saj, që humbi jetën në vitin 2019 në Mal të Zi. Marte Shkambi po endet në dyert e spitalit, policisë dhe prokurorisë për të gjetur fajtonin e vdekjes së bashkëshortit, Lulash Shkambi. Ajo thotë se babai i dy fëmijëve 10 dhe 7 vjeç humbi jetën në në datën 5 shtator 2019 në afërsi të Ulqinit, në Mal të Zi. “Punonte te një pronar që kishte marrë leje për të prerë dru në pyll. Punonte i pasiguruar, me…
Ndërsa vetëm disa vende po dorëzohen ndaj masave për të luftuar pandeminë e COVID-19, pjesa më e madhe e botës po përgatitet për valën e pestë të pandemisë. Për shkak të nivelit të ulët të imunizimit, kryesisht në vendet e varfra, pandemia do të shtrihet në të gjithë vitin 2022, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Situata më e vështirë është në Evropën Lindore. Rekordet e numrit të të infektuarve dhe numrit të vdekjeve po bien çdo ditë. Nga sot, në Bullgari është futur një karton jeshil i detyrueshëm për hyrje në të gjitha hapësirat publike të mbyllura. “Dje shefi tha…
Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi u shpreh se autoritetet shqiptare “ndoshta nuk kanë teknologjinë e duhur për situata të tilla”. “Ka diçka që nuk shkon këtu. Duhet që mjekësia ligjore ta zbardhë sa më shumë këtë ngjarje. Tani, kemi elementin se si angazhohen strukturat tona për përballjen e kësaj situate. Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe kjo është pozitive. E rëndësishmja është që i kemi ofruar transparencë përfaqësuesve të Ambasadës Ruse. Po të marrim rastin ekstrem, që një agjent rus është eliminuar fizikisht, kjo situatë nuk është aspak e lehtë. Por, edhe në këtë pikë nuk po bëjmë ndryshe nga…
Rregullatori britanik i barnave ka shtuar një çrregullim jashtëzakonisht të rrallë të dëmtimit të nervave, sindromën Guillain-Barre (GBS), si një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinës COVID-19 të AstraZeneca, shkruan Reuters. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) muajin e kaluar renditi GBS si një efekt anësor të mundshëm të kësaj vaksine. Sindroma Guillain-Barre (polneuriti akut ngjitës) çon në një përkeqësim të papritur të dobësisë së muskujve, e cila ndonjëherë rezulton në paralizë. Simptomat zakonisht fillojnë me dobësi, ndjesi shpimi gjilpërash dhe humbje të ndjeshmërisë në këmbë. Në 90% të njerëzve me sindromën Guillain-Barre, dobësia është më e rëndë brenda 2…
Të jesh deputet ke plot privilegje, por edhe angazhime ndaj zgjedhësve. Këtë javë, ishte parashikuar që parlamentaret të zhvillonin takime me qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre, por realiteti tregon një tjetër gjë, zyra te mbyllura dhe deputetë me pushime. Prej më shumë se katër vitesh, kuvendi, me mbështetjen e OSBE-së, hapi në 12 qarqe të vendit zyrat për qytetarët, një për mazhorancën dhe një për opozitën, me qëllim që shqetësimet e tyre të përcilleshin nëpërmjet institucionit dhe jo selive të partive. Por, situata në terren pasqyron një realitet tjetër nga ato në letra. Nga një vëzhgim në zyrat…
Partizani dhe Tirana përballen me njëra tjetrën të hënën, në derbin e kryeqytetit që vlen për kampionatin. Të kuqtë janë optimistë për një rezultat pozitiv dhe atmosfera duket e mirë. Sot është vendosur që të bëhet diçka ndryshe dhe për këtë është menduar që të luhet një lojë. Bëhet fjalë për Paintball, me lojtarët që janë vënë përballë njëri tjetrit, këtë herë jo në fushën e blertë. “Stafi teknik ka rezervuar sot pasdite disa momente argëtuese për ekipin. Lojtarët janë vënë përballë njeri – tjetrit jo si zakonisht në fushën stërvitore, por në një lojë “paintball” – shkruan klubi. “Skuadra…
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur këtë pasdite në Lushnjë. Policia njofton se rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, një 55 vjeçar duke drejtuar kamionin, ka aksidentuar një këmbësor rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.