Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se po ushtron presion ndaj delegatëve që të mos firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar gjatë takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Noka tha se është tejkaluar numri i firmave të nevojshme për të mbledhur Kuvendin. “Kemi informacione të pafundme me emra konkretë. Dje kam patur disa delegatë në zyrë të cilët ishin shantazhuar me probleme të vizës nga drejtues të niveleve të ndryshme të PD-së”, ka thënë Flamur Noka. Noka thotë se vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar konfirmoi marrëveshjen mes Bashës dhe kryeministrit Edi Rama. “Tregoj…
Author: tirana
Ditët e fundit një lajm i bujshëm nga bota e sportit ka “pushtuar” gjithë mediat. Dy protagonistët janë Mauro Icardi dhe Wanda Nara që përfliten se janë ndarë, dhe shkaku ka qenë aktorja China Suarez, që ka hyrë mes çiftit. Mirëpo, aktorja ka dhënë versionin e saj me fakte, duke shpërthyer në Instagram. Ajo akuzon sulmuesin argjentinas për të gjithë këtë histori. “Është e lehtë të më bësh të ndihem keq duke mi kaluar mua përgjegjësitë. Çmimi i mbrojtjes së imazhit të një familjeje paguhet nga unë, jo nga ai që bërë gabimin. Kështu të gjitha janë në rregull”. Gjithashtu…
Mediat greke kanë publikuar identitetin e dy shqiptarëve të arrestuar në gusht të këtij viti, të cilët akuzohen për 11 grabitje në disa zona në Selanik. Ata janë Rigels Upe dhe Kastriot Kryemadhi. Dy të rinjtë shqiptarë kishin kryer të gjitha grabitjet që nga tetori i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2021, në zonat Ano Polis, Toumpa, Kalamaria, Sykeon dhe Polichni. Në momentin e arrestimit ata kishin vënë në shënjestër një banesë në Evomos të Selanikut, por u kapën mat nga policia greke.
Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP” e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Po ashtu, ajo nuk ngurron që të flasë dhe për jetën e saj personale. Së fundmi, teksa ka treguar si është njohur me bashkëshortin e saj, ajo gjithashtu ka rrëfyer dhe vështirësitë që ka përjetuar për t’u bërë prind i një fëmije. Konkurrentja tregoi se për fat të keq ka abortuar dy shtatzëni të saj. “Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha…
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga nesër policia do të dalë në terren me “grusht të hekurt” kundër transportit informal, automjeteve që veprojnë pa licencim. “Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me grusht të hekurt, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.
Të dhënat, të mbledhura nga Profesorët në Universitetin e Teksasit, treguan se marrja e kafeinës prej afërsisht dy deri në tre filxhanë kafe në ditë ishte e mjaftueshme që të anketuarit të kishin më pak gjasa të vuanin nga mosfunksionimi erektil (ED). Prandaj, filxhani i kafesë për një burrë në mëngjes mund të ketë më shumë benefite sesa mendohej në fillim. Dr Earim Chaudry, Drejtor Mjekësor në Manualin e Platformës së Shëndetit ka thënë: Studime si kjo janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ndihmuar komunitetin mjekësor të kuptojë mosfunksionimin erektil. Studimi gjithashtu ndihmon me stigmën që disa njerëz ndiejnë për ED.…
Artisti i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu ka rënë pre e një sulmi kibernitik. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory ku ka treguar se Instagrami i tij ka qenë i hakuar për 30 orë, por fatmirësisht i është rikthyer. “Pershendetje per te gjithe kudo qe jeni deshta tju njoftoj qe javen e kaluar instagrami im ka qene i hakuar per 30 ore . E falemderoj @avdiudenis qe ma ka rikthy instagramin . Kerkoj ndjese per te gjithe qe me eshte keqperdorur emri im . Shendet i juaji, Ermal Fejzullahu”, ka shkruar artisti në…
Bashkëshortja e Lulzim Bitrit, i cili u vra me armë zjarri pranë një karburanti në Elbasan, ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift. Në një prononcim për “Top Channel”, ajo rrëfen se kishin marrë kredi për të jetuar pasi së fundmi, bashkëshorti kishte mbetur pa punë, e nuk mund të siguronin jetesën. Por nuk e tregon se cili ishte profesioni i tij. “Ishte shumë e vështirë, dhimbje shumë e madhe. Ishte shumë befasi, shokuese, nuk e prisnim, ai kurrë nuk ka pasur konflikte. Luli ka qenë kalimtar aty, ai që është vrarë ka qenë shoku i Lulit. Kush…
Eni Koçi është një ndër artistet shqiptare, që përveç talentit të saj në muzikë, ka marrë gjithmonë një vëmendjen të veçantë përsa i përket paraqitjes së saj fizike. Vitet e fundit ajo ka qenë mjaft e përkushtuar ndaj palestrës, gjë që e ka treguar herë pas here për fansat e saj. Ndërkohë së fundmi, Eni ka bërë të ditur se ka arritur që të humbasë plot 9 kilogramë, ndërkohë që ka shtuar se është sërish në dietë. “-9 kilogramë por sërish në dietë”, ka shkruar ajo në InstaStory. Pas këtij postimi, fansat padyshim që kanë qenë kurioz të dinë sa…
IKMT ka shembur sot një pikë karburanti të ngritur pa leje përgjatë aksit rrugor Fier-Lushnje. Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja. Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare. Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka përsëritur vazhdimisht se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me…
Loredana është një nga reperet më të suksesshme të momentit, e cila nuk di të ndalet me projektet e saj muzikore. Së fundmi ajo është nominuar për të tretën herë në “MTV Europe Music Awards 2021”. Reperja është zgjedhur për dy vite rradhazi si “Performuesja më e mirë zvicerane”, ndërsa këtë vit është nominuar në të njëjtën kategori. Lajmin e bukur ajo e ka dhënë përmes një postimi në InstaStory. Mësohet se në garë për këtë çmim është edhe artisti tjetër shqiptar, Gjon Muharremaj. Në këtë kategori garojnë edhe Arma Jackson, Monet192 si dhe Stefanie Heinzmann. Kësaj here, “MTV EMA…
Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, edhe pse nuk është më pjesë e programit vazhdon të komentohet për jetën e saj private. Ajo ka treguar se pas marrëdhënies me Andin, që nuk shkoi ashtu siç ajo priste, ka nisur një lidhje të re, ndonëse nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit të saj. Mirëpo, së fundmi në mediat rozë, përflitet se i dashuri i saj mund të jetë Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Dhe në fakt, kjo jo pa arsye, pasi ndjekësit kanë vënë re disa detaje që i kanë bërë të dyshojnë. Jasmina…