Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një kërkesë të ish prokurores Rovena Gashi, për të hedhur poshtë procesin ndaj saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili e shkarkoi në mënyrë përfundimtare nga detyra në 29 maj të vitit 2019, pasi bashkë me babanë nuk mbulonte me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 930 mijë USD. Vendimi i Kushtetueses është marrë në dhomë këshillimi në 28 shtator të këtij viti nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Elsa Toska. Në gusht të këtij viti, Rovena Gashi, e cila ka luajtur rolin e…
Author: tirana
Virozat e stinës që po qarkullojnë kanë prekur të rritur dhe të vegjël. Temperaturë, kollë me dhimbje fyti dhe deri frymëmarrje pak të rënduar janë këto shenjat e virozave që kanë prekur shumë qytetarë këto ditë, e i kanë vënë në alarm ata për Covid. Ngjashmëria shumë e madhe e simptomave të virozëve dhe Covid në ditët e para ka bërë që të shtohet numri i testeve për të ndarë diagnozën. Grupmoshat më të prekur janë ato aktive, individë që janë në punë por edhe nxënës të shkollave te mesme.
Ish-stjuardesat e Alitalias janë zhveshur në Piazza del Campidoglio në shenjë proteste këtë të mërkurën në mëngjes. Protesta është zhvilluar kundër kushteve të punës të kolegëve dhe kolegeve pas blerjes së Alitalia nga Ita Airways. Ato hoqën uniformat, në shenjë refuzimi të kësaj situate, pastaj thirrën: “Ne jemi Alitalia”.
Teuta dhe Partizani vazhdojnë të ndëshkohen me gjoba të majme për mospërdorimin e logos Abissnet Superiore në fanellat e lojtarëve. Për të pestën javë radhazi, Komisioni i Disiplinës i detyron klubet në fjalë të shlyejnë një gjobë në shifrën 50 mijë lekë. Por për Teutën nuk përfundon me kaq, klubi durrsak gjobitet me 50 mijë lekë edhe për sjelljen e gabuar të tifozëve. E njëjta masë ndëshkimore për të njëjtën shkelje edhe për Tiranën. Vendimet e Disiplinës KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000…
Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka rrëfyer takimin që ka patur me Lulzim Bashën mbrëmjen e kaluar. Baçi tha se ka qenë një takim 10 minuta në selinë e PD, ku Basha i ka kërkuar të japë dorëheqjen nga kryetar i degës së PD në Fier, gjë që deputeti e ka refuzuar. Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Kryesisë së PD në Fier, Baçi u shpreh se ka kërkuar nga Basha që të mos komandojë emër tjetër pa pyetur më parë drejtuesit e PD atje. “Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y,…
Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun. Ai u arrestua në 30 janar të vitit 2019 në Tiranë dhe tashmë është në duart e drejtësisë italiane. Petoku ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”. “Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë” shkruajnë mediat italiane. 33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë…
Redona Koçi është një nga vajzat më të komentuar në showbizin shqiptar. Ndryshe njihet edhe si juristja seksi, term i cili e ka mërzitur e nuk dëshiron më ta thërrastin kështu. Modelja ka treguar se nuk pëlqen kur dikush e thërret me këtë emër, pasi thjesht ka mbaruar shkollën dhe nuk e ushtron si profesion. Redona thotë se ajo tashmë është një modele dhe një nga influencueset më të kërkuara në treg. “Aktualisht merrem me modeling, influencer, photoshooting. Unë i kam thyer që para 10 vitesh tabutë sepse që e vogël ndiqja këngëtare si Beyonce, të cilët ekspozoshin. Për të…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë. Një burri iu gjet koka e prerë në qytetin e Bolen. Policia ka nisur kërkimet për një të dyshuar, i cili konsiderohet si i rrezikshëm dhe është i pajisur me thikë, ndërsa aktualisht ndodhet në arrati. Sipas AFP, rasti nuk ka lidhje me një sulm terrorist. Policia ka shpërndarë një foto të autorit në Facebook, duke u bërë thirrje banorëve të mos i afrohen atij nëse e shohin dhe të telefonojnë autoritetet.
Letonia bëhet vendi i parë që ka rikthyer lockdown me nisjen e valës së re të COVID. Bllokimi është njoftuar për një muaj. Kjo masë ekstreme vjen për shkak se Letonia është një prej vendeve me shifrat më të larta të rasteve të reja me COVID në raport me popullsinë në botë, sipas CDC. Situata u bë shqetësuese pasi e menaxhoi mirë pandeminë për muaj të tërë. “Sistemi ynë shëndetësor është në rrezik. E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është të vaksinohemi”, tha kryeministri, Kršjānis Kariņš raporton The Guardian. Ai tha se shkalla e ulët e vaksinimit të vendit ishte…
Gjykata e Kukësit ka pushuar çështjen ndaj ish-kreut të këshillit të PD-së në qarkun e Kukësit, Abedin Oruçi. Ish-zyrtari i Kukësit hetohej nga prokuroria për 3 vepra penale: “Ndërtim të paligjshëm”, “kundërshtim i funksionarëve publik” dhe “kanosje për shkak të detyrës”. Kujtojmë se më 19 tetor të vitit të shkuar, Abedin Oruçi u konflikua dhe me bodigardët e kryebashkiakut Safet Gjicit, sherr që ndodhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze. Gjykata ka vendosur që të hedhë poshtë akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, Oruçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndonëse nga përplasja mes tyre mbetën të plagosur…
Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detajet lidhur me dosjen e prokurorisë së Vlorës e Tiranës lidhur me një grup kriminal që vepronte në së paku këto 2 qytete. Ai tha se një nga 3 personat që po hetohet është një ish-polic që ka punuar si IT në polici dhe ka rezultuar si i implikuar në një nga grupet kriminale më të rrezikshme në Vlorë. Qyno shtoi se këto personazhe janë shumë të fuqishme në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera. Këta janë përfshirë në shumë vrasje kriminale në Tiranë dhe Vlorë, më 3-4 viktima. “Ka një dosje që është…
Duket se deklatata e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha se atë e mbështesin më shumë se 90% e demokratëve ka sjellë që rrjeti të shpërthejë në reagime. Një ndër kritikët e Bashës pas përjashtimit të Berishës, është aktori i njohur i humorit Julian Deda i cili nuk e ka lënë pa ironizuar deklaratën e kreut të PD-së. Ai përmes një statusi në Facebook shkruan: “95% e demokratëve janë me mua”, thote Lul Vula. Më falni po hahahahahahahahah. Ky edhe memet për veten, i bën vetë”.