Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Qipros Veriore, Ersan Saner është dashur të japë dorëheqjen, menjëherë pasi një video komprometuese filloi të bënte xhiron në mediat sociale. Video u shpërnda masivisht mbrëmjen e djeshme. Në video shihet se Saner shfaqet në një hapësirë të ngjashme me zyrën, duke folur me video me një grua të re, të cilës i kërkon që ajo të zhvishet. Në pamjet shihet që gruaja i bindet ‘urdhrave’ të tij. “Është e qartë se dikush dëshiron të më pengojë që t’i shërbej vendit tim të preferuar, partisë sime, duke përdorur mjete të këqija dhe ilegalisht, në…
Author: tirana
Negib, Mustafa, Abdul dhe Laili janë katër shtetasit e parë nga Afganistani që punësohen në Shqipëri. Me dëshirën dhe nevojën për t’u integruar 4 qytetarët afganë kanë gjetur punësim në një klinikë dentare në kryeqytet. Negib dhe Mustafa do të punojnë si asistentë, ndërsa Abdul dhe Laili në departamentin e shitjeve. Pavarësisht disa ngërçeve lidhur me legjislacionin, drejtuesi i kësaj klinike shprehet optimist ndërsa u ka dhënë qytetarëve afganë këtë mundësi. Me historitë që lanë pas Historitë e tyre janë të ngjashme, me gëzimin dhe trishtimin e shkrirë në një, e po kështu edhe përjetimet, sa individuale aq edhe të…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë Dr.Christian Steiner. “Biseduam me ambasadorin Steiner për marrëdhëniet historike midis dy vendeve tona, po aq për sfidat e të ardhmes, duke e vlerësuar si thelbësore mbështetjen e fortë e të pakushtëzuar që Austria i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit në procesin e integrimit.” shkruan Spiropali në një postim në facebook, ndërsa ndan foto të takimit me ambasadorin Steiner. “Sot, progres-raporti i Komisionit ishte një lajm i mirë që paraqet momentum pozitiv edhe për reformën në drejtësi. I shpreha ambasadorit vullnetin tonë të plotë…
Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar mendjen e një fëmije me një sfungjer, duke e përcaktuar atë si “mendje përthithëse”. Sistemi i neuroneve në trurin e fëmijës karakterizohet nga vetia e përthithjes, duke marrë kështu çdo stimul ose informacion që ndodhet në mjedis. Studimet dhe praktika shkollore kanë treguar se procesi i të mësuarit tek fëmijët nuk është i shkëputur nga përvoja e tyre emocionale në familje, në shkollë apo me shokët. Reagimet e të tjerëve ndikojnë shumë tek motivimi që një fëmijë ka për të mësuar me vetëdije dhe jo vetëm…
Programi i shumëpritur “Big Brother Vip” ka nisur transmetimin që në fillim të Tetorit. Pjesë e shtëpisë më të famshme janë 13 personazhe të njohura nga sfera të ndryshme të shoëbiz-it Po përveç tyre, ajo që tërheq gjithmonë vëmendjen është dhe moderatorja Arbana Osmani. Shpesh herë komentohet pamja e saj apo qëndrimet që ajo mban , por është edhe një detaj tjetër, i cili është komentuar së shumti dhe është fakti që Arbana në mes të emisionit ulet në skenë. Ky është një veprim që e bën dhe Maria De Filippi, por Arbana nuk ka dal me ndonjë deklaratë për…
Një çift britanik si duket nuk e nisi mbarë jetën martesore, pasi nusja goditi burrin e saj në testikuj gjatë një loje në dasmë. Sipas medieve të huaja, Sarah Chesterfield e veshur me fustanin e saj të bardhë goditi me top bejsbolli bashkëshortin e saj Matt Chesterfield. Në ato momente burri i saj bie në tokë dhe duke u rrotulluar nga dhimbja. Më pas, Sarah përfundimisht u sigurua se partneri i saj ishte mirë, pasi të dy ndanë një puthje në kopsht. Incidenti i papritur ndodhi kur çifti u martua më 25 shtator në Carlyon Bay Hotel, në Saint Austell,…
Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Pesë mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke rënduar trafikun. Ende nuk dihet nëse nga përplasja ka viktima apo persona të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje.
Gjithnjë e më shumë po rritet numri i vajzave dhe grave që luftojnë me kancerin e gjirit, këtë sëmundje të vështirë, ndaj në muajin tetor, muajin e ndërgjegjësimit, kanë qenë të shumtë personazhet, që përmes fushatave sensibilizuese ose ndarjes së eksperiencave të tyre ose të afërmve, janë munduar të ndikojnë tek vajzat dhe gratë. I fundit ka qenë Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen”. Ai ka qenë I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, dhe në fund të intervistës, i pyetur nëse kishte diçka të fundit për të thënë, ai dha një mesazh të fortë, pikërisht lidhur me këtë. Ai tregoi…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me kryetarin dhe zv.kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Mimi Kodheli dhe Tomor Alizoti. Takimi vjen vetëm një ditë pas prezantimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, dhe thirrjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. “Ambasadorja Kim u takua sot me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetaren Mimi Kodheli dhe Zëvendës Kryetarin Tomor Alizoti. Ata diskutuan rrugën në vijim për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, në Egaleo. Mediat fqinje raportojnë se një grua 55-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Ishte një nga djemtë e viktimës ai që lajmëroi policinë dhe më pas u zhduk. Ndërsa autoritet janë duke marrë në pyetje djalin tjetër të saj. Raportohet se 20-vjeçari që mori në telefon policinë të ketë probleme psikologjike. Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ndërsa u vu re se trupi i saj ishte masakruar me thikë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar autorin e ngjarjes dhe shkaqet…
OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave. Sipas njoftimit bëhet e dije se energjia do të stakohet nesër në këto zona: pjesërisht: Zallherr, Kodër e Kuqe, Gërdec, Marqinet, pjesërisht: Rruga “Shyqyri Brari” dhe pjesërisht: Rruga “Sami Frashëri”, 1 pallat pas shkollës “Edit Durham”. Njoftimi i OSHEE: Stakim, 21 tetor Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 21 tetor do të punohet në disa kabina e për pasojë do të mbeten pa energji disa zona. Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat…
Menjëherë pas mbarimit të spektaklit të mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Vip”, Fifi ka diskutuar me Donaldin në praninë e Granitit, ku dhe ka treguar se marrëdhënia e saj e fundit e dashurisë e ka dëmtuar atë psikologjikisht. Në bisedë e sipër, këngëtarja ka treguar se ish-i dashuri i kishte bërë një kërkesë mjaft të vështirë që të linte muzikën. Po ashtu, ajo ka thënë se nëna e tij nuk e donte pasi ishte vajzë nga fshati. “Kam pirë diazepan dhe qetësues të shumtë”, ka pohuar Fifi. Artistja ka rrëfyer se e ka dashur shumë. Më herët, Fifi deklaroi…