Tashmë është fakt që PD dhe LSI nuk bashkërendohen për qëndrimet e tyre politike. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi në ABC se partia e tij nuk ka marrë asnjë dokument apo propozim nga kryedemokrati Lulzim Basha sa i takon tre amendamenteve në lidhje me “Zgjedhoren”, “Territorialen” dhe vettingun e politikanëve. Lidhur me këtë të fundit, duket se pakënaqësia e LSI vjen edhe me faktin se PD ka kërkuar që ata të hetohen nga SPAK, strukturë e cila sipas Vasilit, nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Nuk e kam parë fare këtë propozim. Nuk e kam…
Author: tirana
Policia e Himarës ka zhvilluar një kontroll blic në Manastirin “Burimi Jetdhënës” në Dhërmi, pasi në rrjetet sociale qarkullonte një video ku tregohej se në këtë Manastir qëndronin persona të armatosur. Por nga kontrollet e bëra, efektivët kanë gjetur në dhomën e murgut K.M vetëm një pistoletë lodër çakmak. Njoftimi i Policisë: Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se: Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir,…
Gjumi është një nga elementët më të rëndësishëm në mirëqenien e një personi dhe mungesa e tij mund të shkaktojë shumë pasoja negative fizike, mendore dhe emocionale. Për mjekësinë tradicionale kineze, nëse vlerësojmë modelin e gjumit, mund të zbulojmë shumë informacione të rëndësishme lidhur me shëndetin tonë të përgjithshëm. Një nga faktorët që duhet analizuar është koha kur ne zakonisht flemë dhe zgjohemi për të filluar një ditë të re. Më poshtë po listojmë oraret kryesore të gjumit dhe mesazhet e trupit tuaj pas secilit prej tyre. Nëse keni vështirësi për të fjetur mes orës 21.00 dhe 23.00 Ju mund…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të martë me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci. Në një postim në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se me Italinë nuk na lidh vetëm e kaluara, por edhe shpresa përbashkët për t’i parë popujt më të bashkuar brenda BE-së. “Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.”
Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi se nëse Rama nuk do të paraqitet para komisionit hetimor të ngritur nga Kuvendi, do të jetë detyra e policisë ta sjellë atë aty. “Ka hequr të drejtën e emigrantëve për të votuar. Mjafton kjo për të thënë se zgjedhjet janë cënuar. Pse shpërndau miliona euro 2-3 muajt e fundit ndërkohë që i la 2 dimra në çadra? Në momentin që bie një fatkeqësi ndihma e qeverisë duhet të jetë e menjëhershme. Javët e fundit janë dhënë para jo vetëm për ata që janë dëmtuar. Përse jepet vetëm pak kohë para zgjedhjeve? Është…
Mënyra më e mirë për të filluar kursimin e shpenzimeve të energjisë elektrike është të tregoheni të mençur me mënyrën se si e përdorni energjinë elektrike. Këto 21 ndryshime pa kosto në shtëpinë tuaj dhe mund të kursejnë deri në 500 dollarë ose më shumë në vit, në varësi të një numri faktorësh, përfshirë madhësinë e shtëpisë tuaj. Nëse mund të realizoni shumicën e 21 ndryshimeve më poshtë, mund të zvogëloni përdorimin tuaj të energjisë elektrike me 10% gjatë vitit. Fikni dritat e panevojshme Dy llamba inkandeshente 100 vat të fikura dy orë shtesë në ditë mund t’ju kursejnë 15…
Shqipëria është goditur përsëri nga lëkundjet e tërmetit. Mbrëmjen e sotme një tërmet me magnitudë 3.0 është regjistruar në jug të Shqipërisë. Lëkundjet sizmike janë ndier në Sarandë, Gjirokastër dhe Delvinë. Sipas të dhënave tërmeti ishte me thellësi 2 km me epiqendër pranë Gjirokastrës.
Kokaina klasifikohet ndër lëndët narkotike të luksit, edhe për shkak të çmimit të lartë. Ky element i fundit, duket se nuk përbën problem për të rinjtë shqiptarë që t’i hyjnë rrugës së konsumit të kokainës. Raportuesja për Shqipërinë në Europë e përdorimit të lëndëve narkotike, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e veçon përdorimin e kokainës duke e kategorizuar me fjalët epidemia e re. Në Fier dhe Elbasan dominon shpërndarja dhe konsumimi i heroinës. Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë kokainën lëndë të parë konsumi. ”Zonat nuk është se janë të ndara të prera me thikë. Pothuajse në të gjithë territorin e Tiranës…
Real Madrid luan në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk për grupin D. Pas 2 javësh në grupin D, Real Madrid ka 3 pikë kurse Shakhtar ka vetëm një pikë. Ndërkohë, Los Blancos duan fitoren për të lënë pas humbjen befasuese ndaj Sherif Tiraspol në shtëpi. Shakhtar Donetsk: Trubin; Dodô, Marlon, Kryvtsov, Ismaily; Maycon, Fernando; Tetê, Alan Patrick, Solomon; Pedrinho. Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për klubin skocez të Celtic dhe ka fluturuar drejt Glasgow-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen ndaj Ferencvarosit. Kreu i shtetit shqiptar ka shfrytëzuar rastin për t’u takuar edhe me ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare, shkodranin Rudi Vata dhe djalin e tij Rocco Vata, i cili aktualisht luan për Celtic U17. Ndërkohë prezenca e Metës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi prestigjozja BBC ka postuar një foto të kreut të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me diciturën “Aprovimi presidencial” dhe…
Prindërit janë paralajmëruar të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë “Squid Game” në “Netflix”. Sipas “Daily Mail”, arsyeja është fakti që fëmijët e moshës gjashtëvjeçare po kopjojnë sfidat e dhunshme. Ekipi mbrojtës i edukimit nga Këshilli Qendror i Bedfordshire u dërgoi një e-mail prindërve dhe kujdestarëve për t’i nxitur të “jenë vigjilentë, pas raporteve se fëmijët dhe të rinjtë po kopjojnë lojëra dhe dhunë nga seria e re e ‘Netflix’, ‘Squid Game’”. Megjithëse shumë nga lojërat e paraqitura në serial kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa janë versione të dhunshme të lojërave të thjeshta për t’u rikrijuar…
Një grup studiuesish nga Universiteti i Nevada-Reno zbuluan se llumi i kafesë mund të përdoret si bionaftë dhe me gjasë në të ardhmen e afërt, tymi i makinës suaj do të vijë erën e një filxhani kapuçino të sapo gatuar. Por kafja, me të cilën nis ditën një pjesë e mirë e njerëzve mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj. Në fakt, mjekët besojnë se koha më e mirë për të shijuar kafen është mëngjes i vonë, midis orës 9:30 dhe 11:30 paradite. Bright Side tregon efektet që mund të ketë kafeina në trupin…