Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha zhvillonte ‘Foltoren’ e 10-të me demokratët e Dibrës, deputeti i këtij qarku, Xhelal Mziu bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruante se PD ka depozituar në SPAK mijëra informacione, fakte, dokumente dhe prova për blerjen e votave nga mazhoranca. Por, demokratët kanë lëshuar një lumë me komente në profilin e Xhelal Mziut, i cili njëherazi është edhe drejtues qarku në Dibër. Komentet lidhen me mungesën e tij në ‘Foltore’. Ata i kujtojnë Xhelal Mziut dështimin e 25 prillit nën drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha, por edhe promovimin politik që i bëri…
Author: tirana
PD do të depozitojë nësër 3 amendamentet kushtetuese që formalizojnë 3 propozimet për Vetingun e politikanëve, zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit të vitit të kaluar si dhe reforma territoriale Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se kanë pasur bisedime me ndërkombëtarët për këto propozime. “Siç jeni njohur, grupi i PD dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendanmente kushtetuese. Pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individëët me lidhje me krimin, ndryshimet kushtetuese dhe një reformë të re territoriale. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet vendosëm që nesër të depozitojmë amendamentet…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas daljes së progres raportit për Shqipërinë duke theksuar se vendi ka plotësuar kushtet për të zhvilluar Konferencën e parë ndërqeveriare me BE-në. “Paketa e Zgjerimit. Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave. Është vendimtare tani që të bien dakord që (IGC) e parë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti”, shkruan ambasadori. Postimi është rishpërndarë edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Një i ri që është shpërndarës droge në Tiranë tregon se këtë “biznes” ka nisur herët, me synimin që kanë pothuajse të gjithë ata që i hyjnë kësaj tregtie të paligjshme; për të fituar para dhe sot thotë se arrin të fitojë dhe deri në 30 mijë lekë të reja në një ditë. “Ekonomia, më duheshin lekë kur isha 18 vjeç, si çdo i ri që do të bëjë lekë shpejt, pa u lodhur shumë, kërkesë kishte. Nga njerëzit, nga të rinjtë shumica, mosha 17, 18 deri në 25 vjeç që kishte më shumë kërkesë, pastaj ka dhe më të…
Përveç diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe shumë faktorëve të tjerë, edhe obeziteti mund të çojë në rrallimin e flokëve. Studimi, i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se qelizat burimore brenda folikulave të flokëve tek minjtë që kishin një dietë me yndyrë të lartë silleshin ndryshe nga ato në minjtë me një dietë standarde. Obeziteti dëmton pothuajse çdo funksion fiziologjik, por gjithashtu mund të shkaktojë humbjen e flokëve përmes inflamacionit dhe stresit oksidativ që shteron qelizat burimore të folikulave të flokëve (HFSCs), përveç se bllokon folikulat e flokëve nga rigjenerimi. Kjo përfundimisht rezulton në humbje të përhershme të flokëve. Obeziteti i shkaktuar…
Për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, progresi që ka bërë Shqipëria është i pamohueshëm dhe sipas saj kjo u konfirmua edhe në progres-raportin e KE. Për këtë arsye, Xhaçka theksoi në një deklaratë për mediat se vendi ynë meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti. Sipas Xhaçkës, BE duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave dhe se çdo vonesë, do të ketë ndikim negativ në besueshmërinë e Unionit. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret konkluzionet e raportit për vendin tonë. Raporti ka vlerësime pozitive për reformat, rezultate të prekshme. Reflektohet progresi në…
Një nga demokratët është shprehur se ata që sot janë në PD nuk janë demokratë që e duan këtë parti me shpirt. Nga ‘Foltorja’ e Sali Berishës në Peshkopi, ai ka drejtuar gishtin nga Gazment Bardhi, që sot është numri 2 i PD-së. “Jam një demokrat nga ata më historik, mund të më njohin në protesta. Ne laheshim me gjak nga gazi lotjsellës, Gazment Bardhi ikte pas fuçie e më ndiqte mua, këta demokratë janë përgjakur”, tha demokrati.
Aktori i mirënjohur, Johnny Depp mbërriti në Beograd pasditen e sotme, rreth orës 2:20 pasdite. Aktori i Hollivudit shkoi në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së bashku me Andrea Lervolino, producent dhe sipërmarrës italian, Monica Bacardi, producente dhe biznesmene italiane dhe aktorin Miloš Bikovi. I nisur nga një fluturim privat nga Roma, ai mbërriti në Beograd i shoqëruar nga ekipi i tij. Deep do të qëndrojë vetëm një ditë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do ta presë aktorin e Hollivudit në darkën e organizuar, ku si Depp ashtu edhe Miloš Biković do të jenë të ftuar…
A keni pyetur ndonjëherë veten, nëse jeni egoistë? Shpesh nuk është e thjeshtë ta pranosh, por gjithsesi ka ndodhur të bësh diçka, pa menduar për pasojat që veprimi mund të ketë te njerëzit e tjerë. Sidoqoftë, nuk ka vetëm egoizëm negativ, nganjëherë është mirë të zgjedhësh veten dhe ka shenja të zodiakut, të cilat sigurisht që e bëjnë këtë më shumë se të tjerat. Le të shohim se cilat janë ato. Luani Leoni është një nga shenjat më egoiste të zodiakut. Në realitet, ata janë njerëz jashtëzakonisht altruistë dhe bujarë, por nevoja e tyre për të shkëlqyer ndonjëherë i bën…
Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit që ka kryer në Peshkopi ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën para 2 muajve. Berisha thotë se i ka kërkuar Bashës që të mos përzihet në punët e tij pasi nuk i ka kërkuar ndihmë askujt dhe çështjen e tij e ka dërguar në gjykatë. Megjithatë, Berisha ka treguar një episod për një shprehje popullore që përdoret në Hot. E teksa rrëfeu se si ia ka shpjeguar Bashës kuptimin, kjo ka shkaktuar të qeshura mes simpatizantëve të Berishës, të cilët ishin mbledhur këtë të martë në Pallatin e Kulturës. “Pastaj del…
Squid Game është kthyer në serialin më të suksesshëm të momentit në ‘Netflix’, madje së fundmi ka dalë edhe vlera e fitimit, gjeneruar që prej ditës së transmetimit. Deri në momentin që flasim, Squid Game ka fituar mbi 900 milionë dollarë. Kjo shifër ka dalë në media nga zyrat e ‘Netflix’, por nuk është konfirmuar nga kompania e njohur. Nga ana tjetër, vlera e shpenzuar për realizimin e serialit mësohet se është vetëm 21.3 milionë dollarë, mesatarisht 2.4 milionë për episod. Avokati i kompanisë së njohur ka zbuluar se nuk do ketë asnjë koment për këto shifra. Sipas tij ato…
Angelina Jolie ka parakaluar në tapetin e kuq në premierën e “Eternals”, së bashku me fëmijët e saj, duke bërë një paraqitje të rrallë. Ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, Angelina nuk ngurron t’i ekspozojë fëmijët e saj para kamerave herë pas here. Por, paraqitjet në tapetin e kuq kanë qenë ende një gjë e rrallë për të. Pavarësisht shkëlqimit të familjes së famshme, vëmndjen e ka marrë vajza e parë biologjike e Jolie dhe Brad, Shiloh, e cila u shfaq e veshur me fustan dhe si një zonjushë e vërtetë. Shiloh, e cila tani është 15 vjeç mbante…