Author: tirana

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka reaguar pas vendimit të Partisë Socialiste për mosngritjen e komisionit hetimor “Becchetti”, duke e cilësuar këtë një vendim antikushtetues. Në një komunikim me gazetarët, nënkryetari Rushaj tha se “është e turpshme që PS barazon interesin e shqiptarëve me interesin e Edi Ramës”, ndërsa për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, ai tha se “është në kompetencën e kryetarit të PD”. KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR Të PD, ALFRED RUSHAJ Ka një dakordësi për objektin e hetimit për Komisionin Hetimor për Zgjedhjet sipas…

Read More

Violinisti shqiptar, Olen Cesari u dekorua nga Presidenti i Republikës Italiane si “Commendatore dell’Ordine della Stella d’Italia”. Ky titull i është akorduar këtij artisti me përmasa botërore nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe i është dorëzuar artistit durrsak nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të vendit, artistë të shquar dhe diplomatë. E pranishme në këtë ceremoni ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u shpreh se, “jemi shume krenarë për Olenin, artistin virtuoz, një nga violinistët më të mëdhenj botërorë si dhe interpretues absolut…

Read More

Jasmina është një ndër ish-konkurrentet më të komentuara të sezonit të kaluar të “Për’puthen”. Po ashtu edhe Beart Rexhepi, i cili u komentua gjerë e gjatë në media për lidhjen e tij të bujshme me Tea Trifonin, që në fakt zgjati shumë pak. E mesa duket diçka e ka bashkuar Jasminën dhe Beartin, të cilët janë fotografuar së bashku në një lokal, ku duket se po shijojnë praninë e njëri-tjetrit, por nuk dihet për çfarë arsye dyshja ndodhen bashkë. Kujtojmë se Jasmina dhe Andi janë rikthyer para pak ditësh në studion e “Për’puthen Prime”. Ata janë ulur në një përballje…

Read More

Bashkimi Evropian do të ndajë një ndihmë prej një miliardë eurosh për Afganistanin. Paketa financiare do të shërbejë për të shmangur një “kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo zotimin e bëri në një samit virtual të G20-ës për situatën humanitare dhe të sigurisë në Afganistan. Në këtë shumë përfshihen edhe 300 milionë euro të cilat BE-ja më herët i kishte ndarë për nevoja urgjente humanitare. Me organizimin e Italisë, udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara po diskutojnë të martën përmes një samiti virtual për Afganistanin. Një pjesë e mjeteve…

Read More

Deputeti i PD Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për ta shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Basha e paralajmëroi Nokën edhe për shkarkim nga grupi parlamentar. Me ironi, deputeti thotë se Basha ka thënë se qëllim ka rrëzimin e Ramës, por po përjashton demokratët. “Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e “lufton“ atë duke përjashtuar dhe përçarë demokratët…”, shkruan Flamur Noka, deputet i PD.

Read More

COVID i ka marrë jetën profesorit të njohur të Fakultetit të Ekonomisë dr. Ahmet Ceni. Ai ka qenë zv/ministër i Transportit dhe më pas i Punës dhe i Çështjeve Sociale. Kush ishte Ahmet Ceni Ai u lind në Shkodër në vitin 1950. Shkollën tetë vjeçare përfundoi në Shkodër ndërsa shkollën e mesme në Teknikumin Ekonomik “Nako Spiro” në Tiranë. Mbas shkollës së mesme ai kreu shërbimin ushtarak për një periudhë prej dy-vjeçare dhe në vitin 1972 filloi studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i përfundoi sipas programit në vitin 1977. Mbas mbarimit të…

Read More

Nënkryetarja Partisë Demokratike Grida Duma u shpreh sot se forcimi i marrëdhënieve të PD me SHBA është arritje për hapat që duhet të ndjekë kjo parti. Ajo tha në “Abc Live” se sot shqetësim është baza e demokratëve për shkak të lidhjeve personale që kanë pasur me ish-kryeministrin Sali Berisha. “Në arenën e kredibilitetit të rëndësishëm të rrugës së suksesit. Forcimi i kushteve për të arritur rezultat, forcimi i marrëdhënieve me SHBA është arritje. PD bashkë me zhvillimin e vendit nisi të zhvillojë edhe mendësinë duke i dhënë transparencë mbi historinë e Shqipërisë. Ritheksimi i rolit të shtetit sovran është…

Read More

Një vajzë 3-vjeçare është tentuar që të rrëmbehet ditën e djeshme në New York. Një 27-vjeçar, i quajtur Santiago Salcedo, është kapur nga kamerat e sigurisë teksa tërheq dhe merr në krahë të miturën që po shëtiste me gjyshen dhe dy vëllezërit në Bronx. Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti. Për një moment, ai kap 3-vjeçaren dhe fillon të vrapojë me shpejtësi. Gruas 65-vjeçare, e cila i ishte vënë në ndjekje 27-vjeçarit, i dolën në ndihmë disa njerëz, të cilët e liruan vajzën nga krahët e Salcedos.

Read More

Konferenca e kryetarëve vendosi që prej seancës së të enjtes gazetarët do vendosen në lozhat e sallës së seancës plenare. Ka kaluar më shumë se një vit qëkur gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë COVID-19. Parlamenti transmetohej me regji qendrore dhe gazetarët kishin mundësi për të ndjekur deputetët vetëm jashtë sallës. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.

Read More

Natën e 26 nëntorit 2020, Valbona* u shtang kur hapi derën e shtëpisë dhe pa një grup policësh, të cilët i thanë se ‘çuni është kapur me drogë’. Nënë e divorcuar e një djali 15-vjeçar, Valbona po përballej asokohe me orare të zgjatura në punë dhe me problemet e të birit me shkollën për shkak të numrit të lartë të mungesave. Por ajo i tha BIRN se nuk e kishte kuptuar që problemet ishin shumë herë më të mëdha dhe se i biri ishte zhytur dyfish në botën e drogës; si përdorues dhe shitës i hashashit në Tiranë. “Kam mbetur…

Read More

Këngëtarja Fifi e cila është bërë pjesë e ‘Big Brother Vip’, është komentuar shpesh edhe për pamjen e saj fizike. Fifi i ka treguar banorëve mbrëmjen e së hënës se vuan nga tiroidet dhe se kjo gjë bëhet shkak për shtimin e menjëhershëm të saj në peshë. Do të jap sot llogari për thesarin që pretendon se ka gjetur në Montecristo, Davide Pecorelli surprizon me lëvizjen e tij: Duhet të mendoj për fëmijët e mi! “Unë vuaj nga tiroidet dhe nëse ha ushqime të caktuara marr peshë menjëherë, prandaj kujdesem shumë”,- tha ajo. Fifi tregoi se disa herë është ndjerë…

Read More

Mbrëmjen e djeshme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori vendimin për të shkarkuar deputetin Flamur Noka nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga grupi i PD nëse vazhdonte me retorikën kundër tij, të cilat sipas Bashës përçajnë PD. Ndërkohë se duke e larguar nga posti i n/kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Nokës i është hequr e drejta edhe për të marrë pjesë në Kryesinë e Grupit të PD-së, organ konsultues për vendimmarrjet e PD-së.

Read More