Për Oerd Bylykbashin, kreu i partisë opozitare Basha është shumë larg liderit të një partie. Bylykbashi u shpreh se partia ka një kryetar, por fjala lider ka dimension tjetër. Sipas tij, Basha ka marrë vendime në kundërshtim me statutin. “Ne kemi një kryetar partie, por fjala lider është më e madhe, ka dimension tjetër. Ne kemi një figurë e cila ka projektuar veten pas humbjesh njëra pas tjetrës, ka ndryshuar vazhdimisht statutin dhe ndërkohë kemi decentralizim të pushtetit dhe nga simptomat kupton se çfarë sëmundje po zhvillohet. I gjithë ekzekutivi i partisë praktikisht është emëruar në kundërshtim të statutin, nuk…
Author: tirana
Volkswagen Auto Group, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë, duke fituar të ardhura prej 252.6 miliardë eurosh për vitin fiskal 2019. Kompania, e njohur edhe si Volkswagen Group, Volkswagen AG, ose VW, harton dhe ndërton një larmi të gjerë automobila udhëtarësh dhe tregtarësh, si dhe automjete dhe motoçikleta ndër të tjera. Përveç produkteve të shumta të tij, ekzistojnë edhe shumë filiale të Volkswagen Group nën kompaninë GmbH, një lloj korporate me përgjegjësi të kufizuar. Por cilat janë llojet e tjera të automjeteve që janë në pronësi të Volkswagen Auto Group ? AudiNjë nga blerjet më…
Tiranën e vizitoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla, i cili bashkë më kryeministrin Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në QSUT panë ambientet e ruajtjes së vaksinave prodhuar nga kjo kompani, e më pas ndoqën procesin e vaksinimit në Air Albania. CEO i Pfizer, Albert Bourla tha për TCH se në rajon Shqipëria është duke ecur shumë mirë ndërsa për sa i përket Europës është duke bërë progres. “Europa është më mirë me këtë proces nëse e krahasojmë me të gjithë botën. Unë mendoj se këtu është bërë një punë e shkëlqyer. Jam krenar që vaksina…
Kontrolle të befasishme nga policia janë duke u zhvilluar në qytetin e Fierit. Forca të shumta policie kanë ngritur pika për kontrollin e makinave në qendër të qytetit por edhe në zonat hyrëse dhe dalëse. Automjeteve po u bëhen kontrolle për dokumentet por edhe në brendësi. Këto kontrolle vijnë pas disa ngjarjeve kriminale në këtë qark, por edhe në një kohë kur në krye të Policisë së Shtetit është vendosur drejtori i ri, Gledis Nano.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith në një intervistë ekskluzive për Top Neës, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në gazetën britanike “The Sun” se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen një kampi refugjatësh në vendin tonë. Alastair King-Smith tha media britanike ka gabuar dhe kemi të bëjmë me një lajm të rremë. “Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët në Shkodër për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Teksa të rinjtë e kanë vendosur theksin e shqetësimeve të tyre të mungesa e bursave apo mungesa e tregut të punës, Rama ka folur për zhvillimin e teknologjisë si një ndër prioritete e sistemit arsimor, pasi tregu i punë krijon mundësi më të mëdha në këtë fushë. Rama tha se do ndërtohet një strategji e re për rininë që do të jetë një udhërrëfyes deri në vitin 2029, ku përfshihet sporti , artet dhe zejet. “Do krijojmë më shumë…
Ish-Zv.kryeministri Erion Braçe është solidarizuar me muajin rozë të Tetorit, i cili është një muaj ndërgjegjësimi për kontrollet mbi kancerin e gjirit. Përmes një postimi në Facebook, deputeti Braçe sugjeron që çdo burrë të nxitë nënën, tezen, hallën, gruan apo vajzën për të bërë kontroll, pasi nga një gjë e tillë varet jeta, shpëtimi dhe kurimi.
Prej ditës së nesërme, disa qytete të mëdha në vend do të përballen me ndërprerjen e përkohëshme të energjisë në disa zona. OSHEE bën me dije se ndërprerjet do të kryhen për shkak të investimeve në mirëmbajtjen e rrjetit, dhe do të prekin qytete si Shkodra, Kukësi, Korça dhe Puka. Ndërprerja e energjisë do të ndodhë si më poshtë: KUKËS Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 tetor gjatë intervalit kohor 12:30-16:00 do të mbeten pa energji këto zona në Kukës: Bele, Breki, Topojan, Gjaferaj, Cernaleve, Kollovoz, Lojme, Nimce, Tejnimqe, Novosej, Stane Novosej, Orgjost, Oreshke, Orcikel,…
Fatmir Xhafaj, një nga hartuesit kryesor të Reformës në Drejtësi tha në Report Tv, se kjo reformë është në rrugën e duhur, por problem mbeten plotësimi i vakancave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të shkakura nga vettingu. Teksa u ndal tek debati për zgjatjen e mandatit të KPK-së, Xhafaj tha se mazhoranca mbështet këtë alternativë, por kushtetuta ka parashikuar edhe zgjidhjen. Sipas Xhafajt, ku KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP dhe KLGJ-së, pos sipas tij mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet…
Kur kanë mbetur mbetur më pak se 24 orë nga përballja me Poloninë, një lajm aspak i mirë vjen për Kuqezinjtë. Sipas OVERSPORT, Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, do nuk do të jetë i gatshëm. Kështu alternativa në sulm mbeten Broja dhe Manaj.
Personat që kanë një ide biznesi dhe duan të vetëpunësohen, duke ngritur një sipërmarrje të mirëfilltë, kanë mundësinë që deri në datën 20 Tetor të aplikojnë për të përfituar mbështetje deri në 500 mijë lekë. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka hapur aplikimet për të gjithë të interesuarit. Sipas njoftimit, punëkërkuesit me të drejtë aplikimi janë ata individë të papunë, të regjistruar në strukturen vendore të punësimit dhe që kanë një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të formulari të…
Përgjatë realizimit të sfidës javore Elhanid Cufi pranoi përballë Monikës se kishte tradhtuar ish-partneren e tij. Prova javore e vuri Elhaidin përpara përgjegjësisë për të deklaruar nëse e kishin tradhtuar apo kishte tradhtuar, teksa ai zgjodhi opsionin e dytë të kësaj pyetje. “Ishte një lidhje që ishte drejt përfundimit dhe unë vendosa të njoh një person tjetër“,- tha ai. Pas kësaj përgjigjeje Monika nuk hezitoi të tregonte habi pasi mesa duket nuk e priste që Elhaidi të kishte kryer një veprim të tillë. Konkurentët përgjatë kësaj jave janë ndarë në çifte dhe do duhet t’i përgjigjen njëri-tjetrit për pyetje të…