Author: tirana

Ditën e nesërme në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Përmes një njoftimi në “Facebook” OSHEE bën me dije se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave. Pa energji elektrike do të mbeten abonentë në rrugën “Pandi Dardha”. Njoftimi i OSHE: Njoftim për abonentët Tiranë Për shkak të një defekti në një prej kabinave elektrike në Laprakë, kanë mbetur pa energji disa abonentë në rrugën “Pandi Dardha”. Grupet e OSSH Tirana 3 janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit e rikthimin sa më shpejt të energjisë tek…

Read More

Aktori i humorit Florjan Binaj pak para se të nisë protesta e dytë kundër rritjes së cmimeve në një prononcim për ‘Fax News’ u shpreh se është një lëvizje qytetare që i prek të gjithë dhe u bëri thirrje të rinjve ti bashkohen protestës pasi kjo gjë do ndikojë dhe në të ardhmen e tyre. “Kemi dalë për të ngritur zërin dhe për ata që nuk kanë mundësi, të gjithë preken, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të marin pjesë sa rrinë merren me klikimet në instagram. Ta bëjnë për vete, për prindërit dhe për të ardhmen.”– u shpreh…

Read More

Bashkëshortja e aktorit, George Clooney, Amal ka treguar së fundmi se cilin film të aktorit nuk mund të shohë. Në një intervistë për “Variety”, Amal ka zbuluar se George nuk e lejon që të shohë filmin e tij “Batman & Robin”. Kjo gjë u pohua dhe nga aktori i cili u shpreh se e ka shtuar atë në ‘listën e ndaluar’ të filmave për përfitimin e gruas së tij. “Ka disa filma që unë thjesht nuk i lejoj kategorikisht. Unë dua që gruaja ime të ketë njëfarë respekti për mua”, rrëfeu ai. Mesa duket George nuk e pëlqen filmin apo…

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehet ndër të tjera se i nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODHIR. Në raportin përfundimtar të OSBE, theksohet problemi me patronazhistët, ndërsa Kim thekson se qytetarëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë. “Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose…

Read More

Bruno Shemsho është njëri nga konkurrentët më të pëlqyer në këtë sezon të “Për’puthen”. Ai është njëri prej djemve që ka zhvilluar më së shumti takime që nga java e parë, teksa së fundmi duket se është fokusuar më shumë te Alvisa. Shumë i pëlqyer është edhe nga ndjekësit e emisionit e kjo reflektohet edhe në rrjetet sociale ku është shumë i ndjekur. Bruno është goxha aktiv në mediat sociale dhe ndan me ndjekësit e tij foto e videot të ndryshme. Së fundmi ai ka surprizuar me një foto të postuar në Instastory ku shihet krah Kidës. Konkurrenti dhe këngëtarja…

Read More

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion. Ajo akuzohet se ka liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë. Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën. Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, u bë krytitull i mediave rozë pak muaj më parë kur zbuloi se i kishte propozuar partneres për martesë. Ai tërhoqi vëmendjen me propozimin e veçantë që i kishte bërë, duke u shtirur sikur i kishte harruar ditëlindjen. Në darkë ai tha se i kërkoi falje partneres për veprimin e tij: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…’”, – tregoi aktori asokohe. Mirëpo, pak muaj nga…

Read More

Nasip Naço, kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare është “përplasur” në mbledhjen e sotme me deputetin demokrat Flamur Noka. Shkak është bërë Megi Fino. Kjo e fundit është vajza e politikanit të ndjerë Bashkim Fino, tashmë zv.ministre e Jashtme. Deputetët demokratë kanë mbetur të pakënaqur nga përgjigjet që ka dhënë Megi Fino dhe drejtori në ministri, dhe janë shprehur se në mbledhjet e tjera duhet të ishte vetë ministrja sepse stafi është i papërgatitur. Informacionet lidheshin me projekte të programit IPA. Pjesë nga debati: Flamur Noka: Duhet të vijë titullari, përfaqësuesit që janë nuk mund të japin asnjë sqarim, janë të…

Read More

Moderatorja Orinda Huta dhe producenti Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë në korrik të këtij viti. Ata mirëpritën në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Atara dhe ndajnë shpesh momente nga përditshmëria e tyre. Së fundmi, Orinda ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku u është përgjigjur fansave të saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur Orindën: “Çfarë provove kur e pe për herë të parë?” Kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur: “Më shpërtheu zemra, falenderoja Zotin për këtë mrekulli dhe Atares i thash, ku i gjete këto flokë moj dashuri? Kurr…

Read More

artia Demokratike ka reaguar për deklaratat e bëra nga deputeti Flamur Noka pas mbledhjes së Grupit Parlamentar paraditen e së hënës. Nga Selia Blu hidhet poshtë mundësi që kryedemokrati që të ketë përdorur fjalën “llum” për t’iu referuar anëtarësisë së PD. Në reagim thuhet se fjala “llum” është përdorur për ata “që në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit. Këta të fundit, sipas PD, sot në partneritet me kryeministrin Edi Rama “duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale. REAGIMI “Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën…

Read More

Prova e kësaj jave në “Big Brother VIP” është mjaft interesante, ku banorët do të zhvillojnë biseda në çift rreth tematikave të ndryshme që lidhen gjithashtu me jetën e tyre, të caktuar nga produksioni. Konkurrentët e radhës për zhvillimin e kësaj prove ishin Arjola dhe Iliri. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se gjatë bisedës, aktorja foli për tradhtinë nga ish-partneri i saj. Ndër të tjera ajo tha se e kishte falur këtë veprim për 6 vite, por theksoi se gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin. “Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos…

Read More

Studimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin, megjithatë, studimet e vazhdueshme kanë theksuar se çajrat, për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes. Disa nga më të mirët janë: 1.Çaji i mentes – gjethet e mentes kanë efekt të lehtë anestezik në pjesën e fytit dhe lehtësojnë simptomat e kollës. Kjo bimë ka efekt pozitiv ndaj luftës kundër mikrobeve dhe infeksioneve virale. 2.Çaji i kamomilit – lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili…

Read More