Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, ku shënjestër ka qenë një 34-vjeçar shqiptar. Ngjarja sapo është bërë publike nga policia greke, ndërsa ka ndodhur një ditë më parë. Mediet fqinje raportojnë se atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje. Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar…
Author: tirana
Julian Çela, 19 vjeçari nga Lushnja ishte pjesë e këtij sezoni të Për’puthen. Vetë ai ka konfirmuar në rrjetin social Instagram se u largua nga emisioni. Kjo erdhi si rrjedhojë e natës së Për’puthen Prime, ku u dha një pjesë e takimit në të cilën Mikela e pyet se si është ndjerë ai për paragjykimet ndaj seksualitetit. Kjo ka bërë që një moment Juli të tentojë të heqë mikrofonin dhe të linte studion, por nga ana tjetër është ndaluar nga djemtë, ndërkohë vajzat janë shpërthyer në britma mes tyre. Debati: Juli: Po të isha prekur e kisha lënë emisionin nga…
Operacioni i Berat Gjimshitit ka dalë me sukses dhe mbrojtësi kuqezi do të rinisë stërvitjen brenda pak ditësh. Kështu tha në një komunikatë për mediat klubi i tij, Atalanta. Gjimshiti u dëmtua në krah në fitoren e Shqipërisë 1-0 kundër Hungarisë, pas vetëm 30 minutash lojë. Por me sa duket, pavarësisht frikës së fillimit, dëmtimi nuk ka qenë edhe aq i rëndë dhe lojtari do të rikthehet shpejt në fushë, pas rreth 30 ditësh, sipas parashikimit të klubit italian. Mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e 12 nëntorit kundër Anglisë dhe të 15…
Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP” e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë si gazetare, padyshim që ajo ka mjaft eksperienca për të treguar gjatë karrierës së saj. Në një bisedë me banorët ajo është kthyer pas në kohë edhe ka treguar një histori që sipas saj nuk është transmetuar asnjëherë në ekran. Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama ai i kishte bërë një koment…
Një postim i nënkryetarit të Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, në rrjetet sociale për ndryshimet kushtetuese që kërkon maxhoranca për zgjatjen e mandatit të vetingut, ka shkaktuar debate në mbledhjen e Kryesisë së Grupit të PD-së. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi dje kryesinë e vogël të PD-së për të diskutuar mbi strategjinë e saj në komisione dhe më pas u përfshinë në debat për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Kryedemokrati Basha ka pyetur Bylykbashin nëse kishte informacion konkret për pazar mes PD e PD për ndryshimet kushtetuese dhe reformat e tjera. Nga ana tjetër, Bylykbashi ka shpjeguar se kishte bërë…
Dashi Me disa shqetësime ka të ngjarë të fillojnë kjo ditë. Mundohuni për të menaxhuar më mirë kohën që keni në dispozicion. Duhet të gjeni një kompromis të mirë që ju lejon për të realizuar ëndrrat tuaja dhe ambiciet. Përsa i përket sektorit profesional, një punë e re mund t’ju shfaqet në horizont. Demi Horoskopi për të martën do të jetë një ditë e qetë, sidomos në dashuri. Për ata që janë në çift, dashamirësia e Hënës ju mundëson qetësi dhe momente relaksi në shoqërinë e miqve. Momente pozitive parashikohen për beqarët të cilët janë në kërkim të dashurisë. Shfrytëzojeni…
Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, deputeti Flamur Noka kritikoi ashpër kryedemokratin Basha, ndërsa tha se konfirmoi fatin e karriges së tij dhe jo të partisë. Duke komentuar debatet në mbledhjen e kryesisë së grupit, mbledhur mbrëmjen e së dielës, Noka tha se Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’. “Basha mbrëmë i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’, Askush nuk ka guxuar, as Nano as Rama as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike, të konsiderojnë qeverinë…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, njoftoi se në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Nga 1.153 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë 14 persona me Covid-19. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se sot janë shëruar 74 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095 Njoftimi: 1 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë…
Në familjen e trashëgimtares së ‘Top Channel’, Sara Hoxhës dhe moderatorit Ledion Liço sot ka festë. Djali i tyre i vogël, Roman feston ditëlindjen e tij të dytë. Pikërisht në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim emocionues nga mami Sara, e cila na ka njohur edhe me disa nga karakteristikat e djalit të saj. “Roman ti je një fëmijë i dytë tipik. Ti nuk ha ushqimet që janë në ata librat e trashë të këshillave, as nuk e ke përvetësuar trajnimin e gjumit dhe le ta themi se ti je një “bebe Covid”, që e njeh pak jetën…
Policia e Tiranës ka vijuar aksioninpër arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandën në fushën e farmaceutikës. Ditën e sotme policia ka bërë të mundur kapjen e shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik. Ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetasit e tjerë të arrestuar në datën 8 tetor 2021, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”. Tiranë Vijon operacioni “Përfitimi”. Kapet dhe vihet në…
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç. Ky person në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje. më pas është larguar nga vëndngjarja. Policia njofton se po punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Vetëm 2 studentë janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit të ngritura në universitetin e Korçës në kuadër të javës së vaksinimit për studentët përpara fillimit të vitit akademik. Interesi i ulët i studentëve për t’u vaksinuar dëshmohet përmes pamjeve që sjell News24 gjatë vëzhgimit në këto qendra ku shihen vetëm stafi mjekësor. Jashtë kamerave studentët kanë pohuar se janë ende skeptikë lidhur me vaksinat duke marrë parasysh edhe rrezikun për të mos hyrë në auditore. Lidhur me këtë situatë rektori i universitetit të Korçës, Dhimitër Bello ka shprehur shqetësim duke u bërë thirrje të gjithë studentëve të vaksinohen në mënyrë…