Dy fëmijë janë përplasur paraditen e së shtunës nga një makinë në Divjakë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mizë ku shoferi me iniciale P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur një 10-vjeçar dhe një 8-vjeçar. Të miturit e lënduar ndodhen në spital duke marrë kujdes shëndetësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. NJOFTIMI “Sot rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital…
Author: tirana
Përfundon sot regjistrimi i fazës së fundit të fituesve të përzgjedhur gjatë raundit të dytë të pranimeve në universitete për vitin e ri akademik 2021-2022. Sikundër ndodhi edhe në raundin e shkuar, fituesit që janë regjistruar tashmë në degën ku janë shpallur fitues do të mund të bëjnë ndryshimin e saj për të konkuruar për një tjetër degë më të preferuar gjatë aplikimeve që do të zhvillohen për raundin e tretë dhe të fundit të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend. Për të bërë ndryshimin e degës, ju duhet që më parë të bëni…
Mjekët po paralajmërohen për një prirje të rrezikshme para stërvitjes të quajtur pastrim i thatë që po bëjnë disa sportistë. Kjo përfshin ngrënien e shtojcave pluhur të pastra, në vend që t’i holloni në ujë, siç rekomandohet nga prodhuesit, për të bërë një pije. Studiuesit janë të shqetësuar se adoleshentët e rinj mund ta provojnë, të nxitur nga një valë e videove të modës në internet. Ata skanuan TikTok, duke numëruar miliona pëlqime. Paralajmërim për shëndetin Pluhurat para stërvitjes zakonisht përmbajnë shumë aminoacide, vitamina dhe përbërës të tjerë, siç është kafeina. Ideja është t’i jepni trupit një nxitje para një…
Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen si autorët e një tentative për vjedhje banese nën kërcënimin e armës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00 në Katund Sukth, ku banori i shtëpisë telefonoi policinë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethinat”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të: L.P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armembajtje pa leje; A.K., 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë për vjedhje; D.C., 24 vjeç, banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje. Si…
Bruno dhe Alvisa zhvilluan takimin e radhës në “Për’puthen” dhe ajo që u vu re në takimin e tyre ishte afrimiteti. Gjë që u vu re më shumë në përfundim kur të dy u ulën në divan dhe ajo që i pasonte më pas ishin puthje, përqafime dhe prekje. Ndër të tjera, Bruno nisi ta pyeste Alvisën se si i pëlqen puthjet, spontane apo me planifikim dhe ajo iu përgjigj se i dëshiron me planifikim. Hyseni një nga konkurrentët në studio njëkohësisht dhe ish-i dashuri i Alvisës ka ndërhyrë dhe i ka thënë se puthja rrëmbehet, nuk kërkohet. Ndërsa Hyseni…
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka zbardhur sot një pakt sipas tij mes PD-së dhe PS-së, të cilën ai e quan “tregti kuajsh”. Përmes një statusi në Facebook, Bylykbashi shkruan se Rama i ka ofruar demokratëve disa bashki dhe në këmbim ka kërkuar nga Basha zgjatjen e afatit të anëtarëve të vettingut. ‘”Më zgjat afatin e anëtarëve të vettingut, të të shtoj disa bashki në hartë. Këtë pazar i ofron Rama PD-së. Si tregti kuajsh. Më jep një kalë, të të jap një mushkë. Anglezët e quajnë “horse trading” apo tregti kuajsh. Kjo është kundër interesave parësorë dhe themelore të…
Policia e Shtetit ka vënë në pranga 2 shtetas dhe shtetasen Xh. Ç., 23 vjece është proceduar penalisht. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur…
Kombëtarja e Shqipërisë ëndërron. Sonte kuqezinjtë do ta zhvillojnë njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” duke sfiduar në transfertë ndaj Hungarisë. Në rast të fitores, Shqipëria do t’i shtojë gjasat drejt kualifikimit historik në botëror. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin I, ku Shqipëria është në vendin e dytë me 12 pikë. Ndërkaq, Hungaria ndodhet në vendin e katërt me dy pikë më shumë. Në portë pritet të startojë Etrit Berisha, derisa mbrojtjen do ta mbulojnë Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë, pritet të startojë Çekiçi, Gjasula, Bare, Hysaj, Trashi,…
Vetëm tre ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës nisën telashet për dhëndrin e ri italian. Mediat raportojnë se ai rrahu gruan për arsye ekonomike. Ngjarja ka ndodhur në Kalabri. Gruaja dyshohet se u sulmua nga burri i saj gjatë një mosmarrëveshje mbi menaxhimin e burimeve ekonomike të çiftit. Diskutimi kishte shpërthyer për pagesën e shpenzimeve për dasmën dhe DJ. Sherri fillestar më pas rezultoi në sulm dhe gruaja u rrah nga burri i saj. Ajo raportoi gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Duke filluar nga sot, jeta e përditshme në Greqi për të gjithë personat që janë vaksinuar kundër Covid do të ndryshojë. Të vaksinuarit do të jenë në gjendje të lëvizin pa maska, të shkojnë në restorante dhe në bare. Ndërsa në zonat ku lejohen të futen edhe të pavaksinuarit, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme, madje të pavaksinuarit do të duhet të kenë një test negativ. Masat do të jenë në fuqi për 15 ditë, deri në një njoftim të dytë. Në vende të tilla si kafene, restorante dhe bare, jeta e qytetarëve do të rikthehet në normalitet,…
Edhe pse reshje shiu, në Vlorë plazhi për disa te apasionuar pas detit vijon. Deti pa dallgë dhe ende me ujëra të ngrohta bën që të jetë i frekuentuar. Nuk janë vetëm pushues vlonjat por edhe qytetarë nga Fieri që vijnë çdo fundjavë për te bërë plazh. Po ashtu dhe të huaj siç janë Ukarainasit nga Kievi që shprehen se uji është i mrekullueshëm por dhe moti i ngrohtë. Për pushuesit, është normale të shkojnë në plazh dhe në ditë të ftohta pasi e kanë kthyer në zakon të shijojnë çdo ditë pushimi pranë detit. Pushues: “Uji është shumë i…
Leo Messi ka dhënë një intervistë për “France Football” dhe rrëfen ccfarë i ndodhi te Barcelona, para kalimit te PSG. Sulmuesi argjetinas thekson se e kishte ndarë mendjen ta mbyllte karrierën te katalanasit, por nuk gjë nuk ndodhi dhe arsyet tashmë dihen. “Në verë, pasi mora disa ditë pushim, u ktheva në Barcelonë me idenë për të nënshkruar kontratën dhe për të nisur mënjehrë stërvitjen. Mendova se gjithçka ishte OK dhe se mungonte vetëm firma ime. Kur u ktheva më thanë se nuk ishte e mundur të rinovoja, se nuk mund të qëndroja dhe se duhet të gjeja një klub…