Author: tirana

Brenda shtëpisë së Big Brother kanë nisur diskutimet me tone të larta mes vip-ave. Në diskutim këtë herë është përfshirë këngëtarja Fifi dhe këngëtarja Semi Jaupaj. I gjithë debati ka nisur, pasi Fifi ka kërkuar që të hiqen valixhet nga rruga duke komentuar se duken shumë keq. Pas kësaj ka reaguar Semi, e cila e quan të pavend komentin e Fifit. “Ishalla lahesh ishalla s’lahesh veç hiqe valixhen prej rrugës, ça është kjo tashi”, ka thënë Semi. Më pas Fifi ka ngritur zërin duke kërkuar të hiqen padiskutim valixhet nga rruga. “Nuk e rruj hiç ça bën ti, vetëm valixhet…

Read More

Mëngjesin e sotëm është plagosur me armë Isak Mehmedaj, 24 vjeç, nga fshati Mushan i Shkodrës, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit. Sipas policisë, Mehmedaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hyseni (Ramazani), 46 vjeç,…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dimal, ku një 31-vjeçar ka hyrë pa leje në shtëpin e një vajze duke e kërcënuar që të pranojë propozimin për martesë. Policia njofton se shtetasi B.C., 31 vjeç, ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë. “Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të…

Read More

Ndërsa politikanët përplasen se kush do të pasojë Angela Merkelin si kancelare gjermane pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, një gjë është e sigurt: Kushdo që merr këtë post do të përdorë një limuzinë krejt të re të blinduar Mercedes-Benz S-Class. Sipas mediave të huaja, sedani i papërshkueshëm nga plumbat dhe i mbrojtur nga bombat pritet të shërbejë si transport personal për Olaf Scholz të SPD ose udhëheqësin e CDU, Armin Laschet, të cilët të dy po konkurrojnë për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të koalicionit. Siç shkruan dpa, të dy Audi dhe BMW ofrojnë versione të blinduara, por zyrtarët…

Read More

Aksionin politik të Sali Berishës pas shpalljes “non-grata”, nga SHBA, Azgan Haklaj, e sheh më shumë si një betejë për figurën e vet Berishës, se sa të vet PD-së. “I kam bërë thirrje Berishës, që nëse ju e doni PD, kontributi juaj më i madh është që të shkoni në shtëpi, të mos pranoni kandidimin në 2015. Ai nuk i ka kapur 5 mijë vota, ai u largua, por mbeti në prapaskenë dhe vendoste gjithçka, por edhe ndërkombëtarët u lodhën me dy kryetar partie, shko te njëri, shko të tjetri, Berisha, ishe si një “oktapod” si gjithçka që donte me…

Read More

Operacioni i zhvilluar nga sektori i Hetimit të Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga 26 vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi vlere monetare. Strukturat hetimore të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor…

Read More

SHBA do të lejojë të hyjnë në vend qytetarët e vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga OBSH, sipas një njoftimi të CDC. Më 20 Shtator, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet e udhëtimit në nëntor për qytetarët nga 33 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin dhe shumicën e Europës. Disa vende i kanë bërë presion qeverisë së Presidentit amerikan Joe Biden për të pranuar vaksinat e miratuara nga OBSH, pasi vaksinat e miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA nuk përdoren gjerësisht në të gjitha vendet. Shtetet e Bashkuara do të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Itali i ka dhënë dritën jeshile administrimit të dozës së tretë për njerëzit delikatë të të gjitha moshave dhe për të gjithë mbi 60. Ky vendim ka ardhur pas rezolutave të fundit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA). Doza e tretë, thekson ministria, “gjithmonë duhet të administrohet pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor”. Kushtet shoqëruese, për dozën përforcuese të vaksinës, janë: sëmundjet e frymëmarrjes (fibroza pulmonare idiopatike; Sëmundjet e frymëmarrjes që kërkojnë terapi me oksigjen); sëmundjet kardiovaskulare; Pacientë pas shok kardiogjenik; sëmundjet neurologjike (Skleroza amiotrofike anësore dhe sëmundje të tjera…

Read More

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike ndërsa sot pritet të bëjë publik planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike që ka prekur vendin tonë. Në një vendim të Këshillit të Ministrave theksohet se shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Sipas këtij vendimi, këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama…

Read More

Trupi juaj mund të ketë nevojë për energji për të qenë efikas gjatë ditës, por ndodh që shpeshherë të mos ndiheni të uritur në mëngjes. Edhe pse mungesa e oreksit në mëngjes është një shenjë mjaft e njohur, ndoshta është krejtësisht normale dhe nuk duhet të jetë shkak për shqetësim. Keni ngrënë shumë ose shumë vonë një natë më parë Një nga arsyet kryesore pse mund të mos jeni të uritur kur zgjoheni është sepse keni ngrënë shumë një natë më parë. Në fakt, kjo mund të jetë e vërtetë nëse vakti ishte i pasur me yndyrë ose proteina. Këta…

Read More

Revista prestigjioze franceze, “France Football” ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e plotë të pretendentëve për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2021. 30 kandidatët për çmimin prestigjoz Topi i Artë 2021: Leonardo Bonucci (Itali)Mason Mount (Angli)Erling Haaland (Norvegji)Ngolo Kante (Francë)Riyad Mahrez (Algjeri)Harry Kane (Angli)Gianluigi Donnarumma (Itali)Nicolo Barella (Itali)Raheem Sterling (Angli)Karim Benzema (Francë)Cesar Azpilicueta (Spanjë)Kevin De Bruyne (Belgjikë)Giorgio Chiellini (Itali)Cristiano Ronaldo (Portugali)Ruben Dias (Portugali)Bruno Fernandes (Portugali)Phil Foden (Angli)Jorginho (Itali)Simon Kjaer (Danimarkë)Robert Lewandowski (Poloni)Romelu Lukaku (Belgjikë)Lautaro Martinez (Argjentinë)Kylian Mbappe (Francë)Lionel Messi (Argjentinë)Luka Modriç (Kroaci)Gerard Moreno (Spanjë)Neymar (Brazil)Pedri (Spanjë)Mohamed Salah (Egjipt)Luis Suarez (Uruguai)

Read More