Author: tirana

Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë, ku policia greke plagosi me armë një shtetas shqiptar. I plagosuri është Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218. Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioske aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë. Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tradhtuar të riun. Përmes GPS të telefonit policia ka zbuluar…

Read More

Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit pakësohen ndjeshëm. Një gjë e tillë ndikon në prodhimin e serotoninës, një hormon që nxit ndjesinë e qetësisë, paqes dhe gëzimit. Për pasojë, njeriu tërhiqet më shumë ndaj makaronave, patateve dhe orizit, burim karbohidratesh që rrisin nivelet e serotoninës. Kjo nxit edhe shtimin në peshë, gjë që mund të shmanget shumë mirë nëpërmjet këshillave të mëposhtme. Hani më shumë mollëVjeshta është po aq e larmishme në aktivitete dhe ushqime të shëndetshme si vera. Në këtë stinë ju mund të shfrytëzoni perime dhe fruta të freskëta të stinës siç janë mollët…

Read More

Policia e Tiranës jep detaje për aksionin e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e veprave kriminale në fushën e farmaceutikës, ku në pranga ranë gjashtë presona. Janë arrestuar shtetasit Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani. Sipas policisë, të arrestuarit janë administratorë farmacish në Tiranë, 4 prej tyre, një është punonjëse dhe një tjetër dyshohet se ishte dërguesja e mallrave kontrabandë. Të arrestuarit janë zbuluar pas një hetimi 10-mujor, në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, prej ku ka rezultuar se ata shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë…

Read More

Antitrupat ndaj koronavirusit në qumështin e nënës zgjasin të paktën 10 muaj. kjo do të thotë se nënat që janë shëruar nga Covid-19 dhe kanë në gji fëmijën, e mbrojnë atë për shumë muaj në mënyrë të plotë dhe madje antitrupat mund të jenë efikasë për t’i përdorur për pacientë që janë prekur në formë të rëndë nga Sars Cov 2. Sipas ekspertëve të cilët bazohen në studimet e fundit mbi 75 nëna, rezulton se aktivizohet të fëmija një lloj antitrupash që ngjiten në traktet e frymëmarrjes dhe të tretjes të fëmijës, duke bllokuar kalimin e viruseve e baktereve. Gjithashtu…

Read More

Fillimi i vitit të ri shkollor për studentët është shtyrë për në 18 tetor me qëllim që ata të vaksinohen. Javën që vjen në çdo fakultete do të ketë grupe vaksinatorësh në mënyrë që studentët të vaksinohen aty ku studiojnë.Studentët të cilët kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës do të pranohen në auditore por përveçse me maska ata do të duhet që çdo javë të paraqesin tamponin negativ deri kur të bëjnë dozën e dytë të vaksinës. Numri i të vaksinuarve tek të rinjtë ka shënuar rritje. Një ditë më parë u miratua në parlament lidhja e kontratës…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbajtjes së turit të takimeve “Foltorja” në Elbasan ka deklaruar se është i gatshëm për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike. Lideri historik i PD gjithashtu tha se pas tërheqjes nga politika aktive në 2013, tashmë është i gatshëm për të marrë dhe detyra shtetërore në rast se qytetarët do ta votojnë sërish duke nënvizuar se objektivi i parë është largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. “Çfarë synoj? Që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo që do të zgjidhni unë do ta pranoj. A jam unë i hapur? Jam plotësisht i…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë nga qyteti i Elbasanit! Nga “Foltorja”, Berisha ka paralajmëruar pasardhësin e tij se do të organizojnë një nga protestat më të mëdha që ka njohur vendi, për rritjen e çmimeve. Po ashtu, ai ka paralajmëruar se ai dhe të tjerët nuk do të lëvizin nga sheshi pa e “hedhur” kryeministrin Edi Rama. “Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë. Nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha nga njëra “Foltore” në tjetrën nuk po lë më dyshime duke kristalizuar qëllimin e tij për të rimarrë drejtimin e Partia Demokratike. Mbrëmjen e sotme nga Elbasani, ai tha se është i hapur për cdo funksion Kushtetues. “Në datë 20 maj në “Rogner” kam deklaruar se tani do të rikthehem, tërhiqem nga vendimi im; largim pa kthim. Do të kthehem shumë më fuqishëm. Tani e tutje, jam i hapur për cdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi” tha sonte ai. Por gjatë diskutimeve në sallë një grua, simpatizante demokrate e vendosi në siklet liderin historik të…

Read More

Një kompani që operon në tregun e shërbimeve shëndetësore private dhe që ka një kapital negativ prej 60 milionë lekësh, u shit për një shumë prej 85 milionë lekësh nga fondacioni Firdeus te Kryegjyshata Bektashiane në një biznes që dukshëm nuk bën sens ekonomik por që tregon fuqinë financiare të organizatave bamirëse dhe komunitetve fetare. Në nëntor 2019, fondacioni bamirës “Firdeus” i drejtuar nga hoxha popullor Elvis Naçi, tërhoqi vëmendjen mediatike kur u zbulua se pati blerë 100% të aksioneve të një spitali privat të vogël me emrin Continental për një shumë prej 350 mijë eurosh. Hoxha flambojant që grumbullon…

Read More

Një tjetër shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri. Gazetarja e “ABC”, Ema Shazivari mëson se vajza që ndërroi jetë ishte 26-vjeçe. Ajo ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Pas infektimit me sëmundjen dhe rëndimit të gjendjes shëndetësore, 26-vjeçarja ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë. Sot u shënuan 7 humbje jetenë vend dhe 445 qytetarë të infektuar. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar…

Read More

Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë në lidhje me shtrenjtimin e çmimit të bukës, karburanteve si edhe pritshmërinë për krizën energjetike në vend, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me tregun ndërkombëtar, por lidhet me abuzimin e të majtëve. Duke iu referuar protagonizmit të beftë në rrjetet sociale të ish-zv.kryeministrit Erjon Braçe, Basha tha se është pikërisht ky person që ka firmosur koncensionet me kosto te frikshme për qytetarët, ndërsa tani bën parimorin në Facebook. Lidhur me këto akuza ka reaguar Braçe. Ai ka publikuar një foto, kur Basha ishte ministër i Brendshëm…

Read More

Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion të madh që ka të bëjë me veprat penale në fushën farmaceutike. Deri tani flitet për disa të arrestuar. Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranes ne bashkepunim me Policine e Shtetit.

Read More