Author: tirana

SPAK rihap dosjen e vrasjes se kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari. Nis ripyetja e personave të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Ditën e sotme SPAK ka pyetur edhe ish avokatin e Admir Tafilaj, Sokol Koçiu. Tafilaj i dyshuar për vrasjen e kryepoliticit Zylyftari dhe është i dënuar. I dënuar dhe i liruar më pas për këtë vrasje është edhe Genc Tafili. SPAK rihap hetimet pasi nga palët në këtë proces ka pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Zylyftari u vra në 2000 me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

Read More

Ditën e nesërme në kryqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Përmes një njoftimi në “facebook” OSHEE bën me dije se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave. Mësohet se stakimi do të bëhet gjatë intervalit kohor 09:00-15:00, ku do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Rruga “Myslym Keta”, dhe një pjesë e pallateve tek urra e Gjiroses dhe tek rruga “Zef Jubani”. Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 9 tetor Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 9 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë ‘Foltoren’ e radhës në Elbasan. Takimi me demokratët do të zhvillohet në ‘Teatrin Skampa’. Simpatizantët demokratë kanë nisur të mblidhen ende pa mbërritur Berisha. ‘Foltores’ së PD i është bashkuar edhe deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 25 Prillit Luçiano Boçi. Krah Berishës do të jetë edhe Klevis Balliu dhe Flamur Noka.

Read More

Disa shenja të Horoskopit duan të përmirësohen vazhdimisht dhe të përmbushin çdo dëshirë të tyre. Ata nuk pushojnë, luftojnë fort, nuk heqin dorë lehtë dhe natyrisht nuk bëjnë lëshime. Disa nuk i pëlqejnë, të tjerë i admirojnë. Dashi Nuk ka asnjë shenjë tjetër me më shumë energji, por edhe me një forcë shtytëse që të luftojë për të realizuar ëndrrat e tyre. Dashi nuk e ka problem të rrokulliset në Tokë dhe të luftojë, kur bëhet fjalë për të fituar atë që ka vendosur si synim dhe nuk i intereson as opinioni i të tjerëve. Guximi i tij, shpirti luftarak…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki: 192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit. Mësohet se një kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përmysur në mes të rrugës. Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga kamioni, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Aktualisht raportohet për dëme materiale të konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta rruga, duke krijuar një trafik të rënduar.

Read More

Roma nuk do të ketë mundësinë të presë festivalin evropian të këngës Eurovision për vitin 2022. Kompeticioni prestigjioz i këngës që u fitua nga grupi i njohur italian, Maneskin vitin e kaluar do të mbahet në Itali, por jo në “qytetin e përjetshëm”, siç ishte parashikuar më herët. Motivi është se nuk ka ambientin e duhur për të pritur një ngjarje të tillë kaq madhështore. Kështu, pas shumë përpjekjesh dhe propozimesh është arritur në përfundimin se do të jetë Torino që do të organizojë “Eurovision Song Contest” për vitin 2022. Zyrtarizimi pritet në orët në vijim. Autoritetet lokale në Romë…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë konferencës, kur përmendi protestën kundër rritjes së çmimeve tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj. Mirëpo ai e ngatërroi emrin duke thënë “Flamur”, më pas ishin të pranishmit ata që e korrigjuan. “Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në protëstë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori”, tha Basha. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe aktori. Ai ka postuar videon nga momenti i konferencës dhe shkruan “Flamur Binaj, meme falas”.

Read More

Nëse ju pëlqen të vraponi, nuk duhet të humbisni për asnjë arsye Maratonën e Tiranës e cila do të zhvillohet të shtunën më 17 Tetor. Gara do të përfshijë 4 kategori; Marathon (42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10 K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa konkurruese. Nëse jeni të interesuar se cili është çmimi për tre vendet e para të secilës kategori, po jua tregojmë si më poshtë. Kategoria Marathon 42 K: Vendi i tretë: 2000 Euro Vendi i dytë: 3000 Euro Vendi i parë: 5000 Euro…

Read More

Një grua ka ndërruar jetë këtë të hënë. Ajo ishte duke u trajtuar në spital. Familja e saj po e fajëson një restorant në Prishtinë, nga ushqimi i të cilit dyshohet se H.Sh. ishte helmuar. Policia ka nisur hetimet, ndërkaq nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë mostra për testim nga restoranti, disa nga të cilat kanë rezultuar me bakterin Escherichia Coli, bakter ky që mund të shkaktojë edhe vdekjen. Dreka që e kishte ngrënë në fshatin Trudë të Prishtinës, dyshohet se shkaktoi helmimin e e më pas vdekjen e H.Sh. Pas ngrënies, ajo kishte filluar të ketë shqetësime…

Read More

Dy duzina trupash të Forcave Speciale të SHBA-ve dhe një kontigjent i vogël marinsash, janë vendosur në Tajvan për të trajnuar ushtrinë e Taipeit që të mbrojë veten në rast të një sulmi kinez. Burimet e Pentagonit, zbuluan lajmin për shtypin amerikan, menjëherë pas shfaqjes së fuqisë ajrore nga Pekini, i cili midis 1 dhe 4 tetorit nxori n fluturim 150 avionë, përfshirë ata luftarakë dhe bombardues, rreth ishullit “rebel”. Operacioni sekret (jo aq shumë) ka vazhduar për një kohë të gjatë, të paktën një vit. Lajmet kanë qarkulluar në shtypin e Taipeit që në fund të vitit 2020, pasi…

Read More

Myrto Uzuni së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat hungareze në prag të duelit të dietës së nesërme ndaj Hungarisë. Sulmuesi beratas shprehu ambiciet për të dalë në vendin e dytë në grup. “Në ndeshjen e parë ishim më të motivuar sesa Hungaria. E donim patjetër fitoren. Ishte e rëndësishme për fatet e grupit dhe ruajtëm shanset për kualifikim. Luajtëm edhe për trajnerin Reja. Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm, një trajner i madh dhe luftuam për të. Më vjen keq që nuk do të ketë tifozë. Realisht më vjen. Do të ishte një atmosferë e jashtëzakonshme në ‘Puskas…

Read More