Mësohet se Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Erjon Llapushin, autorin e plagosjes së kryekamarierit në një kompleks në zonën e Labinotit në Elbasan. 50-vjeçari Gazmend Kumaku u godit me sende të forta nga klienti Llapushi, pasi kryekamarieri e njoftoi se tavolina ku ishte ulur, ishte e rezervuar. Si pasojë e goditjes 50-vjeçari Kumaku ra përtokë, duke përplasur kokën me një pjesë betoni dhe më pas përfundoi në gjendje kome. Policia e Elbasanit po bashkëpunon me atë të Korçës për kapjen e autorit për të cilin dyshohet se fshihet në zonën e Pogradecit, pasi banon në këtë qytet. Kujtojmë…
Author: tirana
Vesa Luma ka vite që është larguar nga Shqipëria duke udhëtuar në Zelandën e Re për të jetuar me bashkëshortin Big Basta dhe djalin e saj, Lianin. Së fundi, ajo duket të jetë në vendlindje dhe me këtë rast ka vizituar familjen e saj. Këngëtarja ka postuar një fotografi ku shihet të jetë një tavë. Në mbishkrimin e imazhit ajo ka shkruar se është e pregatitur nga e ëma për të cilën ka udhëtuar plotë 30 orë për ta ngrënë. “Për këtë Tavë që ma bon nana, i boj çdo ditë 30 orë rrugë”, ka qenë mbishkrimi i artistës. Vesa…
Në Shqipëri, qeveria vendosi sot të shpallë emergjencën energjitike. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama pas një mbledhjeje jashtë radhe të qeverisë. “Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumenta financiarë qoftë dhe me instrumenta të natyrës administrative”, shpjegoi kryeministri, duke shtuar se “me këtë vendim i hapim rrugë dhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë”. Plani i masave pritet të bëhet publik nesër, dhe kryeminisri nuk dha…
Deputeti i opozitës Agron Duka ka depozituar në Kuvend një projektligj me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ku në fokus është rritja e prodhimit vendas dhe për pasojë edhe zhvillimi i mëtejshëm i eksporteve. Në draft kërkohet që pranë ministrisë së Bujqësisë të ngrihet një agjenci e cila do të kryejë analizat e tokës dhe të ujit, dhe gjetjet t’u komunikohen fermerëve në mënyrë që të orientohen mbi kulturat që duhet të mbjellin dhe produktivitetin e tokës. Një tjetër pikë e nismës ligjore është edhe krijimi i rajoneve për mbjelljen e produkteve bujqësore, pra…
Depresioni është një sëmundje që nuk pyet për moshë. Ata që preken e fshehin. Ndaj është jetësore që të gjithë të jemi në gjendje të dallojmë sinjalet tek personat që mbajmë afër. Ky problem manifestohet me trishtim dhe humbje të shpresës dhe interesit në aktivitetet e përditshme. Depresioni ndikon në mënyrën e të menduarit, ndjenjat dhe sjelljen. Ai mund të shkaktojë probleme emocionale, funksionale dhe fizike. Në Shqipëri mosha e të prekurve nga depresioni ka ardhur duke u ulur në mënyrë alarmante. Psikologët referojnë raste të depresionit edhe në mosha 14-15 vjeçare. Kjo si pasojë e modeleve jo reale me…
Klodian Kurushi është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kurushi do vjen nga radhët e Gjykatës së Lartë ndërkohë që fitoi garën kundrejt kandidatit Asim Vokshi për vendin që la bosh Medi Bici. Ndërkohë vetëm pa kohë pas zgjedhjes së Klodian Kurushit, që vinte nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë një tjetër emër i është bashkuar Këshillit të Lartë Gjyqësorë. Bëhet fjalë për Ridvan Hado. Mësohet se Hado vjen nga radhët e Gjykatës së Apelit. Ridvan Hado është ka marrë besimin me 140 vota kundrejt gjyqtares Vojsava Osmanaj me 101 vota.
YouTube tha se ka hequr kanalet e këngëtarit R&B, R Kelly nga platforma, duke u distancuar nga këngëtari, i cili u dënua për abuzim seksual muajin e kaluar. Prokurorët akuzuan këngëtarin se ka shfrytëzuar famën e tij gjatë një çerek shekulli për të joshur gra dhe vajza të mitura për qëllime seksuale. Kelly do të përballet me një minimum prej 10 vitesh burg dhe mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm në gjyqin që pritet të mbahet më 4 maj 2022. Dy nga kanalet e tij, RKellyTV dhe RKellyVevo, janë hequr nga një prej platformave më të mëdha të…
Një 31- vjeçar, ish-oficer i Forcave Speciale të Ushtrisë, që ka shërbyer disa herë si pjesë e operacioneve paqeruajtëse në Afganistan, është kërcënuar së fundmi nga persona që i kanë thyer edhe automjetin e tij të parkuar pranë shtëpisë. Alban Cake ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Pogradecit, ku ka treguar sulmin që i është bërë. Ndërsa tregon se ndihet i rrezikuar për shkak të së shkuarës së tij ushtarake dhe shërbimeve që ka kryer në kuadër të misioneve paqeruajtëse. Kjo pasi persona të caktuar, përkrahës të ISIS, që janë kthyer tashmë në fshatrat e Pogradecit, pasi kanë luftuar përkrah…
Ndonjëherë dashuria rezervon surpriza dhe gjatë sestitlit të Saturnit me hënën, tre shenja do të përjetojnë rikthimin e një dashurie të shkuar: Demi Kur kthehet ai që është larguar, ndonjëherë i thoni vetes se nuk është kthyer vërtet tek ju. është normale të ndiheni të trembur kur kthehet dikush që keni dashur shumë sepse natyrshëm, ju lind droja se mund të lëndoheni përsëri. Por ndonjëherë nuk është ky motivi i rikthimti të dashurisë së shkuar. Ndonjëherë çiftet kanë nevojë të jenë të ndarë për ca kohë për të marrë ca leksione dhe për t’u përmirësuar. Për të kuptuar vërtet çfarë…
Prej disa kohësh, Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Më parë, ajo ka treguar se me partnerin është njohur rastësisht nga Fatjoni, një tjetër ish-konkurrent, mirëpo, nuk ka treguar më shumë detaje. Sot, Fatjoni, ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku ka folur përciptazi edhe për marrëdhënien e tyre. Ai tregon se miqësia e përbashkët ka bërë që Tea të njihet me shokut e tij: “Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”,…
Adele ka hyrë në histori duke u shfaqur në kopertinën e dy edicioneve, si atij amerikan dhe atij britanik të revistës “Vogue”. 33-vjeçarja ka folur për herë të parë për divorcin nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, për të birin, transformimin në fizik dhe romancën e re me Rich Paul. Duke folur për humbjen e saj në peshë për një periudhë dy-vjecare, ajo tregon: “Ndodhi prej ankthit që kisha. Duke u stërvitur nisa të ndjehem më mirë. [Dobësimi] Nuk është asnjëherë vetëm për të humbur peshë, për mua ishte për t’u bërë më e fortë dhe për t’i dhënë vetes kohë pa…
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina u përfshi ditën djeshme në një aksident në Tiranë. Nga informacionet paraprake u tha se aksidenti kishte ndodhur pasi një automjet ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin e tipit “Audi” që i përket Atdheut. (KLIKO) Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-konkurrenti ka treguar se është mirë dhe ka falenderuar të gjithë ata që e kanë pyetur. “Familjar miq dhe dashamirë në pamundësi që t’ju kthej të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makinë, faleminderit shumë nga ana juaj zoti ju ruajt”, shkruan ai në një Instastory. Aksidenti…