Author: tirana

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot se vetëm me aktet e shitjes shqiptarëve iu mungojnë 142 mln euro duke pyetur sërish se ku kanë shkuar dhe duke e quajtur kriza e korrupsionit Rama. PD ka ardhur sot me një plan konkret për zgjidhjen e krizës së paralajmëruar energjetike me rritje çmimesh. Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku tha se familjet shqiptarë janë në vështirësi shumë të madhe ekonomike dhe se rritja ekonomike 17.9% nuk është reale. “Në të gjithë botën po vihet re një tendencë e rritjes së çmimeve, në Shqipëri është vënë re më parë. Por problemi qëndron në…

Read More

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani ishin një nga dyshet më të komentuara të “Për’puthen” në sezonin e dytë. Ndonëse dolën çift nga programi, i dhanë fund lidhjes pas pak ditësh, e pas shpërthyen në deklarata dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Mirëpo, çfarë ka për të thënë sot ish-konkurrenti për Jasminën, disa muaj pas ndarjes? Në një intervistë ai ka folur për eksperiencën në program dhe vajzën që u deklarua për të. Pasi iu kërkua të përshkruante Jasminën me dy fjalë, Andi tha një përgjigje që pakkush e priste. “Shumë ëngjëll edhe shumë dreq”, tha ai, duke mos preferuar të…

Read More

Orinda Huta dhe Turjan Hyska u bekuan me dhuratën më të bukur të jetës, vajzën e tyre të parë që e pagëzuan me emrin Atara. E vogla u kthye në kryefjalën e shtëpisë dhe mori të gjithë vëmendjen e mamit dhe babit, ndërsa Orinda la për pak kohë mënjanë televizionin për t’iu përkushtuar të bijës. Mirëpo, koha larg ekranit duket se ka përfunduar, pasi Orinda rikthehet sërish këtë të diel me emisionin e saj “Jo vetëm modë”, siç bën të ditur në rrjete sociale. “Rikthehem të dielën”- shkruan moderatorja krahas videos, duke gëzuar fansat me këtë lajm.

Read More

Ndodh shpesh me personazhet e njohur për publikun që përveç dashurisë, mbështetjes së madhe dhe komplimentave, të përballen edhe me kritika e mesazhe jo fort të këndshme. Një pjesë e mirë e personazheve revoltohet nga këto mesazhe negative, ndërsa një pjesë tjetër as nuk e vret mendjen fare, njësoj si partnerja e Ledrit. Sara po realizonte një “Ask” me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram dhe vëmendjen ia tërhoqi një koment negativ, që s’ngurroi ta bënte publik. “O femër e urryer”-i shkruante një ndjekëse që Sara nuk e njihte aspak. Ndaj, në vend që ta merrte personale siç mund…

Read More

Dashi Nuk do të ketë kthesa të papritura të ngjarjeve dhe ndryshime në planet tuaja. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të kaluar kohë me pjesëtarët e familjes tuaj. Do bëni aktivitete të ndryshme së bashku. Dita është gjithashtu e favorshme edhe në aspektin emocional e financiar. Demi Nëse keni lënë takime për nesër, mos i shtyni. Ato do rezultojnë mjaft fitimprurëse për ju. Do të kaloni një ditë të qetë me shoqërinë, familjen e parterin/en. Kujdes me shpenzimet, pasi kohë të vështira keni përpara. Binjakët Do bëni përpjekje për të përmirësuar jetën tuaj, në familje dhe në ambientin…

Read More

Konkurrentët e ‘Big Brother VIP’ janë shndërruar në personazhet më të komentuar ditët e fundit në mediat rozë. Plot 14 banorët kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë hezituar edhe të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private. Teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka treguar se ish-i dashuri i saj i parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte…

Read More

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Adriatik llalla. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar emrin e Adriatik Llallës. Dokumentacioni i është dorëzuar zyrës së Interpol Tiranës për të nxjerrë emrin në sistem. Emri e Llallës do të dal me të kuqe në sistemin e personave të kërkuar shqiptarë në të gjitha agjencitë e huaja ligjbatuese. Llallës iu la afat kohor prej 1 jave për t’u vetëdorëzuar për kryerjen e dënimit prej 2 vitesh burg, por ai nuk e zbatoi këtë afat, dhe kur policia i shkoi për ta…

Read More

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme që mbajti sot, kryedemokrati Lulzim Basha nuk la pa ‘thumbuar’ as kritikët e tij në opozitë. “Opozitarët e opozitës”, i quajti Basha, ndërsa tha se shpërndajnë gënjeshtra. Duke iu referuar propozimeve të tij për qeverinë, Basha tha se në asnjë moment nuk kanë propozuar gjëra që nuk do t’i bënin vetë. Basha artikuloi edhe njëherë frazën, “peng dhe pengmarrje”, ndërsa tha se bëhet fjalë për qeverinë dhe oligarkët. Sipas kryedmeokratit, beteja e tij është me llumin e tranzicionit. “Nuk do t’i çojmë thjeshtë një kërkesë, por një kalulim të plotë sesi arrihet kjo. I kam dëgjuar…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama në një intervistë të dhënë për median spanjolle “ TVE” ka folur në lidhje me kërkesat që Evropa i ka vendosur Shqipërisë për tu antarësuar në BE. Sipas kryeministri asgjë nuk varet te ajo çfarë ne si vend po bëjmë , por te mënyra se si BE po vendos të vazhdojë të punojë me rajonin. Më tej kryeministri shtoi se ne jemi një vend i cili ende ka shumë për të bërë dhe për të përmbushur të gjitha kushtet për antarësimin në Bashkimin Evropian. “Sigurisht. Ne jemi vende që kemi ende shumë për të bërë…

Read More

Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë, Pogradec. Sipas informacioneve, 42 vjeçari Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shumë se 2 javë më parë. Njerëz që e njihnin konfirmuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi dhe duket se rëndesa psikologjike e ka çuar në vetëvarje. Mësohet se ata nuk kishin probleme ekonomike apo të tjera që mund ta çonin 42 vjeçarin, babain e një fëmije të vogël në aktin…

Read More

Politikania shqiptare Arta Dade në një rrëfim ndryshe për jetën e saj, ka zbuluar se ajo ka pasur ofertë për të luajtur në filmin “Zonja nga Qyteti”, në rolin e Rajmonda Bulkut. Dade ka treguar gjithashtu se ka qenë prezantuese në Festivalin e 13 të Këngës në RTSH. “Ëndërr nuk kam patur, që të mendoja se mund të realizohej, por kam refuzuar të luaj te filmi “Zonja nga qyteti” më ka ardhur Piro Milkani në shkollë, në vend të Rajmonda Bulkut. Me siguri që Monda Bulku do e fitonte atë kinoprovën, por gjithsesi unë nuk shkova fare në kinoprovë. Kur…

Read More

Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris ka deklaruar se nga 9 tetori të vaksinuarit do të mund të rikthehen në normalitet, duke vepruar e kryer çdo aktivitet si para pandemisë. Kjo do të thotë që mund të qarkullojnë pa maska, të argëtohen në qendrat e natës, të kenë akses kudo, vetëm me certifikatën e vaksinimit. Ndërkohë që për zonat e kuqe, si Greqia Veriore ku përqindja e të vaksinuarve është akoma e ulët, do të ketë paralajmërime dhe thirrje për masa mbrojtëse, por jo të detyrueshme. Sot në Greqi 10% e pacientëve që kurohen me COVID-19 në spitalet e…

Read More