Author: tirana

Një grup i madh ish–lojtarësh të NBA janë akuzuar në Gjykatën Federale në Nju Jork për një skemë të dyshuar të mashtrimi me sigurimet shëndetësore, duke i shkaktuar një dëm pothuajse 4 milionë dollarë Planit të Përfitimit të Ligës. Janë 19 ish-lojtarë për të cilët është ngritur aktakuzë, përfshirë Terrence Williams, i zgjedhur i 11-ti në draftin e 2009-ës e që konsiderohet truri i kësaj skeme mashtrimi. I përfshirë gjithashtu Tony Allen, i përzgjedhur gjashtë herë pjesë e ekipit më të mirë mbrojtës në NBA. Në telashe gjithashtu Shannon Brown, Glen Davis, Sebastian Telfair apo Darius Miles, zgjedhja e tretë…

Read More

Një pakt i ri mbrojtjeje midis Greqisë dhe Francës do t’i lejojë dy shteteve t’i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës në rastin e një sulmi të jashtëm. Lajmin e konfirmoi të enjten kryeministri grek Qirjakos Micotaqis, teksa rriten tensionet me Turqinë. Aleatë në NATO, muajin e kaluar firmosën një pakt strategjik ushtarak bashkëpunimi, ku përfshihet edhe blerja e 3 luftanijeve me vlerë 3 miliardë euro. Më herët gjatë këtij viti, Athina porositi dhe 24 avionë luftarakë francez. “Për herë të parë është përcaktuar qartë dhe shprehimisht se do të ketë ndihmë ushtarake në rastin e sulmit të jashtëm ndaj një prej…

Read More

Karabinierët italianë kanë mundur të arrestojnë bosin e grupit mafioz “Ndrangheta”, Cosimo Damiano Gallace. 60-vjeçari ishte në kërkim prej një viti pasi ishte dënuar më herët me 14 vite burg, nën akuzën e drejtimit të një grupi mafioz. Ai është gjetur nga aktiviteteve brenda një bunkeri, të ndërtuar enkas për të, ku brenda saj gjendeshin të gjitha sendet e nevojshme për të jetuar. Bunkeri, ishte ndërtuar në Isca, pranë brigjeve të detit Jon. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe 35 mijë euro, një tablet, 9 telefona celularë, 1 sistem kamere dhe një Tv .

Read More

Kompania Pfizer tha të enjten (7 shtator) se ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç. Kërkesa i është parashtruar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara. Vala e fundit e koronavirusit e shkaktuar nga varianti shumë ngjitës Delta ka prekur në masë të madhe fëmijët. Vaksinimi i këtyre grupmoshave është thelbësor për të mbajtur shkollat e hapura dhe për të kontribuar në përfundimin e pandemisë. “Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz…

Read More

Neritan Ceka, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ka folur për krizën që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare në vend. Ceka është shprehur se kemi të bëjmë me krizë të sistemit, i cili sipas tij, është një restaurim i sistemit të përmbysur, por më i keq se ai. Neritan Ceka shkon edhe më tej, kur thotë se PD është ndërtuar gabim që në fillim, duke u kthyer në modelin e Partisë së Punës. “Ajo që po ndodh në PD, duke e parë me gjakftohtësinë e njeriut që sheh nga 2 mijë e ca vjet më përpara, është shenjë…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Mësohet se një prej drejtuesve të mjetit është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina. Raportohet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin e tipit “Audi” që i përket Atdheut. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Read More

Jozefina Topalli nuk u shfaq krah Sali Berishës në ndalesën e Shkodrës gjatë turit të “Foltoreve” të tij, që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD. E pyetur për këtë qëndrim, ish-kryeparlamentarja u shpreh se Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt Ajo tha se qëndrimet e saja ishin aty. “Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit…

Read More

Gazment Kurmaku, 50 vjeç, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Kryekamarieri në restorantin e Gjergj Lucës është ndarë sot nga jeta pasi prej të paktën 3 ditësh kishte pësuar vdekje klinike, për shkak të lëndimeve që kishte marrë pas një sherri. Më 2 tetor, Erjon Llapushi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave, ka shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari Gazment Kurmaku e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Llapushi, i cili ka kundërshtuar duke agravuar debatin e nisur mes tyre. Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me…

Read More

Një ngjarje e rëndë u shënua në Hamburg të Gjermanisë, ku 20 djem që po festonin pas një bordelloje me barbekju, përfunduan duke u përplasur me njëri-tjetrin. Sipas gazetës BILD, dëshmitarët okularë telefonuan të tmerruar Policinë. “20 djem po zihen,”-thanë ata. Por menjëherë sapo 6 makina mbërritën në vendin e ngjarjes të rinjtë u larguan, disa u futën në bordello, të tjerë ia mbathën. Buzë trotuarit, oficerët gjetën një person të plagosur rëndë. Gazeta BILD shkruan se bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, i cili është goditur me thikë në kokë dhe në shpinë. Mjekët thonë se ai është në rrezik për…

Read More

Nga Blendi Kajsiu Në një dalje publike të programuar për të qetësuar kryeministrin dhe çoroditur qytetarët, Rama na paralajmëroi për një krizë të thellë energjetike. Kriza është shqetësuese për qytetarin që nuk mori vesh as nga vjen dhe as si zgjidhet, por qetësuese për qeverinë Rama, e cila duket se nuk mund të qeverisë pa to. Dhe ja tek u gjet kriza e rrallës, globale komplekse dhe energjetike. Një tjetër sfidë, ku Rama na shfaqet si shpëtimtar teksa mbulon mungesën e vizionit qeverisës të kabinetit aktual. Ndaj në konferencën e tij për krizën të krijohej përshtypja se Rama mezi po…

Read More

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Angli, pasi u kap në një banesë, duke u kujdesur për kultivimin e kanabisit. Shtëpia e kanabisit u gjet në qytetin Coventry dhe u zbulua nga një inxhinier, i cili kishte shkuar në banesë për të rregulluar problemet me energjinë elektrike. Sapo inxhinieri kuptoi se në këtë shtëpi ishte kultivuar kanabis, ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në rrugën Coventry dhe ka arrestuar të riun, Eduart Shuli, cili në atë moment ishte fshehur në tualetin e shtëpisë. Gjatë kontrollit, policia gjeti 124 bimë kanabisi, të cilat nëse do…

Read More

Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK”, ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur. Pavarësisht kërkimeve, çdo tentativë e policisë ka rezultuar e pasuksesshme. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar. Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë,…

Read More