Përplasje dhe replika në distancë mes dy ambasadave me qendër në Tiranë. Liria e shtypit është bërë “mollë sherri” mes SHBA dhe Rusisë, duke kthyer profilet zyrtare në faqe ku nuk kanë munduar komentet dhe “thumbat”. Gjakrat i nxehu një postim i Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku Rusia akuzohej se po shtypte median e lirë dhe të pavarur, duke vënë theksin tek vrasja e dy gazetareve dhe aktivisteve të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova. Këto dy të fundit njiheshin edhe si kritike të pushtetit. “Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të…
Author: tirana
UEFA i ka besuar FSHF-së organizimin e UEFA CFM (Certificate in Football Management), një program shumë i nevojshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës. Ky certifikim në menaxhim futbolli ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare si edhe për përfaqësues të futbollit në nivele të ndryshme. Eksperiencat pozitive të bashkëpunimit të vazhdueshëm me FSHF-në në të gjitha nivelet ka bërë që UEFA t’ia besojë organizimin e këtij trajnimi kaq të rëndësishëm qeverisë shqiptare të futbollit. Programi është krijuar nga Akademia UEFA dhe partneri i saj akademik, Shkolla…
Përfaqësuesja gjermane është një fazë rindërtimi pas përfundimit të epokës. Menaxheri i Die Manschaft Olivier Bierhoff ka folur për klimin në ekip me trajnerin e ri Hansi Flick në stol. “ Gjëndja shpirtërore e futbollistëve është pozitive. Jemi të lumtur për mënyrën sesi po luan skuadra duke filluar nga shtatori. Nuk flas për rezultatet por për mënyrën sesi lojtarët bashkëjtojnë me njëri-tjetrin. Duam të ruajmë këtë shpirt edhe në ndeshjet e ardhshme. Flick erdhi këtu në shtator dhe ishim të tretët në grup, tashmë jemi të parët dhe duam të shkojmë në Botëror si një prej skuadrave favorite”, theksoi Bierhoff.
E bërë sa një grusht, nga frika dhe dhuna që bashkëjetuesi ushtroi prej 13 vitesh mbi të dhe fëmijët, Etleva e ka të vështirë të rrëfehet para kamerave. Me veshjen islame përball një burri, që nuk ka njohur në asnjë çast besimin dhe respektin ndaj femrës, kjo nënë shokon me jetën e saj, kur thotë se u godit me thikë edhe çekiç dhe humbi ndjenjat. 53-vjeçari Suri Topi nga Dibra, që prej 17 qershorit ndodhet pas hekurave në burgun 313 në Tiranë, pasi 43-vjecarja mori guximin ta denonconte. Dhuna nisi që në fillim të bashkëjetesës, nuk ishte i qetë edhe…
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka marrë pjesë në premierën e dokumentarit “Të dalësh mbi dhunën”. Duke cituar OKB, në postimin e ambasadës thuhet se rreth 736 milionë gra në mbarë botën kanë qenë subjekte të dhunës nga partneri intim, të dhunës seksuale jo nga partnerët e tyre, ose të dyja. Ajo i bën thirrje qytetarëve të luajnë një rol në parandalimin dhe dhënien fund të dhunës ndaj nënave, motrave, kushërirave dhe vajzave. “Ambasadorja Yuri Kim mori pjesë në shfaqjen premierë të “Të dalësh mbi dhunën”, një dokumentar i fuqishëm mbi dhunën ndaj grave dhe mjetet në dispozicion…
Një aksident me një të lënduar është regjistruar pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Gerhot. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe shpejtësisë së lëvizjes një makina tip “Renault” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar kryedemokratit, Lulzim Basha që mos të bëhet pjesë e llogaritjeve, pasi nuk është i zoti. Teksa ka komentuar taksën për qarkullimin, Balla tha se Basha ka qenë i pranishëm në momentin që kjo taksë është votuar për herë të parë. ‘Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Basha e quajti taksën e qarkullimit ‘taksa Rama’. Kemi qenë të dy së bashku kur kjo taksë është votuar për herë të parë, vendosja e taksës së qarkullimit brenda…
Banorët janë gjatë gjithë kohës me zhvillimin e provës së javës, por dhe ngacmimet me njëri-tjetrin nuk mungojnë. Një ndër to ka qenë Paloma e cila pyetBeniadën se me cilin nga banorët e sheh veten cift. Beniada pa hezituar thotë emrin e Arditit dhe më pas i kap dorën duke treguar shenjë afrimiteti. A do ti shohim në ditët në vazhdim si cift Beniadën dhe Arditin?Mbetet ta zbulojmë se si do vazhdojë ecuria e tyre.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 533 qytetarë, në këto bashki:221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec,…
Rudina Dembacaj ka bërë publike fotografitë nga martesa me Mark Frrokun. Rëndësi të madhe i ka dhënë falenderimeve për fustanin që e kishte të njëjtë me të bijën dhe detaji i rëndësishëm ishte brezi i xhubletës. Rudina dhe Viki, e cila e shoqëroi në altar, ishin veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata e me një brez të zi rreth belit. Ndërsa në disa fotografi të tjera, ku pozon edhe me fëmijët e Markut thotë se i mungon Mara, e cila mesa duket nuk ishte e pranishme në dasëm. Kujtojmë se Rudina dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë…
Ekzistojnë disa arsye, se përse njerëzit e periudhës mesjetare, besonin se patkonjtë e kuajve ishin fatndjellëse. Së pari ato ishin prej hekuri, një metal që prej kohësh besohej se shmangte shpirtrat e këqinj. Arsyeja tjetër vjen nga legjenda e Shën Dunstanin në shekullin X-të. Sipas legjendës, Dunstani punonte si një farkëtar, dhe një ditë në dyqanin e tij shkoi Djalli. Dunstani u shtirr sikur nuk e njohu, dhe shkoi të marrë patkonjtë për kalin e Djallit. Por në vend se tia mbërthente kalit në këmbë, Dunstani i përdori për t’i mbërthyer ato në këmbët e Djallit. Patkonjtë i shkaktuan Djallit…
Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës, thotë kryeministri Edi Rama për Jan Puhl, në një intervistë për gazetën e njohur gjermane ”Der Spiegel”, ku flet për strehimin e qindra refugjatëve nga Afganistani, për zhgënjimin nga Bashkimi Evropian dhe për faktin që mungesa e Merkelit do të ndihet së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin. Vendi juaj është bërë shtëpia e afganëve, të cilët kanë ikur kur talebanët morën përsëri pushtetin, në mes të gushtit. Sa janë dhe sa do të qëndrojnë?Tani ka rreth 1 000 afganë dhe amerikanët po sjellin akoma. Ne mund të marrim deri…