Author: tirana

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar në Kavala të Greqisë, nga një grek. Sipas mediave të huaja, autori grek ka thënë tashmë se “Shejtani më tha ta bëj”. Raportohet se 40-vjeçari punësoi shqiptarin për disa ullishte dhe më pas e çoi atë në një tokë dhe pasi i dha disa urdhra për të punuar, e vrau. Ndër të tjera, sipas artikullit të publikuar nga mediat greke, thuhet se 40-vjeçari grek vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Read More

Qeveria ka miratuar fondin shtesë në buxhetin e shtetit prej 800 milionë lekësh, për subvencionimin e pagesave të qirasë për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se efekti financiar, prej 800 000 000 (tetëqind milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021. Një nga shtyllat e programit të qeverisë “Rama 3” është rindërtimi. Në fund të pranverës së vitit 2022 sipas programit të qeverisë nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, por se…

Read More

Në mbledhjen e sotme këshilli i ministrave ka bërë disa ndryshime në lidhje me rregullat për kohëzgjatjen e punës dhe pushimit, orët shtesë në institucionet e administratës shtetërore, të pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore. Sipas vendimit të qeverisë, brenda orarit ditor të punës, të punësuarit mund të japin mësim pas miratimit nga titullari i institucionit por jo më shumë se katër orë në javë, të cilat duhet të kompensohen në orë pune pas orarit ditor. Ndërkohë pushimet sipas rregullit janë ditët e shtunë dhe diel me përjashtim të rasteve kur në kontratë është përcaktuar ndryshe. Ndërsa koha e kryerjes…

Read More

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të plazhit të Gjeneralit. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke djegur 3 banesa në fshatin Domen dhe Bardhoj, ndërkohë që rrezikohen edhe disa shtëpi të tjera. Ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit, por raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në këtë zonë. Zjarrfikësja e ka të pamundur të ndërhyjë për shkak të terrenit të vështirë.

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një intervistë për Top Channel, tregon se përse e propozoi Gledis Nanon për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si pasardhës i të dorëhequrit Ardi Veliu. Ministri Çuçi liston disa prioritete që e presin drejtorin e ri të policisë po ashtu ai flet edhe për disa ngjarje të fundit kriminale në vend që lidhen me tentativat e krimit të organizuar për të gjetur rrugë të reja në trafikun e lëndëve narkotike. INTERVISTA E PLOTE Zoti Ministër cila ishte arsyeja që I propozuat kryeministrit Rama emrin e Gledin Nanos për drejtor të Policisë së…

Read More

Gjatë foltores së Sali Berishës në Gjirokastar nuk kanë munguar edhe batutat e qytetarëve. Një prej tyre teksa mori fjalën iu drejtua ish-kryeministrit duke e krahasuar me “Bud Spencer” personazhin e një filmi të njohur. Po ashtu, qytetari demokrat i kujtoi ish-kryeministrit kohën kur e prisnin Sali Berishën si kryeministër. “Kujtoj vitet kur ne e prisnim në dalje të Krasit e në Subash dhe në çdo vend, ndalonin makinën. Ai thoshte ndaloje makinën se kanë dalë “tigrat” e Tepelenës e të jugut. Ti mirëserdhe në jug të Shqipërisë o Sali Ram Berisha, o Bud Spencer i Shqipërisë, o trim. Ne…

Read More

Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi. Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se publikimi është përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi. Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se riorganizimi i Partisë Demokratike do të përfshijë edhe largimin nga posti të kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme. Berisha thotë se do ketë të drejtë të futet në garë sërish, por vetëm pasi të ketë dhënë dorëheqjen nga posti. “Ne do bëjmë gjithçka që kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme të mos jetë më kryetar. Kryetari që humbet zgjedhjet do japë dorëheqjen, ka të drejtë të futet në garë, por i dorëhequr. Edhe kryeministri për të marrë postin do votohet në primare njëherë. Kjo parti kryeministrin e parë e ka përzgjedhur me votim…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 572 qytetarë, në këto bashki: 237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste…

Read More

Paloma, gazetarja që u bë pjesë e banorëve të Big Brother VIP, është konsideruar si ajo më kapricozja, ndaj dhe kur e thirrën në dhomën e dënimeve, mendoi se do të vendosej përballë një votimi. Ajo duhet të zgjidhte një konkurrent me të cilin do të shkonte në votim dhe mori aktorin e humorit, Donaldin, pa e ditur që “Vëllai i Madh” në fakt po i bënte një rreng. E ftuan si të eliminuarën e parë nga publiku, por sapo hyri në studio Arbana i kërkoi që të mbante distancë. “Stop, stop, stop, distancë”, tha Arbana. Ndërsa Paloma tha fjalët…

Read More

Turi i takimeve i ish-Kryeministrit Sali Berisha ndalet këtë të mërkurë në Gjirokastër. “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, zhvillohet në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës. Në këtë qytet, Berisha shoqërohet nga Bujar Nishani, Dash Aliko, Koço Barka dhe Tritan Shehu. Ndërkohë, jo pak kanë habitur të pranishmit, që thërrisnin në nisje të takimit “O doktor të marrsha të keqen. O yll bote”. Më herët Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës dhe në Shkodër. Ish-kreu i PD me këtë nismë synon largimin e Bashës…

Read More