Aktori Florjan Binaj i është bashkuar protestës së qytetarëve para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, të bukës, karburantit dhe energjisë. Binaj tha se qeveria duhet të mbaj përgjegjësi për situatën dhe se qytetarët nuk mund të paguajnë dhe për gabimet që bën vet mazhoranca.about:blank “Faleminderit të gjithë që jeni sot këtu! Jeni të mrekullueshëm! Jemi për atë pabarazi që u shkaktohet qytetarëve. Kur kemi gabim ne e paguajmë ne, kur e ka gabim qeveria e paguajmë sërish ne. Kjo nuk është e drejtë, për fëmijët që duam të rrisim në këtë vend, për të gjithë ata të rinj dhe të…
Author: tirana
Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli mbi skenarët e mundshëm të rritjes së inflacionit dhe politikat që do të ndërmarrë institucioni që ai drejton. Sejko tha se momentalisht në Shqipëri është rritur vetëm çmimi i naftës dhe i bukës, ndërsa ka pritshmëri për rritje në tremujorin e tretë të vitit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri me dije se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit. Ai shtoi se nëse do të kemi një rritje të inflacionit mbi parashikimet atëherë do të reagohet me rritje të normës së interesit. “Këshilli…
Ka filluar protesta e qytetarëve kundër rritjes së çminimeve. Qytetarët janë grumbullor para kryeministrisë, duke shprehur indinjatën e tyre për rritjen e çmimeve të bukës, ushqimeve të shportës, karburantit dhe energjisë. Një incident i vogël ka ndodhur në protestë. Aktivistë të shoqërisë civile nuk kanë lejuar një protestues i cili ishte mbuluar me flamurin e Partisë Demokratike në supe, duke i kërkuar që të largohet, pasi nuk duan sipas tyre që të politizohet protesta. ‘Vër flamurin kombëtar, hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën’- ishin thirrjet e disa prej të pranishmëve të cilët larguan qytetarin.
Olsi Mingomataj, i njohur ndryshe si Olsi i Big Brother apo Olsi i Noçes ishte sot i ftuar në emisionin Shqipëria Live të Top Channel. Ai u pyet sigurisht për Noçen dhe nëse ka komunikuar me të Për herë të fundit jemi parë te Plaza, kur na mblodhën njëherë si ish-konkurrent, po gjithsesi u bë vite. Mesa di është në Itali, është martuar ka fëmijë dhe unë kam 1 partnere, dasëm s’kam bërë, i martuar nuk jam për momentin. Përsa i përket konkurrentëve ai mendon se Elhaidi do dali më herët Elhaidin pres të dali. Nga Sabiani pres ndonjë ‘budallik’,…
Kroatja Kristina Ferko, e cila akuzohet për tentativë vrasje ndaj ish-të dashurit të saj, Denis Matijaçiq, ka dalë sot para gjykatës. Ajo deklaroi se nuk ndihet aspak fajtore. Ferko bleu antifriz në stacionin e benzinës, duke e ditur se përmbante etilen glikol toksik dhe e futi në një shishe me ujë mineral që përmban lëng dhe ia dha lëngun Matijashiqit për të pirë. Sipas aktakuzës, i dëmtuari e piu pa dyshuar se pija përmbante një substancë helmuese, dhe gjatë natës ai u sëmur. Por, falë trajtimit në kohë dhe intensive, ai arriti të shpëtonte. Kimistja ligjore Marina Nestiq dhe ekspertja…
Shenjat kardinale përfaqësojnë pikat kyçe të ndryshimit në zodiak, ashtu si dhe në natyrë; dashi vjen në pranverë, gaforrja me verën, peshorja me vjeshtën dhe bricjapi me dimrin. Ajo ka një karakter shumë të veçantë dhe tiparet e sa janë të gjitha për t’u zbuluar, sepse, siç është tipike e shenjës së ajrit, ata që kanë lindur mes 21 shtatorit dhe 21 tetorit kanë aspekte të karakterit që joshin gjithë zodiakun. Jo vetëm kaq. Nëse ashendentja juaj është peshorja, anët e papritura të karakterit tuaja që ndonjëherë nuk arrini t’i shpjegoni mund të varen nga kërkimi i vazhdueshëm për ekuilibër,…
Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni. Sipas Merkel caktimi i një afati do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga 27 vendet. Në konferencën për shtyp, kancelarja gjermane tha po ashtu, se deri më tani nuk mund të ketë ndonjë pranim,…
Veç muzikës, shumë e komentuar është edhe jeta e tij private. Pak kohë më parë, u komentua shumë në mediat rozë, lidhur me jetën private të reperit Don Xhoni, dhe një lidhje të mundshme të tij me një modele ruse. Kjo pasi Ariana Lirey, gdhendi në krahun e saj portretin e Don Xhonit, pas shprehjes së simpatisë për të në rrjetet sociale dhe mori vëmendjen e të gjitha mediave shqiptare dhe të huaja.Asokohe nisën edhe dyshimet për një romancë të mundshme mes tyre, dhe ishte vetë dyshja, që herë pas here shpërndanin postime që i shtonin ato. Mirëpo, nuk ka…
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për përplasjet brenda Partisë Demokratike. Sikurse dhe më parë, ajo i mëshoi i idesë se pa larguar Lulzim Bashën nga PD, nuk largohet Edi Rama. Sipas Topallit, mungesa e një opozite të vërtetë ka bërë që Rama të marrë dhe mandatin e tretë pavarësisht skandale që kanë përfshirë qeverinë. Pjesë nga biseda: Përplasjet brenda Partisë Demokratike Një njeri që ka dhënë dorëheqjen ndoshta dhe s’kishte pse bënte betejën për të gjithë ne të tjerët. Por ai ka nisur një lëvizje dhe kanë ndodhur aq gjëra sa duket sikur ka kaluar 1 vit, ka…
“Big brother Albania” sapo ka nisur rrugëtimin e një edicioni të veçantë, me personazhe VIP, dhe do të jetë në ekranin e Top Channel, deri në janar. Mbrëmjen e djeshme në premierën e madhe u zbuluan 14 personazhet e parë, që ishin: Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Rudina Demneri, e njohur si Paloma. Gjithashtu Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjona Demiri, Fifi, Ardit Cuni dhe Monika Lubonja janë emrat e parë në këtë “Big Brother”. Me karaktere dhe profesione të ndryshme, personazhet premtojnë spektakël dhe të papritura, ndonëse ka patur kritika apo “rezerva”…
Iliri dhe Gilberta kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të “Për’puthen 40+”. Ata vendosën të dilnin bashkë nga programi, dhe më pas zyrtarizuan lidhjen në një festë me njerëzit e tyre më të afërt. Mirëpo, një muaj pas zyrtarizimit të lidhjes, çifti i dha fund romancës, dhe nuk i kanë kursyer aspak “thumbat” dhe akuzat kundër njëri-tjetrit. Së fundmi, e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ vetë Gilberta ndau të vërteta e saj në lidhje me historinë. “Filloi një lloj distance dhe unë nuk e doja. Po e shihja, e lashë të lirë. Nuk i di tamam problemet që…
Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja. Mesa duket ata do të vijnë më shpejt nga ç’e mendonim pasi së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit disa InstaStory nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën. Moderatorja ka publikuar një foto me artistin Armend Rexhepagiq dhe më tej pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov. Në këtë mënyrë, Luana ka treguar se pas një periudhe pauze, po vjen…