Në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillon punimet në Brdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Deutsche Wellen u shpreh mbi rëndësinë që ka ky samit për Kosovën. Shpresoj që Bashkimi Evropian t’i mbetet besnik esencës së vet që është zgjerimi. “Prej se është formuar si projekt politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit, Bashkimi Evropian është zgjeruar dhe kjo duhet të përmbyllet me përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.” Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin, theksoi Kurti. Pritet të mërkurën edhe një takim i kryeministrit Kurti me kancelaren Merkel, presidentin…
Author: tirana
Disa prej ish-banorëve të “Big Brother” ndër vite kanë komentuar ditën e sotme, puntatën e parë të “Big Brodher VIP” që nga moderatorja e deri te 14 personazhet e njohur. Në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ishin Jonida Aliçkolli, Olsi Mingomata, Fjorentina Halili dhe gazetari Andi Vrapi. Ndërsa në lidhje “Skype” ishte Qetsor Ferrunaj. Teksa bënë komplimentet për moderatoren e emisionit, Arbana Osmanin dhe gjithë spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ata analizuan edhe disa prej banorëve. Fiorentina Halili: U lotova i çik, ndoshta se kujtova nostalgjinë. Mua më bëri çudi Sabiani që hyri. Po të marrësh parasysh Big…
Aktori i Portokallisaë Florjan Binaj i ka bërë thirrje opozitës që të mos vijë asnjë prej tyre në protestë e sotme për rritjen e çmimeve pasi është e organizuar vetem nga qytetaret dhe se fakti që sot ka probleme është edhe faj i grupeve opozitare. Binaj shkruan se ne proteste nuk lejohen as patronazhistet dhe mos të bëjë gafë njeri të kthejë protestë e sotme në politike spo partiake, duke theksuar se ai vete do jete pjesmarres sot. Ai shkruan:“Une do jem sot ne protesten kunder rritjes se cmimeve me qytetarë e qytetare qe duan t’i bashkohen. asnje anetar i…
E ftuar në emisionin ‘D-Night’, ish-konkurrentja e ‘Përputhen +40’ u surprizua nga një mesazh i papritur teksa po diskutonin për temën e tradhtisë në çift. . Mesazhet e panumërta të ardhura në telefon jepnin versionin e tyre për këtë temë delikate, shpesh edhe paragjykuese. Por, ka edhe nga ata të rinj për të cilët dashuria nuk njeh moshë. I tillë ishte edhe mesazhi i radhës, i një të riu 25-vjeçar ku i propozon ‘live’ Lulit. Dhe mesazhi ishte ky: “Dajana pyete pak Lulin, do të lidheshe me një djalë 25-30 vjeç?” Luli: Jo, jo, jo të them sikur po gënjej…
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanceri kolorektal (kanceri i zorrës së trashë) është kanceri i tretë më i zakonshëm si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Ndërkohë dihet se spinaqi është një ushqim i dobishëm dhe këshillohet të përdoret nga të gjitha grupmoshat. Një studim i ri nga Qendra e Shkencës Shëndetësore TAMU ka treguar vetitë antikanceroze të spinaqit dhe tregon sesi ndërvepron me bakteret e zorrëve dhe gjenetikën për të arritur efektet e saj të dobishme. Spinaqi pengon rritjen e polipeve të zorrës së trashë. Hulumtuesit e TAMU kishin konfirmuar më parë aftësinë e spinaqit…
Deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu i ka uruar mirëseardhjen ish liderit të PD-së Sali Berisha në këtë Qark. Ai thotë se Berisha është shpresë për të gjithë Qarkun e Gjirokastrës. “Nje ngjarje e vecante kjo per demokratet, per te gjithe banoret e nderuar te ketij Qarku me vlera e kontribute te pa llogariteshme ne zhvillimet historike te vendit tone. Te ketij Qarku qe po ndjen mbi “shpinen” e tij te gjithe arogancen, perbuzjen e ketij rregjimi antidemokratik. Vetem nje PD e gjere, e hapur, dinamike, si themeli i opozites shqiptare mund te perballet e te fitoje mbi kete rregjim, duke…
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka njoftuar qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë. Sipas njoftimit sot në orën 17:00, është paralajmëruar një protestë para godinës së kryeministrisë, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që do të marrin pjesë në tubim, mund të zhvendosen në lokacione të ndryshme në Tiranë. Në sajë të kësaj ngjarjeje, ata kërkojnë nga qytetarët e tyre të shmangin tubimet e mëdha në qytet dhe të ndjekin mediat për përditësimet më të fundit. “Vendndodhja: Përpara zyrës së kryeministrit në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” në Tiranë (pika e…
Gledis Nano është drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vjen në këtë post pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Emërimi i tij erdhi si propozim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thanë burime për gazetarin Arsen Rusta, e ndërsa sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, pasi Edi Rama ndodhet në Slloveni. Gledis Nano, i cili deri dje ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit ka qenë një nga emrat më kyç të operacioneve të riatdhesimit të shqiptarëve në kampet e ferrit në Siri. Ai ka marrë certifikatë vlerësimi…
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, dha mesazhe të qarta për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa u kërkon udhëheqësve europianë që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit të gjashtë vendeve në union. Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, mbi samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni, Sassoli shkruan se tashmë ndodhemi në një periudhë delikate përsa i përket integrimit, ndaj duhen shmangur vonesat. “Samiti i këtij viti BE -Ballkani Perëndimor nuk mund të ishte më i duhuri. Sot, më shumë se kurrë, procesi i pranimit të vendeve…
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”, simbolikë e mikpritjes në kryeqytetin e shqiptarëve. Veliaj e cilësoi Abazoviç, një etalon të politikës së mirë. “Jemi shumë krenarë për ty dhe punën tënde. Përtej krenarisë që vjen prej trashëgimisë së përbashkët shqiptare, ke pasur urtësinë, inteligjencën, kurajën që të organizosh një strukturë multi-etnike me mendje të hapur, me ide të hapura, për të mbajtur një vend të vogël, që është një fqinj shumë i çmuar për ne. Njeriu nuk i zgjedh…
Betime Baftiu ka rrëfyer dhunën që ka pasur nga ish-bashkëshorti i saj, përgjatë periudhës derisa kanë qenë të martuar. Baftiu ka treguar se në fillim është frikësuar se njerëzit mund ta paragjykojnë, por më vonë e ka lajmëruar bashkëshortin në polici. “Ndoshta jam frikësu pak prej paragjykimeve të njerëzve. Nuk po flas për familjen, sepse e kam përkrahjen e tyre, mirëpo rrethi te ne të bën të mos ndihesh rehat, të tregosh një histori tënden personale, sepse çdo herë do të jesh cak i stigmatizimeve dhe paragjykimeve. Unë personalisht si juriste, meqenëse vetë kam pasur përvoja jo të mira me…
Konkurrenti i ‘Përputhen 3’, Bruno Shemsho duket se do të përballet me një situatë të pakëndshme. “Kryefjala” ka zbuluar se Bruno kishte firmosur kontratën për të qenë pjesë e emisionit “Love Story”, të prezantuar nga moderatorja Alketa Vejsiu. Sipas medias në fjalë, ai e ka thyer kontratën duke u bërë pjesë e “Përputhen”. Autorja e “Love Story”, Vera Grabocka thuhet se e ka hedhur në gjyq konkurrentin. Siç dihet, mosrespektimi i një kontrate të tillë të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.