Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në samitin që po mbahet në Slloveni, foli mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Rama u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, por procesi i integrimit ka ngecur pasi Bashkimi Europian nuk ka mundur të mbaj premtimet e tij. Gjithashtu Rama theksoi se i ka humbur shpresat në zhbllokimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, çka do të sillte më pas sipas tij dhe çeljen e negociatave. “Deri tani mund të shpresoj se ky bllokim i pakuptimtë nuk do të bëhet një ngjarje e…
Author: tirana
Aktorja e famshme, Salma Hayek është një prej figurave më të komentuara në mediat rozë. Ajo nuk heziton asnjëherë që të ndajë me ndjekësit sekretet e saj të bukurisë. Njëra prej tyre ka të bëjë me kujdesin e flokëve dhe më e veçanta është se produktet që ajo zgjedh janë nga kuzhina e saj. Për flokët e thatë aktorja ka rekomanduar avokadon, ndërsa majonezën si maskë. Kjo e fundit, edhe pse mund të duket e çuditshme është një përbërës kryesor për maskat e flokëve pasi mund të ndihmojë në rikthimin e niveleve të pH të flokëve. Ndërsa për një pamje…
Prokurorët anti-korrupsion në Austri, kanë bastisur këtë mëngjes zyrën e kryeministrit Sebastian Kurz. Gjithashtu, janë bastisur zyrat e këshilltarëve të tij të ngushtë dhe selia e partisë konservatore në Vjenë. Sipas agjencisë së shtypit APA, bastisjet u kryen në bazë të akuzave Kurz dhe Partia e tij Konservatore e Popullit (PVP) korruptuan pronarin e gazetës Wolfgang Fellner në publikimin e sondazheve në dobi të kancelarit (kryeministrit). Prokurorët dyshojnë se sondazhet janë paguar nga ministria e financave, e cila gjithashtu udhëhiqet nga PVP. Shtëpia botuese Fellner Mediengruppe sterreich reagoi me shpejtësi, duke pretenduar se hetimet u bazuan në “keqkuptime të rënda”.…
Lëngu i karotës është një zgjedhje mjaft e mirë kur duam të humbasim peshë dhe njëkohësisht t’i japim trupit ushqyes mjaft të mirë. Të gjithë përbërësit që do të përdoren për përgatitjen e kësaj pije përmbajnë vlera të rëndësishme që janë të mira për shëndetin tonë dhe gjithashtu janë të mira për shkrirjen e yndyrës. Karota është një ushqim i pasur me fibra dhe ujë dhe gjithashtu ka efekt detoksifikues, diuretik dhe pastrues në të njëjtën mënyrë limoni është një kontribut i shkëlqyer për të na dhënë vitaminë C dhe është gjithashtu i përsosur për djegien e yndyrës dhe nxitjen…
Këngëtari i njohur Sean Paul ka zbuluar se ka humbur miliona gjatë pandemisë COVID-19, sepse nuk pati mundësi për të shkuar në turne për gati 2 vjet. Ai i tha Page Six, “Unë zbrita në 8 Mars [2020] nga një turne me Shaggy në Zelandën e Re.” “Unë isha në aeroplan me maskën veshur dhe Shaggy [po] po qeshte me mua si:” Çfarë po bën o vëlla? Po e bën aeroplanin të nuhasë si spital tani. Unë po spërkasja Lysol dhe po fshija… e më pas i thashë, ‘ Yo bro kam astmë ’, kështu që për mua ishte e…
Aurela Gaçe dhe Stine kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor ku pjesë e të cilit është edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë. Dy artistët ishin mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në “Top Channel” ku kanë treguar më shumë si erdhi “S.F.L” që është shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela. Këngëtarja rrëfeu se kjo ka qenë një rastësi mjaft e bukur pasi ka qenë duke kontrolluar disa foldera në një kompjuter që ishte prishur prej muajsh ku dhe gjeti të regjistruar zërin e Florit. “Jam mpirë…
Victoria Beckham ka zbuluar së fundmi se ushqimi i saj i preferuar është bukë dhe kripë duke i surprizuar që të gjithë. Ajo ka treguar se ushqimi që pëlqen më shumë edhe kur ha në restorant është një fetë bukë me pak kripë. Duke qenë se i kushton shumë vëmendje dietës së saj, buka duhet të jetë gjithnjë integrale. Ashtu si tha në podcast-in “River Café’s Table 4”, buka integrale është e pasur me karbohidrate, gjë që i jep energji, ndërsa rrëfeu se e do kripën! Ajo pranoi se nuk ha shumë por në një darkë mund ta shoqërojë ushqimin…
Dashi Një moment i favorshëm për ata që duan të bëjnë ndonjë takim dashurie: Venusi është në tranzit të favorshëm për dashurinë. Në punë keni plane afatgjata, por përpiquni t’i kushtoni vëmendje asaj që thoni. Demi Nga kjo e enjte, Hëna është në kundërshtim dhe Venusi nuk do të kundërshtohet më. Çfarë do të thotë kjo? Që nga e diela dashuria përmirësohet. Në punë, mund të hasni goditjet e fundit të një situate disi të komplikuar. Binjakët Marrëdhëniet e gjata janë pak a shumë në pikëpyetje, ka konflikte të vazhdueshme. Në punë ka nevojë të sqarohet një situatë, do të…
Mjekësia ligjore ka publikuar raportin për vdekjen e Aldi Ramës, autori i ekzekutimit të oficerit të policisë Saimir Hoxha në Lezhë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se vdekja e 21-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, duke i sjellë shembjen e trurit dhe përhapjen e hemoragjisë. Mësohet se në kokën e tij, ekspertët kanë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit. Ndërkohë në pjesën hyrëse të plumbit është vërejtur një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës. Ndërsa rreth e qark plagës janë…
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen, pas fjalës së saj në Samitin e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Slloveni, foli mbi krizën energjetike. Ajo tha se kriza do të prekë shumë vende në botë dhe të gjitha duhet të përgatiten për këtë. Ndërsa shtoi se BE po përgatit kushtet për të përballuar këtë krizë. “Më parë mund të ketë pasur afate kohore për vende të caktuara, por hapat e parë drejt zgjerimit si një prioritet kyç do të ishte që të vendosej një afat kohor. Ne e bëmë një hap të tillë disa vite më parë. E përmendëm…
Sot ne ofrojmë recetën e limonadës livando, një pije ideale për të kuruar pagjumësinë, ankthin dhe depresionin, por gjithashtu shumë e dobishme kundër kollitjes dhe ftohjes. Tashmë ne të gjithë i njohim vlerat e limonit, sot flasim për ato të livandës: nga kjo fabrikë marrim një vaj esencial të dobishëm për rastet e ankthit, pagjumësisë, dhe për të luftuar gripin, ftohjen dhe kollën. Sipas revistës Psikologjia, Livandoja ka në fakt vlera analgjezike, antiseptike dhe antibiotike. Për më tepër, vaji i tij është në gjendje të lehtësojë dhimbjet e muskujve, ka efekt diuretik dhe ka veti shëruese: me disa pika ju…
Ulen shifrat e infektimeve nga koronavirusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279. Në total numri i rasteve aktive është 1.737. Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet…