Author: tirana

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi për një media shqiptare ndërtimin e një ure mes Ulqinit dhe Velipojës, një plan ambicioz që duket se nuk ka për të mbetur vetëm në letër. Ky projekt mund ta lidhë Shqipërinë me vendin fqinj për vetëm disa minuta, duke e shkurtuar ndjeshëm udhëtimin nga Shkodra në Ulqin. Abazovic shpjegoi se ura mund të jetë gati për dy vjet e gjysmë, dhe tha se këtë ide e ka diskutuar dhe me kreun e ekzekutivit shqiptar. “Ajo që dy Kryeministrat po shohin është si të ndahen mjetet në buxhetin për vitin 2022. Është…

Read More

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit, i njohur ndryshe si Ben Qimja. SPAK verifikoi 12 familjarë të bashkëlidhur me Arben Isufin, midis tyre dhe shoferin personal të tij dhe në përfundim vendosi sekuestro ndaj pasurive të bashkëlidhur me Isufaj, që dyshohet se ju përkasin shtetasve Ymer Isufaj dhe Agim Cako. Nën dyshimet se pasuritë e sekuestruara si shoqëria tregare Akili Alb, pulari Isufaj, Isufaj 2004 apo katër sipërfaqe me toke SPAK ngre pikëpyetje se këto asete janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj, një…

Read More

Stadiumi mitik San Siro do të jetë në kapacitet të kënaqshëm për sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Itali-Spanjë. Tifozët italianë duan të shikojnë edhe vazhdimësinë e kombëtares së drejtuar nga Roberto Mançini pas triumfit në Euro 2020. Ndaj Spanjës është një test i vërtetë për Azurrët, teksa deri më tani janë shitur mbi 37 mijë bileta. Biletat për tre sfidat e tjera, gjysmëfinalja Belgjikë-Francë, si dhe finalen e vogël dhe të madhe janë ende në dispozicion të tifozëve.Ndërkaq, të enjten mblidhet Këshilli i Ministrave dhe besohet se do të japë dritën jeshile për të rritur kufirin e…

Read More

Lefter Koka dhe Orlando Rakipi nuk do të kenë më mundësi të marrin vizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një vendimi që pritet të bëhet zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit së shpejti. Kështu shkruan AlbanianPost.com Media në fjalë e ka bërë me dije që një ditë më parë se dy deputetë të zgjedhur të Parlamentit të Shqipërisë nuk do të mund të shkojnë dot më drejt Amerikës dhe tashmë emrat po bëhen publikë. Lefter Koka, fitoi mandatin e deputetit më 25 prill në qarkun e Durrësit. Mirëpo, më 1 shtator, vetëm 10 ditë përpara fillimit të punimeve…

Read More

Drineda Avdi, 28 vjeçarja nga Bilishti përloti gjithë shqiptarët. Pas kontributit financiar të të gjithë shqiptarëve ajo mundi të operohej në Turqi, duke fituar betejën me sëmundjen pas 5 muajsh qëndrim në spital. Mirëpo tani që po përpiqet t’i kthehet jetës normale, Drinedën e shqetësojnë të tjera probleme. Ajo rrëfeu për “Ftesë në 5” se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshorti, me të cilin i ka dhënë fund marrëdhënies për arsye tradhëtie nga ana e tij. “Kam denoncuar në komisariat dhënën dhe u pajisa me urdhër mbrotje pas 4 denoncimesh”, rrëfeu e tronditur ajo, ndërsa pohoi se as ky…

Read More

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studime të realizuara nga një ekip spanjoll mbi efektin e “Tocilizumabit” te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të Covid-19. Alimehmeti shkruan se Tocilizumabi është sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të Covid-19. Postimi i plotë: Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19. Ekipi studiues spanjoll…

Read More

Observatori Kombëtar i Athinës paralajmëron se vala e stuhisë nga Italia do të godasë Shqipërinë dhe Greqinë. Në ditët në vijim një pjesë e territorit shqiptar pritet që të përfshihet nga një mot i keq me reshje dhe stuhi. Sipas hartës së publikuar nga mediat në vendin fqinj, shqetësimi atmosferik në Itali pritet të lëvizë ngadalë në lindje me fenomene të forta lokale nga mesdita e së mërkurës, 6 Tetor deri në fund të javës. Bazuar te harta meteorologjike e lëvizjes së stuhisë, reshjet do të prekin një pjesë të konsiderueshme të territorit tonë dhe veriun e Greqisë. Reshjet pritet…

Read More

Nga Aliaksei Patonia, Euobserver Megjithëse çmimet e gazit natyror janë rritur vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2021, ky shtator befasoi të gjithë ekspertët e industrisë në të gjithë botën. Me rritjen e çmimit në 30 gusht, me rreth 600 dollarë për mijë metra kub, rritja e çmimit të gazit në mes të shtatorit u rrit me 800 dollarë dhe në 29 shtator ICE Futures Europe regjistroi rekordin historik të të gjitha kohërave prej 1,000 dollarë. Ky rekord, megjithatë, ka të ngjarë të mos jetë ai i fundit për këtë vit, pasi ekonomitë europiane janë ende të dëshpëruara për të…

Read More

Mikela ka zgjedhur në takim Julin duke thënë se i ka qëndruar afër kur ka dalë nga studio. Në takim, Juli shkoi me një lule të vogël dhe biseda shkoi menjëherë tek eksperiencat e Julit, i cili rrëfeu se ka pasur shumë të tilla, por lidhje ka pasur vetëm një që ka zgjatur 6 muaj. Mikela: Më ke dhënë përshtypjen se je i virgjër me këto rrobat dhe pamjen fëminore. Juli: Pse duhet të kesh mjekër patjetër të jesh burrë? Mikela: Jo nuk është tek leshi por pamja fëminore. Juli: Lidhja më e gjatë ka qenë 6 muaj. Është e…

Read More

Kanë kaluar pak ditë nga shpallja e tij kampion bote në federatën IBF, por Florian Marku thotë se ky është vetëm fillimi në rrëfimin e tij për Top Channel. Rikthimi i tij këtë herë në Shqipëri është krejt i ndryshëm. “Hera e parë që e përjetoj një mbështetje kaq të madhe. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë gjëra të reja, njerëzit më ndalojnë nëpër rrugë, më përshëndesin, vrapojnë për të më takuar për të bërë foto, jam shumë i lumtur, Shqiptarët gjithmonë më kanë përkrahur,” thekson boskieri nga Lushnja. Po si e shohin në angli një emër të huaj…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki:207 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7…

Read More