Rritja e çmimeve në mënyrë të menjëhershme dhe të papërballueshme për qytetarët ka sjellë një reagim nga ana e tyre. Protesta të shumta janë lajmëruar në qytete të ndryshme. Protesta më e madhe pritet ditën e nesërme ku qytetarët shqiptarë do të protestojnë përballë kryeministrisë. Personazhe të njohur kanë shpërndarë në rrjete sociale thirrje për bashkim në protestë në orën 17:00. “Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rruga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”-shkruhet në poster, ndërsa fjalia shoqërohet edhe me disa simbole të produkteve, çmimet e të cilave janë rritur.
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, po merr pjesë në samitin e PPE, që hapi punimet në orën 16.00 të ditës së sotme. Faqja në Instagram e PPE (EPP), ka postuar foto në story të mbërritjes së liderëve të partive, mes të cilëve edhe të kryetarit Basha. Në mëngjes Basha postoi në Facebook një videomesazh i cili do të përcillet në Samit. Gjithashtu Basha do të ketë edhe një fjalë gjatë këtij evenimenti, ku marrin pjesë drejtuesit kryesorë politikë, qeverishë dhe presidentë nga e gjithë Europa.
Kaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak. Ky mineral ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët. Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe osteoporozën. Të gjithëve ju shkon mendja tek bananet kur përpiqen të konsumojnë kalium. Megjithatë, një banane e vetme përmban vetëm 9 % të vlerës ditore për kalium. Ka kaq shumë…
Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që operojnë në zonë. Pamjet janë kthyer në provat më të vyera në duart e hetuesëve. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se autorët ishin tre persona, e po aq ishin edhe nga pala tjetër. Pra dikush u ka shpëtuar breshërisë së plumbave. “Fatlumi” është Florenc Çekrezi, i cili ka qenë së bashku me dy viktimat kur ndaj tyre u hap zjarr nga një makinë tip “Volvo”. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u…
“Big Brother VIP” është këtu: Për disa orë do të mund të ndjekim reality-shown, që shqiptarët e kanë pritur kaq shumë. Në orët e fundit, produksioni ka zbuluar disa detaje të reja. Më herët u konfirmua zyrtarisht emri i konkurrentes së parë që është pjesë e programit. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arjola Demiri, emri i të cilës është përfolur prej javësh në mediat rozë. Mirëpo, pas saj, produksioni ka zbuluar një tjetër emër. Lori Hoxha, producentja e “Big Brother VIP”, ka treguar se banori i dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri,…
Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit. Përmes një letre dërguar kryeministrit Rama, të cilën ky i fundit e bëri publike në rrjetet sociale, Veliu tha se kishte vendosur të mos kërkonte një mandat të dytë, por t’i përkushtohej më shumë familjes. Sipas burimeve për mediat mësohet se emri më i përfolur për të pasuar Veliun në këtë detyrë është Gledis Nano, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit. Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve…
Pas kaq shumë kohësh mungesë në muzikë, Adele do të bëjë një rikthim të mrekullueshëm dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikur së fundmi në Instagram. Kënga e saj e re mban titullin “Easy On Me” dhe pritet të publikohet më 15 Tetor. View this post on Instagram A post shared by Adele (@adele) Po ashtu, më herët ajo ka bërë të ditur se ka përgatitur albumin e saj të katërt, si dhe do të mbajë një koncert televiziv në Las Vegas. Ky koncert do të shënojë shfaqjen e parë live të 33-vjeçares pas katër…
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur rreth orës 16:20 në Spitall, Durrës. Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Edhe pas gjysmë shekulli në paqe, Ballkani ende nuk ka arritur stabilitetin e qëndrueshëm për të cilin shpresohej, kur luftërat e rajonit morën fund. Tani që procesi i integrimit në Bashkimin Europian është ndaluar, mundësia e rikthimit te konflikti i dhunshëm nuk përjashtohet. Pas dy dekada luftë në Afganistan, që u mbyllën në mënyrën më të keqe, ia vlen të kujtohet se kanë kaluar gjithashtu tre dekada prej luftës në Ballkan. Të dyja këto janë analiza të rëndësishme për mënyrën se si keqmenaxhimi i luftës mund të shkaktojë efekte që zgjasin për dekada të tëra. Në Ballkan, një luftë e…
Të gjitha përgjigjet e pyetjeve të shtruar i jep një shkrim i botuar nga “Cosmopolitan”, pas intervistimit të disa mjekëve. 1) Michael Krychman: “Nga ana mjekësore nuk ka asnjë arsye të rëndë për të mos kryer seks anal, ama duhet të jeni sa më të kujdesshëm ndaj infeksioneve të transmetueshme. Gjithashtu duhet të kini parasysh që të mos kryeni seks vaginal menjëherë pas atij anal, pa ndryshuar më parë prezervativin. 2) Alyssa Dëeck: “Duke e parë nga këndvështrimi mjekësor, seksi anal është i sigurt në momentin që ju tregoheni të kujdesshëm, përdorni prezervativë, merrni lubrifikantë dhe ndihmës të tillë të…
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu .Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka vlerësuar punën e Veliut në krye të Policisë së Shtetit në 4 vitet e fundit. ” Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.
Këngëtarja, e cila mbush 20 vjeç në Dhjetor, është shpallur si performuese për Festivalin Glastonbury të vitit të ardhshëm. Sipas llogarisë së verifikuar të festivalit në Tëitter, ajo do të jetë “performuesja më e re ndonjëherë.” We are very excited to confirm that @billieeilish will headline the Pyramid Stage on the Friday night at Glastonbury 2022, to become the Festival's youngest ever solo headliner. This will be her first UK festival headline performance. pic.twitter.com/k307gNKyAU— Glastonbury Festival (@glastonbury) October 4, 2021 “Ne jemi shumë të ngazëllyer për të konfirmuar se @billieeilish do të performojë Fazën Piramidale të Premten mbrëma në Glastonbury…