Seriali i ri “Squid Games” , i cili është bërë viral ditët e fundit, po bëhet ndër më të ndjekurit e Neflix ndonjëherë. Drama në gjuhën koreane erdhi për herë të parë në Netflix në shtator dhe eksploron një botë shumë larg ndaj normales, në të cilën një organizatë e çuditshme rekruton njerëz që kanë borxhe dhe ata pastaj duhet të konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse. Një përdoruese e TikTok, Youngmi Mayer, tani ka pretenduar se titrat në versionin anglisht janë “aq të këqija” saqë shpesh humbin kuptimin nga skenari origjinal. Folësja e rrjedhshëm e gjuhës koreane thotë: “Dialogu…
Author: tirana
“Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që është e kotë që të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin që ai nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi. Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperiencë, por faktet janë këto”. Ishte ky qëndrimi i trajnerit Edoardo Reja në…
Kryeministri Edi Rama nisi sot nga gjimnazi ‘Ismail Qemali’, konsultimin publik me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Rama tha se ky konsultim do të prodhojë në bashkëpunim me më të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare. “Përtej strategjisë ky proces na vlen edhe për të adresuar cështje imediate, apo cështje që mund të adresohen në afatmesëm. Do ishte mirë të përfshihen sa më shumë nxënës, edhe kjo përfshirje nuk është e vogël, janë përfaqësues nga tre gjimnaze.…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftim zyrtar, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 38 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 185, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 155.379. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë…
Antitrupat ndaj koronavirusit në qumështin e nënës zgjasin të paktën 10 muaj. Kjo do të thotë se nënat që janë shëruar nga Covid-19, dhe kanë në gji fëmijën, e mbrojnë atë për shumë muaj në mënyrë të plotë, madje antitrupat mund të jenë efikasë për t’i përdorur për pacientë që janë prekur në formë të rëndë nga SARS COV 2. Sipas ekspertëve të cilët bazohen në studimet e fundit mbi 75 nëna, rezulton se aktivizohet të fëmija një lloj antitrupash që ngjiten në traktet e frymëmarrjes dhe të tretjes të fëmijës, duke bllokuar kalimin e viruseve e baktereve. Gjithashtu një…
Vdekja e futbollistit grek Nikos Tsoumanis erdhi nga mbytja, sipas informacioneve të para të kryera nga ekzaminuesi mjekësor. Megjithëse do të vijojë procedura e autopsisë, e cila do të hedhë dritë mbi rrethanat e sakta të vdekjes së tij. 31-vjeçari u gjet i vdekur në mëngjes në makinën e tij në Kalamaria, Selanik. Ai kishte kaluar nëpër qafën e tij një lak të improvizuar me mbështjellës njëfishtë, nga i cili duket se ka ardhur vdekja mbytëse. Sipas informacionit, laku përbëhej nga katër mbështjellës kravatë. Dëshmitë e rrethit të tij të ngushtë, sipas thesstoday.gr, flisnin për shenja depresioni që futbollisti kishte…
Kylian Mbappe është rikthyer të flas për të tashmen, për raportin e tensionuar në dukje me Neymar dhe për afrimin e Leo Messi. Sulmuesi PSG flet edhe për të ardhmen ku në mendje ka vetëm Real Madrid: “Në verë dëshiroja të shkoja tek Real Madrid, e kisha marrë vendimin tim dhe e kisha menduar shumë mirë. Mendoja se aventura ime në Paris kishte përfunduar, dëshiroja të provoja diçka të re. Nëse do largohesha në verë kjo do të ndodhte vetëm për Real Madrid. Nëse do të kaloja aty do të ishte një hap logjik përpara në karrierën time. Në momentin…
Këto janë ndoshta fjalët dhe vlerësimi i fundit që Pjetër Arbnoni ka thënë për Sali Berishën. Biseda zhvillohet në mes të verës së vitit 2006. Uran Butka, që e risjell në këtë kohë kur Berisha është lënë jashtë grupit të PD-së, thotë se kjo ishte “kafja e fundit me Pjetër Arbnorin”. Më tej dialogu i risjellë i thotë të gjitha. Një qëndrestar i pathyer nga regjimi komunist, që ndihet i pafuqishëm për të ndryshuar “Carin” e ri në PD, tashmë Kryeministër. “Ai është përjashtues”, thotë Pjetër Arbori. Edhe më shumë lexohet në rrëfimin e Butkës. Biseda e të dyve e…
‘Big Brother VIP’ do nisë transmetimin sot në mbrëmje. Duke qenë se reality show ka qenë shumë i diskutuar së fundmi, të shumtë kanë qenë edhe emrat e VIP-ave që janë spekuluar se do të jenë banorët e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Por vetëm pak minuta më parë është konfirmuar zyrtarisht banorja e parë dhe bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri. Po ashtu është bërë e ditur se sot do të hyjnë 14 VIP-a në shtëpi. Ndërsa opinionistët e Big Brother VIP do të jenë Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shpallur thirrjen për 9 pozicione për inspektorë jo-Magjistratë tek Njësia e Inspektorëve. ILD njofton se Inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë. Në ushtrimin e detyrës së tij, inspektori mbledh të dhëna dhe vlerëson çdo informacion, ose akt që çmon se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin…
Humbja e Dr. Florit rreth shtatë vite më parë ishte padyshim një ngjarje e cila i tronditi të gjithë. Një humbje e madhe për familjarët, për artin dhe miqtë e tij të shumtë, të cilët gjithmonë përpiqen të mbajnë gjallë kujtimin e tij. Së fundmi ka qenë Landi, i cili ka publikuar në Instagramin e tij një status emocionues të Dr. Florit, që e ka shkruar rreth një muaj para se të ndërronte jetë. Një mesazh që u drejtohet të gjithë atyre që humbasin kohën duke rendur pas lekut, duke harruar gjërat me vlerë që kanë në jetë, siç janë…
Monica Lewinsky ka rrëfyer se për shkak të skandalit në lidhje me romancën me ish-presidentin amerikan Bill Clinton përjetoi probleme të shëndetit mendor. Monica tregoi se hetimi i nisur mbi skandalin bëri që ajo të mendonte edhe vetëvrasjen, gjatë një interviste për podcast-in “The Alex Files’. Ajo tha se i kishte pyetur avokatët që punonin për këshilltarin e pavarur të atëhershëm Ken Starr se çfarë do të ndodhte nëse do të vdiste. “Thjesht nuk gjeja rrugëdalje nga ajo situatë. Dhe mendova se ndoshta ajo ishte zgjidhja”, thotë ajo. “Si nuk kishte një protokoll? Kjo është një pikë ku supozohet të…