Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë bllokuar prej orës 17:40 të ditës së sotme, duke mos ofruar shërbim për qytetarët. Të tre aplikacionet janë në pronësi të Mark Zuckerberg dhe momentalisht janë të paaksesueshme. Ky problem ka prekur gjithë përdoruesit në mbarë botën dhe për momentin komunikimi virtual është në kaos. Gjithashtu privatësia e shumë qytetarëve në mbarë globin është e rrezikuar. Facebook deklaroi “Ne jemi të vetëdijshëm se shumë njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim“. Asnjë…
Author: tirana
Një ish-punonjëse e Facebook, është shprehur se drejtuesit e Facebook përfitojnë shuma marramendëse parash duke rrezikuar privatësinë e njerëzve. Ajo ka akuzuar kompaninë se ka sakrifikuar mbi të mirën publike për fitime marramendëse. Ajo zbuloi dhjetëra mijëra faqe kërkimesh dhe dokumentesh të brendshme, të cilat shkaktuan reagime të ashpra kundër Facebook dhe u zbuluan së fundmi në programin “60 Minutes”. Frances Haugen, 37 vjeç, tha se mijëra dokumente që ajo kishte mbledhur treguan se kompania po gënjente publikun, duke rritur problematikat ndaj urrejtjes, dhunës dhe dezinformatave, raporton Ekspress. Sekreti i heqjes së dhjamit të trupit që askush nuk ju tha!…
Ardjan Çollaku (Subashi) është viktima i mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit pas të shtënave me armë që tronditën vendin. Ky emër nuk është i panjohur për policinë, pasi më parë ka vuajtur dënimin për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje në Itali. Ardian Çollaku, u dërgua në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Por kush është Ardian Subashi (Çollaku)? Në 2015 ai ishte arrestuar në Itali pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit”…
Elbasani është tronditur pasditen e sotme nga një atentat që ka lënë të vdekur dy persona! Ardian Subashi, gjithashtu i njohur me mbiemrin Çollaku, po konsumonte një kafe në një karburant në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit të Elbasanit me mikun e tij, Lulzim Bitri. Në një moment, të dyve u afrohet një makinë, nga dritarja e të cilës del qyta e një arme automatike që lëshon breshëri plumbash ndaj tyre. Numri i predhave të marra nga atentati la të vdekur në vend Bitrin, ndërsa 48-vjeçari Subashi (Çollaku) ishte ende gjallë në momentin kur në…
Nga Mero Baze Një nga debatet e para rreth masave që duhet të marrë qeveria për përballimin e krizës së energjisë, është sa shanse ka “nacionalizimi” I prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Duke qenë një treg i hapur energjia, disa nga operatorët më të rëndësishëm të prodhimit të energjisë në Shqipëri nga HEC e mëdha janë privat. I tillë është “Statkraft”-i, nga Devolli në Banjë, dy HEC e Bistricës dhe dy të Matit që i ka privatizuar “Kurum” në muajt e fundit të qeverisjes Berisha, si dhe hidrocentrali i Ashtës. Këta janë operatorë të mëdhenj që kanë të drejta të dalin…
Disa orë më parë, Whatsapp, Instagram dhe Facebook ndalën së funksionuari në pjesën më të madhe të vendeve, duke sjellë probleme me komunikimin për miliona qytetarë. Gjigandët e smartphoneve kudo në botë kanë rënë për miliona njerëz, ndërkohë që Whatsapp ka dalë me një reagim zyrtar por duke pëdorur profilin e kompanisë në rrjetin tjetër social “Twitter”. “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për durimin tuaj!,”-shkruhet në njoftim.
Një person është vrarë me armë zjarri në Elbasan mbrëmjen e stome. Mësohet se fillimisht ai ka mbetur i plagosur, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Pas ngjarjes një makinë e djegur është gjetur në Balldren dhe dyshimet janë se është braktisur nga autori i cili më pas është arratisur. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Në qershor të këtij vitit, Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa. Ky i fundit rezulton mes gjyqtarëve që kanë ndryshuar gjeneralitetet. Më parë Durim Hasa ka figuruar me emrin Duçe Hasa, pra mbante emrin e diktatorit italian. Emri i gjyqtarit Durim Hasa u lakua në media, pasi në shtator të vitit 2020, liroi nga burgu 66-vjeçarin Romeo Oço, i arrestuar për ‘ngacmim seksual’ ndaj një 16-vjeçari. Prokurori Tasim Puci kërkoi mbylljen në qeli të Romeo Oços, duke paraqitur dëshminë e rëndë që 16-vjeçari kishte dhënë në polici për kalvarin e ngacmimeve seksuale prej…
Ministria greke e Shëndetësisë deklaroi sot se vaksina e gripit mund të injektohet edhe në të njëjtën ditë me vaksinat e tjera. Autoritetet e vendit fqinj kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër gripit. Autoritetet njoftuan në 30 shtator fillimin e periudhës së vaksinimit për virusin e gripit, duke theksuar se ekziston shqetësimi për ndërveprimin midis gripit dhe Covid. Sipas tyre, vitin e kaluar, me respektimin e masave për pandeminë e koronavirusit, nuk u regjistruan shumë raste, ndërsa theksuan se vaksina e gripit është e ndryshme çdo vit për shkak të mutacioneve të virusit. Zyrtarët grekë të shëndetësisë nënvizuan se vaksina…
Mediet në Greqi kanë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës. 39-vjeçari i njohur me emrin Keli, ishte duke ngrënë, ku një person ende i paidentifikuar, iu afrua dhe e qëlloi me breshëri plumbash drejt tij. Në videon e publikuar shihet shqiptari i ulur në bar, ndërsa pranë i afrohet një person tjetër, i cili nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tronditën nga skena e krimit. Sipas dëshmitarëve, autori hipi në një makinë Toyota Yaris, të bardhë dhe u arratis menjëherë me…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 3067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 207 qytetarë, në këto bashki: 119 në Tiranë, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh. Janë 8655 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185…
Luis Egro, 36-vjeç me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet si anëtari i gjashtë i bandës së trafikut të kokainës të goditur një ditë më parë nga karabinierët. Mediat italiane bëjnë me dije se ai ndodhej në makinë me familjen e tij në momentin kur u vu në prangat e policisë. Rrjeti ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe shiste lëndë narkotike në Aosta dhe zonat përreth. Si pjesë e këtij grupi janë arrestuar deri më tani Angjelin Lleshi 30-vjeç, Amarildo Perloshi 34-vjeç, Elton Beleshi 39-vjeç dhe kunati i tij Leonard Vishaj 33-vjeç si dhe Diego Gustavo…