Hyrja e ish të dashurit në program bëri që Alvisa të dilte jashtë studios në Për’puthen Prime. Edhe pas debatit me Arjanin, Alvisa dhe konkurrentët e tjerë lanë studion. Në puntatën e sotme, tregohet momenti kur pranë Alvisës qëndrojnë të gjitha vajzat dhe nuk ka munguar komunikimi me Hysenin. Alvisa: Unë të betohem për familje që ti në audicione ke ardhur pasi Arjani ka ardhur këtu. Hyseni: Të jesh e sigurt që kam ardehur para Arjanit. Betohem për mbesën. Në këtë moment, Alvisa u ngrit për tu larguar dhe Hyseni tentoi ta mbante duke e prekur në krah, ndërsa ajo…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi është takuar në Spanjë me ministrin e Universiteteve Manuel Castells Oliván. Rama ka ndarë pamje nga takimi në faqen e tij zyrtare duke theksuar se fokusi ka qenë vijimi i nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri. “Madrid, Spanjë – Në Ministrinë e Universiteteve me Ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri”, shkruan Rama.
Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë më datë 5 tetor. Sipas axhendës, Linde do të takojë aktorë të ndryshëm politikë, ku do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë. Ndër të tjera, suedezja pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungojë një takim…
Big Brother Vip Albania fillon të martën, më 5 tetor. Në këtë edicion, do të jenë 10 personazhe VIP që janë përzgjedhur nga produksioni. Në emisionin “Ftesë në 5” janë diskutuar disa nga kushtet që kishin personazhet për tu bërë pjesë e formatit. Një këngëtare kishte kërkuar laps e letër për të shkruar këngë brenda ambienteve të “Big Brother Vip”, gjë që është e ndaluar sepse konsiderohet se jep mesazhe të koduara. Brenda formatit, kërkohet që cdo bisedë të jetë transparente për publikun, ndaj mesazhet e koduara janë të ndaluara. Ndërsa një tjetër kishte kërkuar që brenda shtëpisë të izolohej…
Modelja amerikane Emily Ratajkowski i ka shokuar të gjithë kur ka pohuar se ajo ishte ngacmuar seksualisht në xhirimet e videoklipit për këngën e njohur “Blurred Lines”. Në librin e saj të ardhshëm, 30-vjeçarja akuzon këngëtarin Robin Thicke se është ngacmuar pa pëlqim gjatë xhirimit të videos në vitin 2013. Akuzat, të raportuara për herë të parë në gazetën Sunday Times, shfaqen në librin e ardhshëm të Ratajkowskit “My Body”. “Thicke u kthye në grup i dehur për të xhiruar vetëm me mua. Nga askund, ndjeva freskinë dhe duart e një të panjohuri”, tha 30-vjeçarja. Ratajkowski u shfaq në video…
Dy motra, të moshës 5 dhe 7- vjeçare nga Le Mans, Francë, kaluan disa ditë pranë nënës së tyre duke menduar ajo po flite, ndërkohë që gruaja kishte vdekur. Sipas Ndtv, vogëlushet qëndruan disa ditë në apartament me trupin e nënës së tyre, e cila kishte vdekur papritmas. Mungesa e vajzave në shkollë kishte ngritur shqetësimin e mësueseve, të cilat kishin njoftuar policinë. “Shh, mos bën zhurmë, mami është duke fjetur,” u kanë thënë vajzat oficerëve të policisë që trokitën në derë. Oficerët këmbëngulën të futeshin dhe zbuluan trupin e nënës, e cila kishte lindur në vitin 1990 në Bregun…
Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të dy nga radhët e të majtës, do të shpallen së shpejti si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), duke iu shtuar një liste personalitetesh tashmë në listën e zezë të amerikanëve. Burime konfidenciale të Albanian Post kanë zbuluar edhe identitetin e dy deputetëve, por për arsye sigurie, nuk është zbardhur vendimi i plotë i SHBA-ve në këtë çast. Vendim ky, i cili vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi…
Pavarësisht nëse flitet për ndonjë plazh, ecje nëpër male apo kamping, pushimet janë diçka që të gjithë i presim me shumë qejf. Dhe tani një studim ka gjetur se të dalësh nga zyra ose larg stresit të shtëpisë është e mirë për zemrat tona. Shkencëtarët zbuluan se samë shumë pushime që një person merr në vit, aq më pak ka gjasa që ata të zhvillojnë sindromën metabolike. Ky është termi mjekësor për një grup të simptomve, të tilla si hipertensioni dhe kolesteroli i lartë, të cilat së bashku ngrenë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru dhe diabetit të…
Deputetët e Partisë Demokratike në Korçë, Edmond Spaho dhe Ervin Salianji janë përplasur sa i takon qëndrimeve të tyre për çështjen ‘Berisha’. Spaho pretendon se Salianji ka bërë biseda telefonike në të cilat ka sharë atë, andaj përmes faqes së tij në Facebook i është drejtuar duke i kujtuar dhe rastin e Babales. Por i pyetur në një deklaratë për mediat, Ervin Salianji e ka quajtur këtë çështje pa interes për publikun. Pyetje: A ka përplasje midis jush dhe Spahos, e keni telefonuar duke e ofenduar? Gjithçka ka të bëjë me çdo interes apo marrëdhënie me njëri tjetrin padiskutim që…
Iriada Shahollari, e njohur thjesht si Ada, konkurrentja e “Për’puthen nga qyteti i Skraparit, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me hyrjen e saj në programin e dashurisë, për shkak të pamjes së saj. Ada e ka pranuar dhe vetë se ka bërë ndërhyrje estetik, madje vetë ajo punon si infermiere esteiste, dhe kjo ka nxitur reagime të shumta në mediat sociale. Pas pjesëmarrjes në “Për’puthen”, tashmë kanë nisur të hapen edhe dyert e para për Adën. Kështu, ajo do marrë pjesë në klipin e këngës së re të reperit MatoLale. Fillimisht, kur në rrjet u publikuan disa foto të dyshes…
Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën. Të shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi. Instagram thotë se ka një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu thotë se ka një gabim për përdoruesit që përpiqen të identifikohen. Rreth 78 përqind e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me faqen e parë të facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk përdorin dot Whatsapp.
Nëse alergjitë tuaja shfaqen gjithmonë në shtëpi dhe shpesh zgjoheni me sinuse të bllokuara, dhoma juaj e gjumit ka të ngjarë të jetë fajtori. Shtëpia shpesh është plot me alergjenë të zakonshëm, duke filluar nga myku, pluhuri e deri tek kafshët dhe insektet e shtëpisë. Ekspertët zbulojnë se një gram pluhur përmban deri në 10,000 alergenë, të prodhuar nga insektet e ndryshme që futen në shtëpi në mënyrë tinëzare. Për të kuptuar nëse simptomat tuaja lidhen me ndonjë alergji të mundshme, mjekët këshillojnë të bëni fillimish një test alergjie. Në këtë mënyrë do ta keni më të thjeshtë të shmangni…