Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherësh drejtues politik i Elbasanit, Damian Gjiknuri ka qenë sot në këtë qytet dhe ka mbledhur Asamblenë e Partisë. Nga bastioni i PS që për shumë vite është drejtuar nga Taulant Balla, ai tha se ka filluar një proces analize me elektoratin. “Ne kemi filluar punën për zgjedhjet vendore dhe kjo analizë është shumë e rëndësishme për të hedhur bazat e mundshme për të pasur një organizim të duhur të PS, që PS të mos presë thjesht fushatën zgjedhore por përkundrazi në cdo moment PS të jetë e gatshme për ti fituar ato”, tha…

Read More

Kreu i selisë blu ka pritur këto dy ditë kryetarët e degëve të Tiranës bashkë me deputetët për ti dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimarrjen për nismën e Sali Berishës. Në takimin ku ishin të pranishëm Basha, Shehaj, Bardhi, Duma, Vokshi dhe 6 kryetar degësh fillimisht foli krye demokrati Lulzim Basha përgjatë 40 minuta. Sipas raportimit të gazetarit Mariglen Kume në “Panorama”, debati nisi menjëherë kur mori fjalën Agron Shehaj i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve…

Read More

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi në mjetet e tyre janë gjetur doza kokainë, eksazi dhe hashash. Këta shtetas kanë qenë në festivalin e njohur që zhvillohet në Shëngjin, UNUM Festival. “Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë gjatë aktivitetit UNUM Festival, shërbimet e Policisë bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali. Si…

Read More

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj thirrjes së ambasadores së SHBA ,Yuri Kim e cila tha se PD-ja duhet të shohë nga e ardhmja pa një këmbë të ngecur në të shkuarën. Përmes një postimi në Facebook, ai ka renditur disa arritje të kësaj force politike, të cilat sipas tij nuk mund të harrohen dhe duke bërë që çdo demokrat të ndihet krenar. “E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i…

Read More

Është publikuar biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut, e regjistruar gjatë momentit kur ky i fundit u mor peng dy ditë më parë. Dushku, i cili ndodhet në një burg të Greqisë, ka kërkuar të dijë se cilët janë personat që e kanë futur “mbretin” e Instagramit ta shajë në videot live. Ky i fundit është shprehur se të gjithë kanë kërkuar për të sharë atë, por nuk ka dhënë emra. I pyetur nëse ka qenë Stresi njëri prej tyre, ai e ka mohuar. Sakaq, mbrëmjen e djeshme, Kozaku doli live sërish për të sqaruar edhe njëherë historinë e rrëmbimit.…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga dita e hënë do të hapet aksi linear nga rrethrrotullimi Shqiponja, te Pallati me Shigjeta, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës. Autoriteti njofton se do të ketë ndryshime në qarkullim në këtë aks. Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. Duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një…

Read More

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Vlorës, pasi ka kanosur më thikë nipin e tij.about:blank Sipas policisë shtetasi G.B, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me dënimin me burg të kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjatë një interviste nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”. “Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti po të flasim…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku ka dhënë një intervistë për televizionin francez TV5monde. Në bisedën e shkurtër me gazetaren franceze, kreu i qeverisë u është përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me të ardhmen evropiane të vendit, eksodin e popullsisë dhe pritjes së refugjatëve nga Afganistani. I pyetur nëse Shqipëria po përpiqet që të fitojë favore nga Uashingtoni duke strehuar të paktën 4,000 refugjatë afganë, Edi Rama tha se kërkesa për strehimin e tyre nuk erdhi nga qeveria amerikane por nga organizata humanitare në SHBA. Siç është shprehur dhe herë të tjera, kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend…

Read More

“Presidenti tashmë ka arritur në përfundimin se nuk do të ishte e përshtatshme që të zbatojë kompetencat që gëzon në këtë drejtim”, tha sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit, njoftoi të enjten se ka thirrur për të dëshmuar katër ish-anëtarë të administratës së zotit Trump, mes tyre Mark Meadows dhe Steve Bannon. Më 6 janar një turmë përkrahësish të zotit Trump sulmuan Kapitolin ndërsa ligjvënësit po çertifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhje. Zoti Trump ka bërë të ditur se do të synon…

Read More

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar thotë se përparësia kryesore në këtë detyrë do të jetë integrimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një intervistë gjithëpërfshirëse për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, zoti Escobar, i emëruar rishtazi në këtë detyrë, ndalet në tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dialogut mes tyre, luftën kundër korrupsionit, përcaktimin publik nga Sekretari i Shtetit të ish Kryeministrit Sali Berisha, në situatën në Bosnje Hercegovinë dhe në rolin e Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor. about:blank I pyetur…

Read More