Një Kupë Bote çdo dy vjet nuk ishte thjesht ëndërr, por FIFA e kishte planifikuar në detaje, për të rritur aktivitetet e mëdha, por nisma refuzohet about:blank Mjafton një plan i një institucioni që të sjellë reagimin ekzemplar të atyre që u prishen interesat dhe kështu ka ndodhur mes FIFA-s nga një anë dhe UEFA-s e klubeve të mëdha nga ana tjetër. Kështu, FIFA ka propozuar organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet, si pjesë të një projekti të saj që do të përmbyste kalendarët e futbollit, por kundër kësaj ideje, është pozicionuar edhe Shoqata e Klubeve Europiane, që…
Author: tirana
Një kamion ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në Kozare të Kuçovës duke u përmbysur në anë të saj. Prej më shumë se një ore drejtuesi ndodhet i bllokuar. Forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e tij nga kamioni. “Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilëve votuesit mund të vënë nga një kryq te fleta e votimit këtë të dielë. Katër prej tyre rrëfejnë për DW për motivet dhe sfidat e tyre në Gjermani. Këto ditë Kastriot Krasniqi e ka kalendarin plot. Paradite në punë, në një kompani sigurimesh, pasdite në fushatë. 29-vjeçarit të lindur në Kosovë i duhet të sqarojë në këto takime jo vetëm politikën që përfaqëson, por shpesh edhe se si shqiptohet emri që shihet këto ditë në posterat e qarkut Rheinisch-Bergisch. “Unë e them me shumë kënaqësi që jam nga Kosova”, thotë Krasniqi…
Infektimet nga Covid-19 vijojnë të shënojnë shifra të larta në të gjithë botën. Ndonëse disa vende kanë shtrënguar masat anti-Covid, kjo gjë ende nuk ka sjellë ndonjë përmirësim shumë të ndjeshëm të situatës epidemike. Doktor Sanjay Gupta, renditi pesë vende ku ka më shumë gjasa të transmetohet koronaviriusi Objekte fetar Ndonëse shumë ndërtesa fetare nuk kanë pësuar kufizime nga autoritetet kompetente, duhet të keni kujdes kur i vizitoni, sepse për shkak të fluksit të madh të njerëzve, virusi transmetohet lehtësisht në këto vende. Hotel Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga…
Mediat kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi Greqinë, ku 20-vjeçarja Caroline Crouch u vra nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos. Protothema ka nxjerrë fotot e dhomave nga shtëpia famëkeqe në Glyka Nera. Siç duket nga pamjet, pasi ka vrarë gruan, Babis ka kthyer çdo gjë mbrapsht në banesë për të mbështetur idenë e tij se kishin rënë pre e grabitësve. Rafte të hequra nga komodinat, abazhurë në tokë, enë të hedhura e rroba gjithandej. Kjo ishte skena që piloti 32-vjeçar kishte menduar se do ta shpëtonte. Aty dallohet edhe ngjitësja që ai ka përdorur për…
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar në rrjetet sociale menaxhimin që qeveria bëri gjatë pandemisë, duke marrë shembull rimbursimet që janë bërë për ilaçet. Sipas saj, gjatë pandemisë shqiptarët kanë shpenzuar 30 milion euro për ilaçe, por qeveria ka rimbursuar vetëm 231 mijë, as 1% të vlerës së harxhuar. Tabaku thotë se kjo tregon se qeveria politikën e përdor jo për t’u shërbyer qytetarëve, por për t’u pasuruar vetë. “Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro. As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar…
Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, paralajmëron se do të hetohet deri tek i vrari dhe predha e fundit. POSTIMI I PLOTË Kaq? ORA PER TE HETUAR NGA A-ja TEK ZH-ja! GJITHKEND-deri tek i vrari i fundit; GJITHCKA-deri tek predha e fundit!
Mikela është nevrikosur keq nga një koment i Julit, i cili kujtoi të shkuarën e saj duke nxitur reagim tepër të ashpër. Ajo kërkoi që të mos përmendet më e kaluara me ish partnerin ndërsa zbuloi se ka pasur një telefonatë me nënën e saj për një koment të Brunos. Bruno i ka kërkuar ndjesë dhe e shpjegoi arsyen përse ia ka përmendur të kaluarën në një prej puntatave të tjera. Juli: Argjendi është mashkulli që Mikela mund ta vejë në gjumë e të dalë në dhomën tjetër të flasë në telefon me ish të dashurin. Mikela: Hera e parë…
Tre shqiptarë dhe dy italianë janë arrestuar nga policia e Cuneo-s në Itali, pasi akuzohen për trafik kokaine. Mësohet se dy italianët e arrestuar mësohet se ishin të moshës 45 dhe 52-vjeç, ndërsa tre shqiptarët ishin të moshave 22, 27 dhe 55-vjeç. Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra. Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër. Sipas mediave italiane të arrestuarve u është kapur një sasi prej 3 kg kokainë si…
“Fotografia është një frymëmarrje për mua. Duke fotografuar, duke kërkuar në këtë rast portretin mundohem që të gjej jetën brenda tij, se si funksionon jeta…”, shprehet fotografi Edvin Çelo lidhur me ekspozitën e tij fotografike “Portrete-Anatomia e Imazhit”, të çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Ndryshe nga ekspozitat që jemi mësuar të shohim, Çelo ka “gdhendur” imazhet e një larmishmërie figurash publike shqiptare duke nisur nga bota e artit për të përfunduar te ajo e politikës, si: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Lorik Cana, Robert Ndrenika, Erion Veliaj, Fatos Nano e plot të tjerë. Duke qenë se këto personazhe publike janë parë…
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. Në komunikatën nga Presidenca, Osmani ripërsëriti kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja. Sipas Osmanit Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione…
Një 22-vjeçar në Kinë ndërroi jetë pas piu 1.5 litër Coca Cola brenda 10 minutave. Mjekët thonë se konsumimi i shpejtë i pijes e çoi në një grumbullim të gazit në trupin e tij, duke e ulur oksigjenin, ç’ka i shkaktoi vdekjen. Ai shkoi në spital gjashtë orë pas konsumimit të pijeve të gazuara, duke u ankuar për dhimbje të forta dhe fryrje të stomakut. Testet e kryera mbi 22-vjeçarin kur ai u vizitua për herë të parë nga mjekët, treguan disa shenja shqetësuese. I riu i cili nuk mendohej se kishte ndonjë problem shëndetësor, kishte një rritje të rrahjeve…