Vitin e kaluar Alketa Vejsiu realizoi një ëndërr të fëmijërisë, duke u ngjitur në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo ishte në mesin e 10 prezantueseve të Sanremo 2020, që u bënë pjesë e këtij festivali gjatë netëve të ndryshme. Prezantuesja shqiptare u shfaq në natën e tretë të festivalit, krah Georgina Rodriguez dhe Amadeus. E pas realizimit të kësaj ëndrre ajo tashmë dëshiron të ngjitet në skenën e “Eurovision”. Në një intervistë virtuale të realizuar me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur nëse ka ndonjë ide për televizionin italian. Kësaj pyetjeje i…
Author: tirana
I ftuar në Festivalin e Filmit në San Sebastian për të marrë çmimin prestigjioz Donostia, Johnny Depp ka njoftuar se ka themeluar një kompani të re evropiane të prodhimit kinematografik me seli në Mbretërinë e Bashkuar, me emrin IN.2 Film. IN.2 përshkruhet si një “shtëpi prodhimi me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e interesuar për të marrë frymëzim nga skenaret origjinale, veprat letrare dhe teatrale për të krijuar prodhime filmi, televizioni dhe teatri që përqendrohen në ndjeshmërinë evropiane për të depërtuar në tregun amerikan”. IN.2 në fakt do të jetë “motra” e shtëpisë së prodhimit amerikan të Depp në Los…
“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Burime bëjnë me dije më herët se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV” Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës. Kësaj here burime për “IconStyle.al”, kanë mundësuar disa pamje të ambienteve të shtëpisë së reality show të shumëpritur. Deri tani kemi zbuluar emra pjesmarrës si: Sheila…
Dorëhiqet kreu i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima, 5 muaj pasi nisi detyrën në këtë institucion. Ne vend të tij u emërua Aida Demi, drejtore juridike e këtij institucioni. Kujtojmë se Demi është drejtorja e tretë që vjen në këtë institucion brenda vitit 2021.
Qyshkur u bën publike ftesat e dasmës që do të bëhet më 1 tetor, Rudina Dembacaj ka udhëtuar drejt Milanos, ku ka ndarë me fansat vazhdimisht foto. Nga ato që kemi parë, duket se për aktoren e njohur ky është një muaj mjalti para dasme. Ajo duket më e lumtur se kurrë dhe ka marrë hirin që zakonisht marrin vajzat para se të veshin fustanin e bardhë. Së fundmi ajo ka ndarë me fansat e saj një foto ku shihet së bashku me bashkëshortin e saj, Mark Frroku në momente të lumtura. “Dhondri” shkruan Rudina në foton e postuar, ku…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Holandës, Mark Rutte, në selinë e OKB. “Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri Rama.
Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ajo thotë se i ka sjellë atij, porositë nga Washingtoni të cilët janë të gatshëm për të punuar me PD-në. “Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni. Ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë. Pata mundësinë që t’u jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në PD për ta ndarë atë që kam kam mësuar…
“Reality shoë” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”. Që në momentin që u përfol se ky “reality shoë” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës. Këtë herë bëhet fjalë për këngëtarin Kastro Zizo. Emra të tjerë të cilët kemi zbuluar janë: Sheila Haxhiraj, Ema Andrea, Albërie Hadërgjonaj,…
Ushtrimi është një pjesë me të vërtetë e rëndësishme e rimëkëmbjes pas një operacioni cezarian. Sidoqoftë, duhet të dini se kur saktësisht të filloni dhe çfarë ushtrimesh të bëni në mënyrë që të parandaloni që diçka të shkojë keq dhe të jeni në rrugën e duhur për t’u rikuperuar. 18 orë pas lindjes Prerjet cezariane bëhen kryesisht nën një anestezi spinale, që shkakton humbje të ndjeshmërisë në gjysmën e poshtme të trupit. Duhen afërsisht 18 orë për të filluar të ndjeni këmbët tuaja. Në momentin që filloni të ndjeni këmbët, mjeku ndoshta do t’ju kërkojë të bëni ushtrime të thjeshta…
Pavarësisht rezultateve të dobëta të Barcelonës në tre ndeshjet e fundit kundër Bayern Munich, Granada dhe Cadiz, Ronald Koeman do të vazhdojë në rolin e tij si trajner kreu përpara ndeshjes të së dielës në Camp Nou kundër Levantes. Joan Laporta ka vendosur të mos bëjë asnjë lëvizje drastike në lidhje me të ardhmen e Koeman pasi patën mundësinë të bisedonin në rrugën e tyre të kthimit në Barcelonë, pas barazimit 0-0 të klubit në Cadiz Presidenti dhe trajneri analizuan rezultatin e së enjtes, në të cilën Koeman dhe Frenkie de Jong u ndëshkuan nga gjyqtari. Megjithatë, Barcelona ka përpara…
Pasi shijoi në maksimum pushimet e saj verore (të vonuara për shkak të punës), moderatorja Luana Vjollca ka llastuar veten e saj me një blerje të re. Bëhet fjalë për një vilë në një zonë të njohur të Kosovës, ku kanë marrë shtëpi edhe disa personazhe të tjerë të njohur të ekranit. “Tashmë edhe me një banesë në Kosovën time të shpirtit”- shkruan moderatorja duke gëzuar fansat e saj në Kosovë, që tashmë do ta kenë më pranë Luanën dhe do të mund ta takojnë më shpesh. Ajo ndau gjithashtu pamje nga zona e vilave, duke i kërkuar ndjekësve të…
Ajo mbushi 40 vjeç por vazhdon të jetë një diva. E tillë do të jetë edhe nëse mbush 100! Këtë 40-vjetor, Beyonce ka nxjerrë më shumë mësime nga jeta dhe i ka shkruar vetes një mesazh që duhet ta lexojnë të gjithë. “Sa më e pjekur bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im. Kam një liri dhe çlirim duke e ditur se ia kam dalë në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje për të shijuar frytet për të cilat kam punuar aq shumë, për të mbjellë gjithë jetën…