Dashi Situata juaj e dashurisë nuk është sigurisht më e mira, në fakt këtë të enjte 16, do të ketë shumë nervozizëm. Gjatë ditës mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, kini kujdes. Demi Polemikat në dashuri do të jenë të pashmangshme dhe mund të merret një vendim drastik. Sa i përket punës, ditë ideale për të kryer biznes të mirë. Binjakët Në dashuri mundohuni të evitoni grindjet me partnerin. Në punë do të keni avantazhe dhe priten lajme të mira së shpejti. Gaforrja Dashuria do të jetë qendra e vëmendjes nesër dhe do të kaloni shumë…
Author: tirana
Brenda vitit 2021, pritet të nisin punime për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Kjo është një nga pikat e programit të qeverisë “Rama 3”. Në fushën e transportit, qeveria thekson se brenda këtij viti pritet të nisin edhe punime për Aeroportin e Vlorës, në mënyrë që ai të jetë gati në vitin 2024. Punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit pritet të përfundojnë brenda dhjetorit ndërkohë që aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën ardhshme (Maj 2022). Në janar 2022 nis puna për transformimin e Portit aktual të Durrësit në atë që qeveria e quan hapësirën moderne të kompletuar në marinë jahtesh,…
Pele ka dalë sot nga spitali, duke konfirmuar se gjendja e tij është e mirë. Legjenda e futbollit ishte spitalizuar për gjashtë ditë me një gjendje shëndetësore (që nuk është bërë e ditur), por që nuk ishte serioz. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Pele ka falënderuar tifozët për mesazhet e pranuara. “Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendoni për asnjë minutë që nuk kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu. Faleminderit shumë secilit prej jush, që më kushtuat një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive. Dashuri, dashuri…
Të ardhurat nga TVSH-ja duket se kanë mbajtur peshën më të rëndësishme të të ardhurave doganore në 8 muajt e parë të vitit. Por çfarë u importua më shumë gjatë periudhës Janar-Gusht dhe cfarë u konsumua më shumë? TVSH-ja doganore ka kontribuar në buxhet me afro 17.1 miliardë lekë më shumë në 8 muajt e parë të vitit. Ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e rritje e importit të mallrave për konsumit të përditshëm dhe rritja e karburantit të importit përkatësisht me nga 3 miliardë lekë. 2.1mld lekë më shumë janë mbledhur nga rritja e importit të automjeteve…
15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara. Menjëherë pas lindjes çifti zbuluan edhe portretin e vajzës dhe ndajnë shpesh momente nga përditshmëria me të. Mami Orinda është më aktive në rrjete sociale, duke qenë se nuk i është rikthyer ende punës. Ajo tregon herë pas here për ndjekësit se si kujdeset për Atarën e vogël dhe së fundmi duket se ka marrë vërejtje për faktin se…
Gjykata ka legjitimuar shkarkimin e Voltana Ademit nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë duke pranuar regjistrimin e organeve të reja drejtuese të saj.Me vendimin datë 31.08.2021, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive vendosi shkarkimin e Voltana Ademit, si Kryetare e SHBSH-së. Në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu si Kryetar i ri i Shoqatës, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë Përmet dhe Ilir Xhakolli Kryetar i Bashkisë Pogradec. Në këtë mbledhje, Asambleja zgjodhi edhe Komitetin e ri Drejtues të përbërë nga Bashkitë: 1) Lezhë; 2) Mat, 3) Klos;…
Gigi Hadid u shfaq në Met Gala 2021 dhe dukej mahnitëse e veshur me Prada. Po ajo që ra në sy ishte se modelja kaloi e vetme në tapetin e kuq – pavarësisht spekulimeve, ose më saktë shpresës së fansave, se i dashuri i saj Zayn Malik do të ishte i pranishëm. Pra, ku ishte Zayn? Ai nuk e ka shpjeguar mungesën e tij, por më parë ka thënë se Met nuk është aspak për të. Deklaratën e ai e bëri dikur në një intervistë me GQ. “Nuk është diçka në të cilën do të shkoja,” tha ai. “Më mirë…
Dy efektivë kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lushnjë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se dy efektivët me inicialet E. C. dhe A. P., kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim. Për pasojë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “Arrest në burg” për efektivin E. C., i dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Gjithashtu Gjykata ka vendosur “Arrest në shtëpi” ndaj efektivit me inicialet A. P., i…
Komisioni Europian ka miratuar pasaportën dixhitale të vaksinimit për Shqipërinë dhe 6 vende të tjera. Vendet të cilat ka miratuar KE nuk janë në BE, por tashmë qytetarët shqiptarë do të munden që me një pasaportë dixhitale të një vaksine të miratuar nga EMA të mund të qarkullojnë lirshëm ne Bashkimin Europian. NJOFTIMI I KOMISIONIT EUROPIAN Sot, shtatë vendime të reja që vërtetojnë se certifikatat COVID-19 të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja janë ekuivalente me Çertifikatën dixhitale COVID të BE-së. Si rezultat, shtatë vendet dhe territoret do të lidhen me sistemin e BE -së…
Doza e tretë përforcuese anti-Covid nxit një reaksion zinxhir në organizëm që prodhon antitrupa mbrojtës ndaj virusit deri në 10 herë më shumë se sa doza e dytë, thotë një studim serologjik i kryer nga spitalet izraelite. Rezultatet janë paraprake dhe në testime janë përfshirë stafet e spitaleve, përfshirë këtu mjekë, infermierë dhe sanitarë. Të dhënat janë optimiste edhe për kohëzgjatjen e mbrojtjes së siguruar pas dozës së tretë, nisur nga fakti që studime të shumta po konfirmojnë gjithnjë e më shpesh se kohëzgjatja e mbrojtjes pas dy dozave është vetëm për pak muaj. Studimi krahasoi nivelet e antitrupave pas…
Në Dhërmi vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar një video ku shihen fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit teksa shembin një godinë një katëshe. Nisjen e fazës së dytë të operacionit Çuçi e njoftoi në fillim të muajit shtator, ku po në Dhërmi u shemb me tritol një tjetër objekt pa leje. Ai thotë se ky nuk është një aksion, por një punë që do të vazhdojë kudo ku ka abuzim me ndërtimet. “Vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve të radhës pa leje në Dhërmi.…
Një vendim i rëndësishëm pritet të merret nga Italia për sa i përket vaksinimit me detyrim të popullsisë. Mediat italiane raportojnë se qeveria ka vendosur që të kërkojë “Pasaportën Jeshile” për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat. Askush prej tyre nuk do të pranohet në punë nëse nuk është vaksinuar. Vendimi, i cili pritet të firmoset nesër nga kryeministri Mario Draghi do të të fillojë të aplikohet mes datave 10-15 tetor dhe do të përfshijë të gjithë Italinë.