Author: tirana

Për të lehtësuar punën kundër krimit, qeveria ka vendosur që përmes miratimit të një ligji të ri t’i japë akses policisë së shtetit në regjistrat e llogarive bankare, pasurive të paluajtshme, transaksioneve, etj. “Hartojmë ligjin që siguron dhe zgjeron aksesin e policisë së shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave” është një nga pikat kryesore të objektivave për policinë e shtetit.

Read More

Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri gjatë vizitës në Fier u shpreh se ky qark nuk pati rezultatet që kërkuan në zgjedhjet e fundit parlamentare prandaj do të bëjnë një analizë të thellë pasi Fieri ka qenë i rëndësishëm për PS. “Ky qark nuk pati rezultatet që kërkuam në zgjedhjet e fundit parlamentare prandaj do të bëjmë një analizë të thellë pasi fieri ka qenë i majtë, i rëndësishëm për PS. Fieri për ne ka dendësi të jashtëzakonshme dhe fitorja e zgjedhjeve lokale do të jetë një tregues për zgjedhjet e radhës parlamentare”, tha Gjiknuri.

Read More

Gjatë ditëve të fundit një debat i fortë është ngritur mbi përbërësit e vaksinave kundër Covid-19. Në rrjetet sociale u përfol se vakinat kanë element si metali, xhelatinë dhe konservant. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka publikuar përbërjen e vaksinave Pfizer dhe Moderna, ku thotë se nuk kanë asnjë elementë të tillë, ndërsa shton se përmbajtja e tyre është kryesisht me polietilen glikol. “Kush janë përbërësit e përfshirë në vaksinat COVID-19 (mRNA)! Duke parë se kohët e fundit diskutimi mbi vaksinat me (mRNA) ka krijuar një konfuzion të madh te…

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë shtetasi N. H., 65 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare. Gjithashtu, është arrestuar edhe shtetasi A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.

Read More

“Për’puthen” ka nisur sezonin e tretë, me të njëjtën formulë, nga e hëna në të premte në orën 18:15. Edhe këtë sezon moderimi i është besuar Bora Zemanit kurse opinionist është Arjan Konomi. Deri më tani janë prezantuar 5 vajzat dhe djemtë, por edhe në ditët në vijim do të prezantohen të tjerë konkurrentë. Olsa Muhameti zbulon të tjera detaje lidhur me vazhdimësinë e emisionit, nga “Për’Puthen Prime” ek përjashtimi i konkurrentëve Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo i ka dhënë përgjigje një nga pyetjeve më të shpeshta të ndjekësve: “A do të rikthehet Për’puthen Prime?”. Olsa ka zbuluar…

Read More

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar të mërkurën për fillimin e gjykimit të parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke paraqitur kryesisht të dhëna për krijimin e kësaj gjykate dhe për të akuzuarit. Gjykimi i parë u hap të mërkurën në një gjykatë speciale që po merret me krimet e viteve 1998-1999 në konfliktin e Kosovës, shkruan Reuters. Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan në vitin 2015 për t’i trajtuar krimet që nuk janë gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë i Kombeve të Bashkuara, i cili ndoqi penalisht individë për krime gjatë luftërave të…

Read More

Kim Kardashian i befasoi të gjithë teksa mori pjesë në Met Gala me një veshje të pazakontë. E frymëzuar nga ish-burri, Kanye Ëest, ajo kishte mbuluar plotësisht fytyrën me veshjen e zezë Balenciaga. Veshja e saj bëri xhiron e rrjetit, madje nuk munguan as meme-t qesharake lidhur me të. Kardashian ka ndarë së fundmi disa foto nga eventi që u mbajt të hënën, bashkë me një përgjigje për kritikat.  “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”, shkruan ajo. View this post on Instagram A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) Nuk është hera e…

Read More

Shqipe Hysenaj, është një nga ish-konkurrentet e sexonit të dytë të “Për’puthen”, që bëri shumë “zhurmë” në program. Prej disa ditësh, ajo po kalon pushimet në Dubai, nga ku ka postuar foto e video të ndryshme në rrjetet sociale, pa treguar se kush e shoqëronte. Prive publikoi disa foto eskluzive ku Shqipja ishte në praninë e një djali. Fotot u bënë virale dhe përflitej se bëhej fjalë për partnerin e ish-konkurrentes. Megjithatë, Shqipja ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet. Ajo ka postuar një foto me vëllain e saj, e krahas fotos ka shkruar “Ju prezantoj me vëllain, ‘të dashurin’, ‘sheikun’.…

Read More

Në programin qeverisës të mazhorancës socialiste për mandatin e tretë është parashikuar ofrimi i një shumë prej 1 milionë lekësh, si mbështetje financiare për të ndihmuar në strehimin e familjeve të reja. Kjo pagesë parashikohet t’i jepet çdo familjeje të re, si ndihmë për pagesën fillestare, ose për zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Programi i strehimit parashikon gjithashtu ndërtimin e 2 mijë banesave në vit, në bashkitë e mëdha me prurje të larta demografike, të cilat do të vihen në funksion të familjeve që nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja. Strehimi Familjeve të reja do t’u…

Read More

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother VIP”, që duket se po pritet me shumë entuziazëm, kjo nisur edhe nga ndërprerja 4-vjeçare e programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, po zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët, ndonëse jo ashtu siç prisnim. Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra. Megjithatë, në rrjet përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj. View this post on…

Read More

Jul deda feston ditëlindjen nën shoqërinë e Turjan Hysës dhe të të tjerëve. Në tortën që i kanë bërë surprizë për ditëlindje, është vizatuar koka e Sali Berishës. “Lider lind nuk bëhesh gjatë rrugës”, shkruhet në tortë. Ndërkohë miqtë e tij, së bashku me Turianin e ngacmojnë Jul Dedën duke i thënë së do të presë kokën e Berishës me thikë.

Read More

Një kompani financiare do të paguajë 1 mijë e 300 dollarë për atë që do të mund të shikojë 13 filma të frikshëm gjatë muajit tetor. Kjo vjen si një përpjekje për të gjetur nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij. CNN shkruan se “FinanceBuzz” po kërkon të punësojë dikë që do të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm, ndërkohë do ti monitorohen rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit. “Për nder të sezonit të frikshëm, ne në FinanceBuzz po “vdesim” të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë japin apo jo frikë më…

Read More