Author: tirana

Anemia është sëmundja që lidhet me uljen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe pakësimin e përqindjes së hemoglobinës.Së fundmi është kthyer në një nga problemet shëndetësore kryesore të shqiptarëve bazuar në të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org dhe kontaktet me mjekët e specializuar në qendrat e kujdesit shëndetësor të vendit. Të prekurit nga anemia kanë lëkurë dhe mukoza të zbehura, lodhen shpejt, ndjejnë këputje dhe apati, nuk kanë oreks dhe shfaqin ulje të presionit arterial. Ata që vuajnë nga anemia kanë edhe rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymemarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe shikim të…

Read More

Vaksinimi me detyrim kundër Covid-19 mund të shtrihet së shpejti edhe në sektorin Call-Center. Kjo do të bënte që pas një viti e gjysmë pune nga shtëpia, rreth 22 mijë të punësuarit në këtë sektor mund të riktheheshin fizikisht në salla. Ilir Xhemalaj, kryetar i Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë, teksa pohon se aktualisht nuk ka asnjë Call Center që detyron kryerjen e vaksinës, thotë për A2 se sinjalet që çojnë drejt imunizimit të detyruar të punonjësve nuk mungojnë. Për Xhemalajn, tashmë ka ardhur koha që punonjësit t’i rikthehen punës fizike në Call-Centera por një mendim paksa ndryshe kanë të…

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ngjela ka paralajmëruar arrestimin e parë në politikën shqiptare. Ai shprehet se Sali Berisha do të marrë goditjen e madhe nga SHBA. Postimi i Spartak Ngjelës Dy janë goditje e mëdha që i kanë dhënë antihistorisë së Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këta njëzet vitet e fundit. Cilat janë këto? Janë: Pavarësia e Kosovës, dhe likuidimi drastik i Sali Berishës Po Saliu e di këtë? Sigurisht që e di. Por, pse ai po reagon me kaq vulgaritet në këtë kohë, pasi është shkarkuar nga Basha? Sepse mendon…

Read More

Mbrëmja e sotme do të rezervojë një superpërballje midis Liverpulit dhe Milani e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Kuqezinjtë rikthehen pas 7 vitesh në Champions dhe të gjithë do të jenë me sy nga Milani, pasi është një ndër skuadrat më të titulluara të kompeticionit. Kjo përballje midis të dyja skuadrave njihet për spektalin që prodhon nisur dhe nga dy finalet e Champions-it në vitet 2005 dhe 2007, në të parën që foli për Liverpulin, ndërsa dy vite më vonë Milani u hakmor.

Read More

“RSV” njihej nga mjekët si një virus sezonal që u shfaq në dimër, por në muajt e fundit, në Hemisferën Veriore ka pasur një rritje të habitshme të rasteve. Në fillim të vitit 2021 stafi në Spitalin e Fëmijëve “Maimonides”në Brooklyn, New York, kishin filluar të ndjenin një ndjenjë lehtësimi të kujdesshëm. Rastet e Covid-19 në qytet po binin. Si një efekt anësor i distancimit shoqëror, mbajtjes së maskave dhe larjes së duarve, ata kishin parë gjithashtu shumë më pak infeksione të tjera, siç është gripi. Por më pas në mars një numër në rritje i fëmijëve dhe foshnjeve që…

Read More

Anëtari i Kryesisë së FRPD-së Ermir Gjeta, ka folur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-se. Ai ka theksuar se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën ka qenë personal i Bashës, të cilin e ka marrë pa e pyetur anëtarësinë. Gjithashtu anëtari i Kryesisë së FRPD, ka deklaruar se ky vendim mund të sjellë përçarje në parti. “Vendimi për përjashtimin e Berishës ishte i gabuar. Duhej të merrej dhe të respektohej mendimi dhe vendimi i çdo anëtari në Partinë Demokratike. Vendimi çon PD-në drejt përçarjes, kjo sepse Sali Berisha ka qenë personi, pse shumica janë anëtarësuar…

Read More

Në prag të seancës parlamentare ku qeveria ‘Rama 3’ pritet të betohet dhe të marrë bekimin e Parlamentit për programin e ri qeverisës. Ashtu si në 2017 opozita nuk do ketë asnjë pyetje për qeverinë e re në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për vete për t’i bërë oponencë programit qeverisës. Mazhoranca parashikonte që debati të zgjaste 6 orë, por në konferencën e kryetarëve përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar t’i jepet çdo deputeti 10 minuta kohe për të debatuar. Shtyllat kryesore të kundërshtisë së opozitës do jenë pandemia, tërmeti dhe zgjedhjet e 25 Prillit. Në mbledhjen…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë demokratike do të nisë mbledhjen në selinë blu. Në një njoftim për shtyp theksohet se tema do të jetë seanca e nesërme në kuvend. “Përshëndetje! Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi. Ju faleminderit!”, shkruhet në njioftim.Ora 10:00 e të enjtes do ta gjejë parlamentin në seancë plenare, ku do të votohet qeveria e re dhe kryeministri Edi Rama do të shpalosë programin politik të qeverisjes për katër vitet e ardhshme. Më pas kryeministri do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve nga ku do të…

Read More

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar mjeku alternativ, Yli Merja, i cili ka dhënë një sërë informacionesh për kujdesin ndaj shëndetit. Por ketë herë më shumë për antibiotikun natyror i cili është vaji i rigonit. Por se çfarë përfitimesh kemi dhe se si duhet ta përdorim, ai e ka shpjeguar në studio. Vaji i rigonit, antibiotiku më i fuqishëm natyral i cili shkatërron 30 baktere dhe shërben kundër infeksioneve, mykut dhe ftohjes. Vaji i rigonit është një vaj esencial i fuqishëm i nxjerrë nga bima e rigonit, i cili mund të konkurrojë mjaft mirë me antiobiotikët,…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur të ndëpresë procesin e rivlerësimit për dy gjyqtarë dhe një ndihmës ligjor, për shkak të dorëheqjes së tyre. Gjithashtu, është vendosur t’u hiqet e drejta për tu rikthyer në sitemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. KPK publikoi të martën dy vendimet e të hënës më 13 shtator për ndëprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës Arben Mullaj dhe këshilltarit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë Gent Pejo. Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, vendimi është marrë të premten më 10 shtator. Në…

Read More

FBI i ka dhënë një goditje të fortë Mafias në Nju-Jork dhe Nju Xhersi, pasi ka arrestuar të gjithë figurat kryesore të familjes Colombo, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të parave, infiltrimit përmes kërcënimit në sindikata, zhvatje, etj. Prokuroria bëri të ditur se në pranga përfundoi Andrew Russo, 87 vjeç, i cili besohet se është kreu i familjes Colombo. Gjithashtu, autoritetet arrestuan zëvendësin e tij, 83-vjeçarin Benjamin Castellazzo, si dhe 7 anëtarë të tjerë të familjes. Prokurorët thanë se akuza ishin ngritur edhe ndaj këshilltarit të Russo-s, 66-vjeçarit Ralph DiMatteo, por ai mbetet në arrati. Mes të…

Read More