Nuk mjafton të luash mirë, sidomos kur bëhet fjalë në Champions League. Kjo i ndodhi Interit në “San Siro” ndaj Realit të Madridit. Spanjollët edhe njëherë treguan se mbeten zotër të këtij kompeticioni. Los Blancos e drejtuar nga Carlo Ancelotti fituan 1-0 në fund, pikërisht në minutën e 89-të, kur Rodrygo konkretizoi pasimin e Camavigna-s. Dëshpërim në radhët e zikaltërve, të paktën nga ajo që dhanë në fushë, nuk e meritonin të humbnin. Të dhënat, megjithatë, si gjithmonë të ftohta dhe cinike, japin një realitet të qartë: Inter ka fituar vetëm 5 nga 19 ndeshjet e fundit të luajtura që…
Author: tirana
Ka mjaftuar një tjetër postim në Instagramin e Elhaida Danit për të kuptuar se në 20 shtator po “gatuhet” vërtet diçka e madhe. Këngëtarja e njohur shqiptare ka hedhur disa foto në profilin e saj, e shfaqur sërish në një studio produksioni, por kësaj here në krah ka edhe tre artistë të mirënjohur dhe kompozitorë të talentuar. Fjala është për Elgit Dodën, Kledi Bahitin dhe Alban Kondin, një treshe e shkëlqyer që, me sa duket, do na sjellin një surprizë të madhe në 20 shtator për Elhaida Danin. Këngëtarja shqiptare ka deklaruar gjatë verës se ka në plan një projekt…
Kreu i opozitës Lulzim Basha është shfaqur i qetë gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend. Gjithsesi lideri demokrat nuk ka shfaqur interesim për të dëgjuar Ramën. Basha madje është kapur duke folur në telefon me zë të ulët në Kuvend teksa Rama po prezantonte programin e qeverisë.
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime…
Pas më shumë se 18 muaj në pandeminë e koronavirusit, një numër vendesh kanë vendosur se është koha të hapen dhe të përshtaten duke jetuar me Covid. Disa kanë nivele të lakmueshme vaksinimi, të tjerët kanë vendosur që kostot e kufizimeve të vazhdueshme ekonomike dhe sociale të tejkalojnë përfitimet. Po ju sjellim 5 vendet që po hapen dhe po jetojnë me Covid-19 për të parë nga afër se si funksionojnë strategjitë e tyre të reja. Danimarka Qeveria daneze hoqi të gjitha kufizimet e mbetura të koronavirusit në vend më 10 shtator, duke thënë se Covid-19 nuk ishte më një sëmundje…
Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në seancën plenare e cila ka nisur me prezantimin dhe sfidat e qeverisë në mandatin e tretë. Gjatë fjalës së tij Rama ka theksuar rolin kyç që do të kenë gratë në mandatin e tretë qeverisës. Mirëpo ajo që bie në sy në këtë seancë është prania edhe e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.
Pas përjashtimit nga PD, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur lëvizjet kundër Lulzim Bashës, Mirëpo aksionit të Berishës, duket se ka vendosur t’i bashkohet edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Përmes një postimi në rrjetet sociale Nishani bën të ditur se pasditen e sotme do t’i bashkohet Berishës për një PD të bashkuar, të fortë dhe fituese. Postimi i Nishanit: Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 ! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese ! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !
Në fillim të seancës së sotme plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të vaksinohen kundër Covid. Nikolla po ashtu u drejtoi thirrje deputetëve në sallë dhe që të respektojnë masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre. “Ju lutem të mbajmë maskën, vetëm në momentin kur diskutoni, e do heqim. Duhet të jemi shembull për respektimin e masave të vendosura nga Komitetit Teknik”, tha ajo.
Top Channel ka gjithsej mbi 600 punonjës dhe atyre i është kërkuar që të vaksinohen me detyrim brenda datës 1 Tetor. Urdhri është dhënë për të siguruar një shëndet më të mirë të punonjësve të grupit më të madh mediatik në vend. Për shkak të pandemisë edhe Top Channel ka patur mungesa në staf veçanërisht në momentet e para kur ende nuk kishte dalë në përdorim asnjë nga vaksinat. Së fundmi një pjesë e madhe e punonjësve të Top Channel është vaksinuar dhe pjesa e mbetur pritet që të vaksinohet brenda pak ditëve. Top Channel bëhet kështu e para media…
Pastori Paulin Vilajeti u shpreh sonte se personat që kthehen në kriminelë ndikohen shumë nga familja e tyre. Ai tregon historinë e njërit prej tyre. “Avokat unë jam pastor dhe predikoj fenë. Familja është një problem shumë i madhe në Shqipëri. Unë kam takuar vrasës, kam takuar njerëz që kanë bërë krime. Një burrë vret edhe sepse mbi të është ushtruar dhunë gjatë gjithë kohës. Kur kam folur me njërin, e kam pyetur, përse ke vrarë? Kam vrarë sepse nëna ime më thoshte, ti po han bukë, kurse vëllai yt po han dhe, çohu e vrite. Vrava që të shpëtoja…
Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD-së, sipas Grida Dumës, është një vendim i guximshëm dhe që shpëton partinë. Kështu është shprehur Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD. E pyetur nëse për mendimin e saj, vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte brenda standarteve statutore të partisë, Duma u shpreh se nëse do t’i kërkohej çdo demokrati që të jepte mendimin e tij, do të goditej një akt lidershipi moral. Ajo theksoi se Lulzim Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë. Ky…
Një gjykatës në New York ka bllokuar përkohësisht mandatin e vaksinimit të detyruar për punonjësit e shendetësisë që kundërshtojnë injeksionin për arsye fetare. Gjykatësi i rrethit David Hurd në Utica, New York tha në një urdhër të shkruar se po bllokonte mandatin e vaksinimit prej 27 shtatorit, pasi rregulli nuk lejon përjashtime të bazuara në besimin fetar të punonjësve. Padia u depozitua në gjykatë nga 17 doktorë, infermierë dhe punonjës të tjerë të shëndetësisë që thonë se kriteri shkel të drejtat kushtetuese në disa mënyra. Ankimuesit janë të gjithë besimtare kristianë që kundërshtojnë marrjen e vaksinave prej prezencës se qelizave…