Ndërsa rregullatorët amerikanë po shqyrtojnë mundësine e aprovimit të një doze të tretë vaksine, kompanitë Pfizer dhe Moderna njoftuan se mbrojtja e vaksinave të tyre mund të zbehet me kalimin e kohës. Përpara një takimi të rëndësishëm të administratës për ushqimin dhe barnat ditën e premte, për të diskutuar mbi dozën përforcuese, Pfizer prezantoi një studim që sugjeron rënie të natyrshme të efikasitetit të vaksinës, që sipas shkencëtarëve, nuk lidhet edhe aq shumë me variantin Delta. Të dhënat tregojnë se mbrojtja venitet 6-8 muaj pas dozës së dytë, duke u bërë gradualisht më pak e efektshme në intervale 2-mujore. Efektshmëria…
Author: tirana
Dita e sotme shënon dhe 79 vjetorin e Konferencës së Pezës, një ngjarje në historinë e Shqipërisë që synoi unifikimin e fatorëve të ndryshëm politik në vend për t’u bashkuar kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me përfaqësues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pezë ditën e sotme. Në fjalën e tij kryebashkiaku Veliaj në analogji me simbolikën e bashkmit që pasqyron Konferenca e Pezës, u shpreh se qeveria e mandatit të tretë të kryeministrit Rama do të jetë një besëlidhje…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lefter Koka, ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për ditën e tij të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka, shkruan se nuk ka 16 shtator që ai mos të kujtojë vlerat e ish-kryetarit të PS. “Çdo 16 Shtator nuk mund të kalojë për mua, pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Fatos Nanos. Gëzuar ditëlindjen. Fatosi mbështeti fort falë vizionit që pati shoqërinë e hapur demokratike! Më mirë se kushdo ka ditur të delegojë pushtet, udhëhequr nga filozofia e tij personale ku dominimi i tolerancës, modestisë dhe bashkëpunimi ishin urat lidhëse edhe me besimin…
Një 23 vjeçare në Drenas të Kosovës ka ndërruar jetë 2 ditë pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19. Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar, dhe hedhin akuza se e reja ishte kërcënuar që ta bënte, ndryshe do të humbiste vendin e punës. Telegrafi ka kontaktuar me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të sqaruar informatat rreth arsyes se pse vajza nga Drenasi ka vdekur tri ditë pasi është vaksinuar dhe se a…
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka folur për procesin e fiskalizimit në Kuvend. Ibrahimaj thotë se fiskalizimi është një nga reformat më madhore të 10 viteve të fundit dhe qeveria është munduar që të ketë një qasje të kujdesshme. Po ashtu ajo thotë se biznesi i vogël ka qenë shqetësimi i vetëm, por 53% kanë filluar tashmë procedurat, kurse pjesa tjetër pritet brenda janarit të këtij viti. Pyetja që më është drejtuar ka të bëjë me fiskalizimin si një nga reformat më të mëdha të 10 viteve të fundit. Ne kemi pasur një qasje të kujdesshme ndaj bizneseve…
Tatjana Piro, deputetja e Partisë Socialiste, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, u mor sot me ambulancë nga Parlamenti. Ajo pati luhatje tensioni dhe për këtë arsye ambulanca shkoi me urgjencë në Kuvend. Ajo vuan prej tensionit që pas ndarjes nga jeta të djalit të saj. Vite më parë kur ishte ende me zi për humbjen e vëllait, humbi në një aksident tragjik edhe të birin në ditën e vitit të ri 2015-2016. Përveç humbjeve të dy njerëzve të shtrenjtë, është përballur edhe me kancerin e gjirit. Ka bërë dy ndërhyrje, kimioterapi dhe në fund luftën e ka…
Kuvendi nuk njeh Sali Berishen si pjese te grupit parlamentar te PD. Mesohet se Kuvendi ka njohur kerkesen e PD per grupin e saj parlamentar.
Ka nisur faza e dytë e seancës maratonë në Kuvend, ku po zhvillohet pjesa e pyetje-përgjigjeve nga ministrat dhe deputetët. Kjo pjesë është hapur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila i është përgjigjur pyetjes lidhur me investimet që kanë nisur dhe ato që do të përfundohen brenda mandatit të tretë. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja Balluku renditi projektet e rrugëve, porteve dhe aeroporteve, që sipas saj, do të mbyllen brenda këtij mandati 4-vjeçar, duke përfshirë këtu Portin e Durrësit, të Sarandës, aeroportin e Vlorës, etj. Ndërsa, sipas ministres, brenda këtij mandati nuk mund të përfundojë projekti…
Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar. Ngjarja ndodhi sot në Laç. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me Durim Mahmutaj, banues në Lushnjë, duke punuar në një ndërtesë në qytet Laç është rrëzuar dhe si për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Së fundmi FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve. Shqipëria dhe Kosova njohin vetëm rritje. Kombëtarja jonë ka rikuperuar 3 pozicioni, duke e renditur e 66. Lë pas kombëtare si ajo e Bullgarisë, Maqedonisë apo Izraelit. Ndërkohë Kosova ka rikuperuar 6 pozicione për herë të parë në histori duke u renditur në vendin e 109 nga 115 që ishte më parë. Nuk ndryshon “top 10” e parë. Belgjika vazhdon të kryesoje më 1832 pikë, e pas saj vjen Brazili me 1811 pikë, Anglia e treta e cila ka kaluar Francën në vend në katërt. Gjithashtu edhe Portugalia ka kaluar Spanjën në…
Ka pasur debate mes maxhorancës dhe opozitësnë mbledhjen e parë të kryetarëve të komisioneve parlamentare në Parlament. Socialistët kërkuan që çdo deputet të mos zgjaste fjalimin më shumë se 3 apo 5 minuta. Por kjo u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kërkuan që, siç parashikon Rregullorja e Kuvendit, koha e çdo deputeti për të folur të jetë 10 minuta. Më pas gjatë debatit, deputetja e opozitës, Albana Vokshi, kërkoi nga Lindita Nikolla që të tregohet e kujdesshme me Kryeministrin Rama, i cili sipas saj, përgojon gratë e opozitës. Debati: Mimi Kodheli: Duhen diskutime konstruktive, mos të humbim…
Meghan dhe Princi Harry bënë pjesë në listën prestigjioze të 100 njerëzve më me ndikim këtë vit, dhe pozuan për kopertinën e revistës në koordinimin e veshjeve bardh e zi të stiluar nga Nina dhe Clare Hallworth. Së bashku me këmishën e saj të fildishtë dhe pantallonat me bel të lartë, Markle është parë se kishte edhe një unazë rozë në dorën e saj të majtë, të vendosur pranë unazës së saj të famshme të fejesës me tre gurë. E krijuar nga ari 14 karatësh dhe e modeluar me një diamant të vogël pranë një më të madhi, stili “përfaqëson…