Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në seancë plenare. “’Në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht që ka detyrimin të qëndrojë në sallë kur nuk mund të jetë. Së dyti, dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur aq shumë orë nuk mund të jetë i ndjekur nga të gjithë, por gjithçka që thuhet këtu dhe ka interes për ne analizohet më pas. Unë nuk erdha në orën 16:00, për asnjë arsye tjetër por prej ngarkesën e punës, sepse pasnesër do të largohem për shumë ditë. Janë shumë detyra për t’u ndjekur. Megjithatë kur mora mesazhin…
Author: tirana
Ka nisur takimi i ish-liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha me anëtarët e kësaj partie. Ai është pritur me ovacione nga të pranishmit. Në ketë mbledhje është paralajmëruar se do të mblidhen firma për të kërkuar referendum lidhur me vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berisha. Kjo nismë është quajtur edhe si “foltorja e bashkimit dhe sovranitetit të PD-së” “Është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike më të bashkuar më të fortë dhe më të hapur e më të sigurt në të ardhmen e saj. Kjo…
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka kërkuar 30 minuta pushim në emër të partisë së saj për shkak të mungesës së Kryeministrit Rama në Kuvend. Doda u shpreh se opozita ka bërë punën e saj dhe në debat ata, po kërkojnë që Rama të jetë pjesë e tij. “Faleminderit zonja kryetare e Kuvendit, bësoj se është jo vetëm në nderin e këtij Kuvendi, por është për të gjithë ne. Programi i qeverisë nuk është shpërndarë më herët dhe nuk kemi psur më shumë se 24 orë kohë. Por Opozita ka bërë punën e saj, e vetmja gjë që kemi kërkuar…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu do të rikthehet me një koncert të veçantë, pas një kohe të gjatë mungese. Koncerti është realizuar ‘live’ me orkestër në Muzeun “Suli Han” në Shkup, ndërsa vet këngëtarja bën me dije se ai do të transmetohet për gjithë fansat në kuadër të 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. “Drejtpërdrejt nga Suli Hani! Ndiqni koncertin online në Facebook dhe kanalin Youtube të @avalon.produkcija më 19 Shtator me fillim në ora 21.00! Eventi është pjesë e projektit “30 vjet bukuri kulturore” në kuadër të jubileut 30 vjet Pavarësi, mbështetur nga Qeveria e RMV”, shkruan…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lefter Koka, ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për ditën e tij të lindjes duke kujtuar kohën kur ai ishte Kryetar Bashkie. Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka, shkruan se nuk ka 16 shtator që ai mos të kujtojë vlerat e ish-kryetarit të PS. Postimi i Plotë: “Çdo 16 Shtator nuk mund të kalojë për mua, pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Fatos Nanos. Gëzuar ditëlindjen. Fatosi mbështeti fort falë vizionit që pati shoqërinë e hapur demokratike! Më mirë se kushdo ka ditur të delegojë pushtet, udhëhequr nga filozofia e tij personale ku dominimi…
E ftuar në “Ftesë në 5”, Gerta Heta ka zbuluar pasditen e sotme se shumë shpejt do të jetë sërish pjesë e “Top Channel” si moderatore e programit “Hipokrati”. “Do të jem imazhi i ri i ‘Hipokratit’”, ka pohuar Gerta, e cila e ka nisur rrugëtimin si pjesë e “Top Albania Radio”. Programi do të vijë çdo të shtunë, ndërsa Heta ka shtuar se ndihet e emocionuar që rikthehet në familje dhe shtëpinë e saj të parë.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, seanca ka vijuar me fjalën e deputetëve demokratë dhe socialist duke qenë se kryedemokrati Lulzim Basha refuzon të flasë pa praninë e kryesocialistit. Në momentin kur fjalën e mori zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është afruar pranë foltores duke penguar fjalën e tij. Kjo ka bërë që garda të rrethojë foltoren për të shmangur një incident të mundshëm në seancën e sotme plenare. Më pas Ahmetaj është ulur në e vendin e tij duke i lënë vendin Alibeajt i cili ka bllokuar foltoren për disa minuta. “Nuk e di a ishit këtu.…
Krahas zhvillimeve politike, në seancën parlamentare të ditës së sotme ra në sy edhe mënyra se si ishin veshur deputetët. Sigurisht që zonjat dhe zonjushat ishin më në zë me trendet e fundit të modës, ndërsa të gjithë zotërinjtë nuk kanë guxuar më shumë me ngjyrat e kostumeve.
Ish-presidenti i SHBA, i cili vazhdon të mbajë në tension mbështetësit e tij për rikthimin e mundshëm në garën e kandidimit, ka bërë një tjetër pretendim të çuditshëm për gjendjen e SHBA. Trump humbi ndaj Joe Biden në zgjedhjet e vitit të kaluar pas një fushate linçuese mediatike ndaj tij. Ndërsa në pretendimet e fundit për situatën me Biden në krye, në një prej stacioneve të tij të preferuara amerikane ‘Newsmax’ ai tha se “brenda tre vjetësh nuk do të kemi më një shtet”. Komentet e Trump u bënë në një intervistë me ish-zëdhënësin e tij të Shtëpisë së Bardhë,…
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka folur për Zërin e Amerikës në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një pjesë të intervistës të shpërndarë nga VOA, Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme. Kim shton se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë. “Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që…
Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale. Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij. Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se kishte rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën. Gjërat mes duket se ishin bërë serioze ,aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji,…
Kur A. L dorëzoi padi për të zgjidhur martesën edhe bashkëshorti emigrant ishte dakord. Divorci siç tregon gruaja për Gazetasi.al u krye me marrëveshje. Një divorc i tillë me marrëveshje dhe pajtim nisi sipas 32 vjeçares së pari duke dorëzuar një shkresë të firmosur nga të dy pranë gjykatës dhe gjatë procesit ajo pa se procesi ishte specifik nga çdo gjyq tjetër. “Ishte firmosur nga të dy së bashku me marrëveshjen ku ramë dakord se fëmijët do t’i rrisja unë dhe se shtëpia e tij më kalonte mua“. Gruaja u martua tetë vite më parë dhe për tetë vite martesë…