Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka premtuar që për të rritur sigurinë në rrugë të gjithë kryqëzimet do të pajisen me kamera ndërsa ka shtuar se akset kryesore do të pajisen me radar. Ndërkohë Çuçi ka thënë nga foltorja e Kuvendit se policia do të përdorë teknologjinë më të lartë për të luftuar krimin. “Do ulim kriminalitetin nën mesataren e vendeve të BE. Do garantohet prona shqiptare dhe siguri maksimale në shkolla e institucione. Policia do të shndërrohet në shërbim të popullit. Jo vetëm si forcë. Për sigurinë rrugore mbetet ende shqetësim që kërkon zgjidhje. Do kemi ndryshime në kod…

Read More

Gazetari Arian Çani u shpreh se presioni i ish-kryeminisitrit Sali Berisha mund të bëhet aq i fortë sa kryedemokrati Lulzim Basha të tërhiqet. Çani tha se do të ketë zhvillime të bujshme. “Tani është pak herët për të bërë parashikime sepse duhet parë e gjithë kjo që po ndodh në raport me kampin tjetër. Mendoj se ajo që ndodh nga pushteti pritet të ndodhë në opozitë. Duket se drejt përçarjes po shkohet por një nga palët do të mbetet në fund. Nuk është çudi që presioni i Berishës të jetë aq i fortë sa Basha të tërhiqet. Skenari i dytë…

Read More

Aktualisht është duke u zhvilluar takimi mes Galatasaray-t dhe Lazios,takim i vlefshëm për Grupin E të Europa League. Portieri shqiptar,Thomas Strakosha e nisi si titullar. Ndoshta duhej të ishte ndeshja e tij, por nuk rezultoi kështu. Në minutën e 67′ 26-vjeçari kërkoi të bllokonte një top në ajër,por që fatkeqësisht e shënoi në portën e tij. Sigurisht që ky gabim peshon shumë, pasi portieri e ka humbur fanellën e titullarit prej kohësh.

Read More

Ndonjëherë mund të ndjeni brenda vetes se një ëndërr që keni parë dhe i duhet kushtuar vëmendje për të interpretuar kuptimet e mundshme. Ëndrrat janë shprehje e drejtpërdrejtë dhe një metaforë e vetes sonë. E ardhmja e mundshme Ëndrrat mund të jenë një indikator i një të ardhmeje të mundshme. Deja vu është kur ëndërrojmë për një situatë ose një vend dhe pastaj e përjetojmë të njëjtën situatë ose një shumë të ngjashme. Ëndrrat mund të tregojnë atë që duam të kemi ose asaj që i trembemi. E rëndësishme është të kuptoni që e ardhmja është gjithmonë përpara dhe ëndrrat…

Read More

Sali Berisha ka treguar se si do të vijojë aksioni i tij gjatë takimit të zhvilluar sot me demokratët,. Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet mbi mekanizmin që do të përdorë për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Berisha zbuloi se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do ti kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës. “Çfarë synon kjo foltore. Së pari ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar. Së dyti do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së firmave, do thërrasim Kuvendin Kombëtar.…

Read More

Një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Lezhë -Shkodër. Raportohet se ka ndërruar jetë L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motor ku edhe ka marrë dëmtime bashkëshorti i saj, F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motorit. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, ku një makinë tip “Benz” është përplasur me një motor. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka rikujtuar qytetarët se shitblerja e mjetit mund të bëhet edhe pranë sporteleve të saj. Referuar njoftimit, shitësi dhe blerësi duhet të ndjekin këto hapa: Të paraqiten pranë DRSHTRR bashkë me mjetin që do shitet dhe me këto dokumente me vete:Shitësi:​​​​​Mjet identifikimi​​​​ Leja e qarkullimit Certifikatë Pronësie e mjetit Blerësi:Mjet identifikimi Sapo të paraqiten në DRSHTRR, mjeti do t’i nënshtrohet kontrollit fizik për t’u pajisur me Certifikatën e Kontrollit Fizik.Pas kontrollit fizik të mjetit, vijohet pranë sportelit të juristit të DRSHTRR për hartimin e kontratës së shitjes së mjetit.Mjeti duhet të…

Read More

Në orën 19:15, në Xhafzotaj, Durrës, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, janë lënduar shtetasit Q. M., 60 vjeç, B. M., 45 vjeçe dhe B. M., 17 vjeçe, banues në Xhafzotaj, Shijak, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Thellohet më tej tragjedia që goditi familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë. Mësohet se tashmë ka ndërruar jetë edhe Alketa Gjoka, nëna e vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra. Tani i vetmi i mbijetuar mbetet djali i vogël i familjes i cili është në gjendje kome.

Read More

Pasi kreu i PD Lulzim Basha ka përfunduar fjalën e tij në Kuvend kryeministri Edi Rama tha se ishte një fjalim “copy-paste” nga fushata, madje me disa përsëritje, që sipas tij mund të jenë për shkak të stresit. “Do isha i pavërtetë nëse do thosha se prisja më shumë. Sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që ju e quajtët shumë të rëndësishëm me një fjalim që 3 çereku është copy paste nga fjalimet e fushatës pastaj disa pjesë nëpër të që janë përsëritje që mund të jetë shkak i stresit. Ke boll…

Read More

Moderatori i njohur shqiptar tregoi se është vaksinuar plotësisht. Duke i publikuar dy imazhe nga momenti i vaksinimit, Ardit Gjebrea tregoi se ka marrë dy dozat e vaksinës Pfizer. “Vaksinuar plotësisht! Doza e dytë e Pfizer! 💉”, shkroi në përshkrimin e postimit ai. Ndryshe, moderatori i njohur shqiptar mori komente të shumta nga ndjekësit duke i uruar shëndet të plotë. Kujtojmë se, një numër i artistëve të njohur shqiptar tashmë kanë marrë dozat e vaksinës të cilët edhe i kanë bërë publike.

Read More