Author: tirana

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 vdekje dhe 279 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Numrin i përgjithshëm ivdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar ka shkuar në 2,878. Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 279 raste të reja të të infektuarve me koronavirus bazuar në 6,079 mostra të testuara. Bazuar në 6,079 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 4.5 për qind. Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi. Aktualisht, raste aktive mbeten 12.464. Deri…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar një komunikim me median në hyrje të selisë së Partisë Demokratike. Nuk ka informacion të detajuar se çfarë mesazhi do të komunikojë numri një i opozitës. “Për rreth 45 minuta kryetari i PD, Lulzim Basha, do të ketë një komunikim me median në hyrje të selisë së PD,”-thuhet në njoftimin e nxjerrë nga zyra e shtypit.

Read More

Papa Françesku iu drejtua gazetarëve në një fluturim nga Sllovakia në Itali dhe komentoi rezistencën ndaj vaksinave që ekziston gjithashtu në krye të Kishës Katolike. Ai tha se nuk mund të shpjegonte pse disa kardinalë ishin skeptikë ndaj vaksinës COVID-19. “Kjo është e pazakontë duke pasur parasysh që njerëzimi ka një histori miqësie me vaksinat”, tha Papa Françesku, i cili vetë është vaksinuar kundër coronavirusit. Ai tha se një kardinal i cili nuk ishte i vaksinuar përfundoi në kujdes intensiv pas kontraktimit të coronavirusit. Ai nuk e përmendi atë, por aludoi për kardinalin amerikan Raymond Burke, i njohur për pikëpamjet…

Read More

Sëmundjet kronike të zemrës dhe ishemia janë në majën e listës së rreziqeve për Shqiptarët. Të dhënat sipas INSTAT tregojnë se problemet kardiovaskulare të cilat lidhen edhe me trurin zënë 27,2% të vdekjeve në të gjithë vendin. Këto statistika flasin vetëm për vitin 2018, ku burrat zënë pjesën më të madhe të të sëmurëve. Prekja nga këto sëmundje shumë të rrezikshme për shëndetin, sa vjen e shtohet dhe ndër ndikuesit kryesorë renditet stili i jetesës. Këtu futet sigurisht ushqimi, por edhe regjimi i përditshëm i trupit me aktivitete apo gjumë të shëndetshëm. Në këtë artikull ju tregojmë një nga arsyet…

Read More

Avokat Spartak duke folur për përplasjen mes Berishës dhe SHBA-ve, theksoi se ish-kryeministri e ka betejën e humbur. Ai shtoi se “Saliu nëse donte të ishte treguar i zgjuar do të kishte dhënë dorëheqjen para se ta hiqnin. Tom Doshi u tregua më i zgjuar, në intelektin natyror. Ka një ligj në Shqipëri, pika 2 e ligjit të Dekriminalizimit, që nuk e zbaton Rama, po të jesh non grata në SHBA nuk je deputet në Parlament”. Ai e cilësoi një gabim të madh të Ramës mënyrën se si veproi me Berishën, duke mos e futur në lojë KQZ-në, institucioni që…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga 1 tetori do të hiqen të gjitha pagesat për studentët e Bachelorit dhe Masterit, në të gjitha universitet publike në Kosovë. Sipas mediave vendase ky vendim do të përfshijë për studentët e vitit akademik 2021/2022. Ndërsa, Kurti është shprehur se do të ketë lehtësime edhe për studentët e Doktoraturës. “Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”, ka…

Read More

Një 23-vjeçare humbi jetën pak ditë më parë në Drenas të Kosovës, vetëm dy ditë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID Pfizer. E reja Zarife Imeri është ndarë nga jeta në Qendrën Spitalore të Kosovës. Tani familjarët e të ndjerës akuzojnë punëdhënësin që ka detyruar të renë të bëjë vaksinën. Një familjar i të ndjerës, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se nëse Zarife nuk do ishte në punë nuk do vaksinohej. “Nuk donte të bënte vaksinën. Por te puna i kanë kërkuar që të vaksinohej që të ishte në punë. E ka qenë në…

Read More

Mund të themi me plot gojën që nuk ka më të rëndësishme se drita e syve. E megjithatë kujdesi për sytë shpesh lihet në plan të dytë, duke shpresuar se asnjë sëmundje nuk do t’i prekë apo dëmtojë ata. Për këtë mjekët këshillojnë që të bëni vizita periodike pas moshës 40 vjeçare, ku rreziku i dëmtimit të syve është edhe më i madh. Dallimi në kohë i simtpomave është thelbësor në kurimin e çdo sëmundje, sado e lehtë ajo të jetë për trupin. E tillë është dhe sëmundja e glaukomës e cila fillon me disa simptoma të lehta dhe mund…

Read More

Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së pavarur të Kosovës, vizitoi Berlinin nga 14 deri më 16 shtator 2021. Kush është gruaja në krye të shtetit më të ri në Evropë? Vjosa Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë nga prindër shqiptarë nga Kosova. Në atë kohë, qyteti buzë lumit Ibër, si e gjithë Kosova, ende i përkiste Jugosllavisë. Ende para shpërbërjes së shtetit multietnik më 1991, nacionalistët serbë nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit vendosën një regjim aparteidi në Kosovë, duke shtypur popullsinë shumicë shqiptare. Luftën e vitit 1999 kur mori fund edhe sundimi serb…

Read More

Turqia ka njoftuar kërkime të reja në Egjeun Lindor duke rikthyer situatën e tensionuar me Greqinë. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Stacioni i Antalias publikoi një NAVTEX të ri, sipas të cilit marina turke do të zhvillonte kërkime nëndetare në zonën në veri-lindje të Kretës, e cila është shumë pranë brigjeve greke. Gjithçka ndodh pas një vere të qetë në marrëdhëniet mes dy shteteve, ku pati edhe disa përpjekje të forta diplomatike për sheshimin e problemeve. Ky njoftim bëri që një pjesë e kanaleve televizive greke të fokusohen tek rikthimi i tensioneve me Turqinë, nisur edhe nga fakti se zona e…

Read More

Këngëtarja e famshme, Shakira, ka festuar së fundmi 90-vjetorin e babait të saj. Ajo ka ndarë nje video kur kërcejnë të dy, ashtu si vite më parë. Nuk mungon as një dedikim, me fjalë tejet të ndjera që vlejnë për të gjithë ne. “Këtë 6 shtator e pash babain tim, të mbushte 90 vjeç. Kur mendoj se sa i dashur dhe i lavdëruar është ai nga të gjithë ata që e rrethojnë më ka bërë të reflektoj mbi jetën time, dhe të pyes veten nëse një ditë, unë do të jem si ai, të jem në gjendje të arrij një…

Read More

Një person është arrestuar në Berat pasi kryente aktivitet të paligjshëm për lojëra fati. Po ashtu është proceduar penalisht edhe pronari i lokalit. Ndërkohë janë sekuestruar 4 pajisje elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë lekësh. NJOFTIMI NGA POLICIA -Berat Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Sekuestrohen 4 pajisje elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë lekësh. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht pronari i lokalit.Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet…

Read More