Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona të Tiranës. Përmes një njoftimi për mediat OSHEE bënë me dije se në vijim të investimit që po bëhet nga OSSH për mirëmbajtjen e kabinave, shkëputja do të bëhet gjatë intervalit kohor 09:00-15:00. Mësohet se pa drita pjesërisht do të jenë zonat; Mëzez, Qafë Kashar, Lagjia “Haskolaj”, Kus Allgjatë.
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Padova të Italisë. Një baba 88-vjeçar vrau vajzën e tij, pas sherrit të ndodhur në rrugën në Sarmeola di Rubano. Krimi ndodhi para portës së shtëpisë ku jetonte gruaja, e cila sot kishte ditëlindjen dhe mbushi 60 vjeç. Stelvio Cerqueni qëlloi vajzën e tij Doriana në kulmin e një përleshjeje dhe më pas, me të njëjtën armë vrau veten. Babai dhe vajza nuk jetonin bashkë, ndërsa të dy kanë lindur në Serbi dhe janë zhvendosur në Friuli Venezia Giulia. Dorjana Cerqueni jetonte me bashkëshortin, biznesmenin Galdino Nicoletti. Çifti kishte një…
Ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë kryeqendra e veriut, Shkodra, e cila është vlerësuar prej 3 dekadash si një bastion i demokratëve, edhe pse rezultatet në të paktën dy zgjedhjet e fundit parlamentare kanë thyer këtë nocion. Mësohet se turi i takimeve me anëtarësinë do të jetë në degët kryeqendrat e Qarqeve, ndërsa demokratët e degëve që përfshin qarku do të ftohen të marrin pjesë në to.
“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”, që i bie ditë e premte. Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës, ndërsa sot po ju tregojmë konkurrenten e radhës. Bëhet fjalë për një figurë të njohur të artit shqiptar,…
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot edhe gjyqtarët e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ka qenë vetë ambasadorja, e cila ka ndarë detaje nga takimi duke u shprehur se gjyqtarët pavarësisht presionit të fortë, po zbatojnë me përpikmëri reformën në drejtësi. Postimi i plotë: Gjyqtarët e GJKKO-së së Apelit kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.
Njëra prej Gjykatave të Larta Britanike ka vendosur që vullneti i Dukës së Edinburgut, i shprehur në testamentin e tij do të mbetet sekret për të paktën 90 vjet dhe arsyeja e kësaj lidhet me Mbretëreshën. Ky vendim vjen për të mbrojtur “dinjitetin dhe pozitën” e Mbretëreshës Elizabeth. Sipas BBC, ka qenë konventa për më shumë se një shekull që pas vdekjes së një anëtari të lartë të Familjes Mbretërore, gjykatave u kërkohet të vulosin testamentet e tyre. Do të thotë që, ndryshe nga shumica e testamenteve të dhëna me kusht, ai nuk do të jetë i hapur për inspektim…
Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane në Tiranë do të jetë i mbyllur nga data 20 deri me date 24.09.2021. “Të gjitha takimet anullohen dhe do të pajisen me takim të ri. Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Nuk mund të merren vërtetime të njësive me origjinalin. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë cështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi” njofton ambasada.
Dashi Kjo e shtunë do të jetë mjaft e tensionuar dhe e aftë për t’ju mashtruar në çdo situatë, madje edhe armiqësore. Ndërsa për të dashuruarit dita do të jetë e bukur dhe e mbushur me momente relakasi dhe lumturie. Demi Yjet parashikojnë një ditë të mbushur me humor pozitiv për ju sot. Kjo gjë do ju lejojë që të gëzoni çdo moment të kësaj dite të shtunë. Për çiftet janë rezervuar momente magjike të cilat do ngushtojnë edhe më tepër raportin e tyre. Binjakët Kjo fundjavë nuk do të jetë relaksuese dhe zbavitëse, pasi ju duhet të merreni me…
Treçereku i maturantëve aplikues e kanë gjetur një vend në universitet. Në rast se nuk ndërrojnë mendje për t’u çregjistruar, si rrallëherë, IAL-të publike numërojnë thuajse 70% të studentëve që në fillim të garës. Nga 22 mijë e 780 aplikues, janë regjistruar 15 mijë e 218 prej tyre. Kësisoj, kanë mbetur vetëm 7562 të rinj në garë. Veç tyre, nuk duhen harruar maturantët që iu bashkuan konkurrimit së fundmi me plotësimin e formularëve A1/A1Z, si dhe mbetësit e maturës që shlyen detyrimet në vjeshtë. Të gjitha këto kategori do të duhet të riaplikojnë për në raund të ri, që nuk…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me anë të një postimi në Twtter homologut të tij kosovar, “Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkruan Rama. Më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim kryeministrin shqiptar Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Kurti…
Stadiumi i Kukësit pritet të jetë gati në datën 15 tetor, të paktën siç deklaron Safet Gjici për kanalin zyrtar të klubit. Presidenti i nderit i verilindorëve ka bërë një inspektim të punimeve në impiantin “Zeqir Ymeri” që është drejt përfundimit të punimeve. Ndër të tjera, kreu i kuksianëve u kërkon atyre të punojnë pa pushim në mënyrë që gjithçka të jetë gati. “Punoni pa pushim, punoni deri në darkë, në orën 10. Kam folur me Dukën dhe më ka thënë që në 15 tetor do të vijë për ta inuguruar”, thotë fillimisht Gjici. Më tej tregon cilësinë e punimeve:…
Gazetari Mero Baze ka reaguar për përplasjen Berisha-Basha, teksa akuzohet se për herë të parë po mbron këtë të fundit.“Po dëgjoj shumë punonjës të shtypit të Zenit që kanë gjetur si argument pro Berishës, faktin që Lulin po e mbrojnë gazetarë që e kanë sulmuar.Më kanë parasysh dhe mua.Në fakt gëzimin për këtë fund të merituar të Sali Berishës, nuk do ta kisha shijuar deri në fund pa vendimin e Lulit i cili fatkeqësisht është vendim i detyruar i tij.Për Lulin do kisha respekt po ta kishte bërë për arsye shqiptare.Për arsye amerikane ja di për nder SHBA.Dhe mendimin për…