Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Flet i afërmi i 23-vjeçares shqiptare që vdiq pasi bëri vaksinën: Para këtij viti Zarifja bëri një ndërhyrje…

13:53 / September 17, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 61447f00bb6dc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 23-vjeçare humbi jetën pak ditë më parë në Drenas të Kosovës, vetëm dy ditë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID Pfizer.

E reja Zarife Imeri është ndarë nga jeta në Qendrën Spitalore të Kosovës. Tani familjarët e të ndjerës akuzojnë punëdhënësin që ka detyruar të renë të bëjë vaksinën.

Një familjar i të ndjerës, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se nëse Zarife nuk do ishte në punë nuk do vaksinohej.

“Nuk donte të bënte vaksinën. Por te puna i kanë kërkuar që të vaksinohej që të ishte në punë. E ka qenë në mes të një zgjedhjeje, e ka vendosur që të qëndrojë në punë. Mos të kishte qenë në punë ajo nuk do e kishte marrë vaksinën”, tha Haxhi Xhemajli.

I pyetur në lidhje me tamponin, ai u shpreh se sipas familjarëve të viktimës, e kishte bërë para dy javësh dhe nuk kishte dalë pozitiv apo se e ka kaluar Covid-19.

Ndërsa i pyetur në lidhje me ndonjë sëmundje të mundshme, i afërmi i Zarifes tha se që “nga fundi i vitit 2016 nuk ka pas asnjë problem shëndetësor, nuk ka shkuar asnjëherë të mjeku”.

“Para këtij viti, sipas familjarëve, ka pas një ndërhyrje në enët e gjakut. Ka pasur probleme te dhëmbët që i kanë shkaktuar probleme te enët e gjakut. Por që nga ajo ditë nuk ka pasur më asnjë lloj shqetësimi Ju ka krijuar një infeksion nga dhëmbët. Ka marrë të gjitha letrat te mjeku, dhe ua ka treguar atyre që i kanë bërë vaksinën”, tha ai.

I afërmi i të ndjerës shtoi se Zarife fillimisht ka pasur simptoma si ethe, lodhje, e më pas i ka rënë të fikët dhe e kanë dërguar menjëherë në spital.

Duke folur për autopsinë, i afërmi tha se i kanë thënë për ta bërë, por vëllai i të ndjerës nuk ka pranuar.

“Është e vërtetë. Kur ka ndodhur vdekja e mbesës, ka qenë në spital i vëllai që nuk është në gjendje të mirë. Kur e kanë pyetur për autopsinë, vëllai nuk e ka ditë as çfarë është. Pasi e kanë sjellë në shtëpi, ne kemi kërkuar që të bëhet.

Unë kam insistuar që të bëhet, nuk ishin dakord që të bëhet për shkak të fesë dhe traditave. Ishim të ndarë 50 me 50. Por më pas vendosëm që ta bënim. Autopsia ka përfunduar dhe tani po presim rezultatin. Procedurat kanë përfunduar, presim dokumentacionin. Është njoftim zyrtar. Ne i kemi paraqitur të gjitha shqetësimet tona”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zakynthos/ Anija turistike përplaset me betonin e portit, 6 të plagosur

19:21 / August 18, 2026

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier vdesin pasi makina e tyre u përplas me një kamion

19:07 / August 18, 2026

Meloni vijon pushimet familjare, momenti spektakolar i hedhjes nga varka bën xhiron e rrjetit

17:19 / August 18, 2026

Trump publikon hartë ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet si territor i SHBA-së

16:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.