Një nga nënkryetarët e Partisë Demokratike për Durrësin, Neritan Golja, sheh si domdosdoshmëri për këtë parti jetëzimin e aleancës së re me qytetarët, të shpallur nga kreu i PD-së, Basha, edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar. Mesazhi i tij vjen nga tërheqja nga kandidimi për në kryesinë e partisë e kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, vetëm pak orë para votimit. Kjo lëvizje mesa duket ka shkaktuar edhe pakënaqësitë e para te drejtuesit e tjerë të kësaj partie në këtë qytet. Postimi i plotë nga Neritan Golja: Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu. Në zgjedhjet…
Author: tirana
Rregullatori brazilian i shëndetit, Anvisa njoftoi në fundjavë bllokimin e përkohshëm të mbi 12 milionë dozave të vaksinës Sinovac pas sinjalizimeve se ato ishin prodhim i një fabrike të paautorizuar. Anvisa tha përmes një deklarate se bllokimi u bë me kërkesë të Institutit Butantan në Sao Paolo, një qendër biomjekësore në Brazil që ka një marrëveshje me kompaninë kineze Sinovac për të shpërndarë vaksinën CoronaVac në vend. Butantan tha se 12.1 milionë dozat e pezulluara ishin prodhim i një fabrike të paautorizuar nga kompania kineze, pa dhënë më shumë detaje. “Fabrika e ambalazhimit nuk është inspektuar, miratuar dhe autorizuar nga…
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Angelina Jolie zbuloi se Brad Pitt, ish-bashkëshorti i saj e ka detyruar të bashkëpunojë me producentin Harvey Weinstein, i cili sipas saj është një përdhunues. Pas deklaratës së aktores, ka reaguar për herë të parë producenti, i cili i ka cilësuar fjalët e Jolie-s si “të pavërteta”, shkruan “Page Six”. “Nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë përpjekje për ta sulmuar,”- tha Weinstein, sipas zëdhënësit të tij. Harvey aktualisht po vuan një dënim 23-vjeçar për përdhunim. “Është një publicitet i pavërtetë dhe i bërë për klikime. Ju jeni Angelina Jolie, çdo mashkull dhe femër në…
“Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të vërtetojë faktin që vaksina COVID pengon mundësinë e një shtatzënie”. Kështu ka deklaruar mjekja obstetër-gjinekologe Rubena Mosiu, në një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nënvizon se nuk duhet të neglizhohet vaksinimin Anti-Covid. Mjekja Moisiu u bën thirrje grave që duan të arrijnë një shtatzëni, që të bëjnë vaksinën në mënyrë që të jenë më të mbrojtura. “Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot të vërtetojë apo të mbështesë faktin që vaksina anti-COVID pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi ne rekomandojmë gratë shtatzëna ose që…
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 18:04, në Nisyros të Greqisë. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës , thellësia e tërmetit ishte 14.4 km. Epiqendra ishte në det, 20 km në jugperëndim të Nisyros.
Marrëdhënia mes çiftit Meghan-Harry dhe Pallatit Mbretëror këtë vit ka qenë shumë e tensionuar. Fillimisht, ishte intervista e tyre për Oprah Ëinfrey ajo që tronditi botën. E më pas Harry foli sërish në ciklin e dokumentarëve “The Me You Can’t See”, ku foli për shëndetin mendor e se si i kërkohej të shtirej brenda Pallatit. Mirëpo, muajit e fundit ka patur edhe zhvillime pozitive. Fillimisht, Princi Ëilliam dhe Princi Harry u bënë së bashku për të inaguruar një statujë të nënës së tyre, Princeshës Diana, në muajin korrik. Më pas, u raportua se Meghan dhe Kate kanë rregulluar marrëdhëniet dhe…
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se gjasat nuk shihen për një tjetër mbyllje. Sipas saj, mbyllja bëhet vetëm kur sistemi shëndetësor është në kolaps dhe nuk përballon kapacitetin e të sëmurëve. “Mbyllja bëhet kur kemi të bëjmë me një kolaps të sistemit shëndetësor, kur nuk përballohen dot numri i të infektuarëve. E dëshmuam vitin e kaluar se kishim numra të mëdhenj dhe prapë arritëm ta menaxhojmë.Që të mos arrijmë aty, dua të jap mesazhin që përveç vaksinimit të mbahet edhe maska. Sepse ka treguar që të mbron 100%. Të zbatojmë ato që autoritetet shëndetësore e mbrojnë me forcë,” tha…
Në 14 shtator kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë, pasi në Tiranë do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Tetë ditë përpara vizitës së Merkel, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka zhvilluar një takim me liderin e PD-së, Lulzim Basha. Shefi i diplomacisë gjermane në Tiranë e ka informuar sot Bashën për vizitën e nivelit të lartë, por ende nuk dihet nëse në axhendë do të përfshihet një takim i kancelares me liderin e PD-së. Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre…
Nevoja në rritje për paketimet ushqimore i ka dhënë fill një debati gjithpërfshirës për avantazhet dhe disavantazhet e këtij procesi. Disa nga aspektet kryesore të këtij debati janë higjena, toksinat, ndikimi në mjedis dhe mbrojtja e konsumatorit. Paketimi ka ndikim pozitiv, por edhe negativ. Megjithatë, informacioni mbi këto ndikime mund të rrisë ndërgjegjësimin e konsumatorit dhe t’i ndihmojë ata të zgjedhin paketimin më të mirë dhe më të sigurt të mundshëm si për vete por edhe për mjedisin. Pastërtia Paketimi i ushqimeve ndihmon në ruajtjen e higjenës gjatë transportit dhe magazinimit të disa ushqimeve dhe pijeve. Paketimi pakëson ekspozimin ndaj…
Edhe pse tashmë janë bërë 4 vite nga transferimi i Neymar në PSG, detaje të reja kanë dalë nga klauzola e kontratës që lidhen pikërisht me sjelljen në publik të sulmuesit të talentuar brazilian. Klubi i PSG-së ka marrë përsipër t’i paguajë brazilianit një pagë mujore bruto prej 541.680 eurosh në muaj, ose rreth 375 mijë euro neto, në këmbim të sjelljes së mirë ndaj tifozëve dhe përshëndetjes me ta në përfundim të çdo ndeshjeje. Gjithashtu në këtë mënyrë drejtuesit e Paris Saint Germain është siguruar që sulmuesi brazilian të përmbahet nga shprehja e çdo pikëpamjeje politike a fetare, që…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë,…
Pak kohë më parë, Tea Trifoni zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga Bearti. Ajo tha se partneri nuk është një personazh publik dhe se e ka njohur rastësisht. Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk e zbuluar portretin e djalit që i ka marrë zemrën, por së fundmi ka publikuar një set fotosh ku nuk ka munguar as ai. Megjithatë, Tea e ka bërë me blur fytyrën e tij. Fotot në fjalë janë shkrepur gjatë pushimeve verore, të cilat i kanë kaluar pranë njëri-tjetrit. Kujtojmë se “afterparty.al” ka zbuluar se i dashuri i Teas quhet Enkeleo Hoxha.…