Big Brother po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Që në momentin që u përfol se ky “reality shoë” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar. Së fundmi, stafi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrentin e parë. Përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani ka treguar se konkurrenti i parë i “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim…
Author: tirana
Ish-futbollisti, Sadi Gadafi, njëkohësisht dhe djali i ish-diktatorit famëkeq të Libisë Muamar Gadafi është liruar nga burgu.Sadi u arrestua në vitin 2014 pas akuzave për vrasjen e trajnerin Bashir Al Rajan në vitin 2005 dhe krimeve të kryera ndaj protestuesve në vitin 2011. Ai u kap dhe u burgos në Tripoli në vitin 2014. Sadi, tani 47 vjeç, ishte i njohur për stilin e jetës së tij ‘’playboy’’ gjatë diktaturës së babait të tij 48-vjeçari qëndroi për shtatë vite në burg, por akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë dhe djali i diktatorit famëkeq është liruar nga burgu. Sadi Gadafi nisi…
Dy të rinj nga Kosova kanë rënë pre e grabitjes në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Disa persona të paidentifikuar kanë ndaluar një mjet tip Audi që drejtohej nga M.A.,21 vjeç me pasagjer F.M., 21 vjeç, duke iu marrë makinën dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. ABC mëson se para policisë të rinjtë nga Kosova kanë deklaruar se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë ndërsa nuk kanë mundur të konstatojnë nëse grabitësit kanë qenë apo jo të armatosur. “Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë…
Pas një periudhe relaksimi, Dua Lipa i është rikthyer projekteve muzikore dhe ka bashkuar forcat me legjendën, Elton John. Kënga e saj më e re, një remix ka ardhur para pak kohësh në bashkëpunim me artistin e madh që mban titullin “Cold Heart”. View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa) Ky bashkëpunim ka arritur të ngjitet në krye të tabelës dhe është projekti i dytë i Sir që ka zënë vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander. “Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në…
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi këtë të hënë përdorimin e përhershëm të vaksinës Pfizer nga Biontech. Sipas FDA kjo do te hapë rrugën për kërkesat e vaksinimit nga spitalet, kolegjet, kompanitë dhe organizatat e tjera. “Vaksina e Pfizer plotësoi “standardet e larta të agjencisë për sigurinë, efektivitetin dhe cilësinë e prodhimit”, tha në një deklaratë komisioneri i FDA, Janet Woodcock. Ai shtoi se miratimi i vaksinës Pfizer do të rrisë besimin e njerëzve për t’u vaksinuar. “Ndërsa miliona njerëz tashmë kanë marrë me siguri vaksinat kundër COVID-19, ne e pranojmë se për disa, miratimi nga FDA i një…
Sapo ka mbërritur në FIFA raporti i zyrtarëve të ndeshjes së pezulluar, Brazil-Argjentinë. Për këtë çështje “Qeveria Botërore e Futbollit” shkruan: “FIFA shpreh keqardhjen e saj për skenën e vënë re në ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022″. Kjo ndërprerje privoi miliona shikues e futbolldashës në të gjithë Botën për të ndjekur këtë përballje të dy prej përfaqësuesve më të rëndësishme. Zyrtarët e ndeshjes sapo kanë dorëzuar raportin e parë rreth ngjarjes. Informacioni do të analizohet nga një grup specialistësh të çështjeve disiplinore dhe më pas do të merret vendimi.”
Nga Charles Kurzman, The Conversation Në vitin 2001 Al-Kaida po planifikonte dy grupe terroristësh që do të sulmonin Shtetet e Bashkuara. Më 11 shtator 2021, ditën kur amerikanët do të përkujtojnë dhe mbajnë zi për jetët e shumta të humbura mëngjesin e të martës të 20 viteve më parë, është e rëndësishme të mos harrohet edhe komploti i dytë, sulmet që nuk ndodhën. Khalid Sheikh Mohammed, organizatori i operacionit të 11 Shtatorit, kishte menduar në fillim të ndërmerrte sulme të njëkohshme në Bregun Lindor dhe Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Ai mburrej se kishte mundësi për të zgjedhur si…
Legjislatura X parlamentare, që nis ditën e premte, do të dominohet nga juristët dhe ekonomistët. Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga mbledhja e parë e konstituimit të Parlamentit, gazeta “Panorama” ka zbardhur formimin e 140 deputetëve që do të miratojnë ligjet në 4 vitet e ardhshme. Sipas konstatimit nga CV-të e deputetëve, të premten në Parlament do të ulen gjithsej 31 deputetë, të cilët kanë përfunduar studimet për një nga drejtimet e juridikut. Duket se vëmendjen më të madhe te ligjet që do të bëhen në këtë legjislaturë e ka pasur Partia Demokratike. Ajo ka në Grupin e saj…
Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Bishqem janë përplasur tre mjete, përkatësisht mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç dhe makina tjetër tip ” Fuoristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë: Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,…
Gjithkush ndodh që të gjendet në situata të vështira, në të cilat shmangia e një lufte bëhet pothuajse e pamundur. Megjithatë, ka nga ata që, për jetë të qetë ose natyrë njerëzore, rezistojnë dhe mbajnë instinktet e tyre. Çdo shenjë e zodiakut zemërohet dhe grindet në një mënyrë tjetër. Horoskopi na ndihmon të zbulojmë se cilat janë qëndrimet më të shpeshta të secilës prej tyre gjatë një lufte. Lërini yjet të hetojnë shpirtrat tanë dhe mos harroni, paqja pas luftës është gjithmonë më e mira! Dashi Për ju të argumentoni është pak, si të bisedoni me miqtë. Ju zemëroheni shumë…
Situata e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë duket se po shkon drejt stabilizimit ku në 24 orët e fundit janë raportuar 489 raste të reja nga 890 që ishiin një ditë më parë. Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për fatalitetet të ciilat vazhdojnë të jenë të larta ku vetëm në 24 orët e fundit 28 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin. Në total numri i rasteve aktive është 25.290.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në festivalin e Pavarësisë në Missouri të SHBA. Katër fëmijë u plagosën ndërkohë autori u largua menjëherë nga vendngjarja. Fëmijët janë dërguar në spital dhe po trajtohen jashtë rrezikut për jetën. Festivali i Pavarësisë në Missouri duhet të mbahej të premten, por u shty prej motit të keq. Ai mbledh të paktën 300 mijë vizitorë çdo vit.