Ushtari i fundit amerikan iku një javë më parë ngë Kabuli i Afganistanit, ndërsa kanë filluar të vijnë paralajmërimete se ushtria e SHBA-ve mund të detyrohet të rikthehet aty. Senatori republikan Lindsey Graham i tha BBC-së se tani që amerikanët u larguan, Afganistani do të rikthehet në një strehë të sigurt për grupet terroriste, të cilat prej aty mund të planifikojnë sulme të ngjashme si ai i 11 shtatorit 2001, raporton abcnews.al. “Kjo mund të bëjë që ne të detyrohemi të rikthehemi në këtë vend. Siç u kthyem në Irak dhe Siri, mund të rikthehemi në një formë apo në…
Author: tirana
Rritja me shpejtësi e numrit të të infektuarve me mutacionin Delta ka çuar në shtrëngimin e masave kufizuese, të cilat synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Kështu, nga kjo e hënë qytetarët shqiptarë, mund të lëvizin lirshëm deri në orën 23:00 e më pas nis ora policore ku lëvizet për emergjecë dhe me leje nga e-albania. Po kështu të gjithë ata që hyjnë në territorin shqiptar, duhet të kenë tampon negativ brenda 72 orëve, ore rapid test 48 orë ose kartën e vaksinimit. Nëse janë shtetas shqiptar rezidentë dhe nuk kanë asnjë dokument duhet të izolohen për 10 dite. Këto…
Në nisje të sezonit të ri politik, ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në një intervistë përballë ish-zëdhënëses së tij, Erla Mëhillit. Berisha do të jetë i ftuar në “Now” në Euronews Albania mbrëmjen e sotme në orën 21.00. Kjo intervistë vjen pas shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qëndrimit të palëkundur të ish-kryeministrit për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit. Nga promoja e emisionit, mësohet se ndër pikat kyçe të intervistës së sotme do të jetë vendimi i DASH-it, raporti i tij me drejtuesit e PD dhe rikthimi i opozitës në Kuvend.…
10 Shtatori do të shënojë nisjen e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë. 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do të ulen në sallën e Kuvendit për të shënuar nisjen e kësaj legjislature. Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo. Kjo do të jetë seanca e parë, pas të cilës do të thërritet një e dytë, në të cilën do të votohet kryetari i ri i Kuvendit. Lindita…
Reperi nga Gjilani, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, prej disa ditësh kanë nisur pushimet. Ata kanë zgjedhur Malin e Zi dhe resortet turistike atje për të kaluar disa ditë të qeta nën shoqrinë e njëri-tjetrit. Dyshja po shijojnë pushimin e parë së bashku me vajzën e tyre, Ninën, e cila erdhi në jetë në muajin prill. Së fundmi ka qenë modelja shqiptare që ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimi i tyre përfshirë këtu një edhe me Feron.Bukuroshja nga Kumanova ka vënë në pah linjat e perfekte trupore në rroba banjo, për të cilat komentohet mjaft shumë.…
I përmbledhur në një dramë me katër akte, jetëshkrimi i Fadil Paçramit, ish-zyrtarit të lartë të dënuar për sabotim në kulturë, është sa i veçantë në llojin e vet, aq dhe përbashkues me fatin e dhjetëra liderëve komunistë që provuan njëherazi shkëlqimin në majën e Olimpit dhe ferrin e Dantes pas përplasjes me kreun e kupolës. Për arsye moshe, Agim Paçrami, djali i vetëm i tij, nuk e ka njohur aktin e parë të dramës së jetëshkrimit të të atit, që i përkiste ëndrrës me idealin e lirisë, për të cilën Fadili nuk kurseu asgjë, duke kontribuar në ballin e…
Një sërfist në Australi është sulmuar për vdekje nga një peshkaqen. 20-vjeçari ka ndërruar jetë në Shelly Beach, rreth 33 milje në veri të Sidneyt. Edhe pse emergjenca shkoi në vendin e ngjarjes dhe i dha të riut ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte. Neë South Wales, rajoni ku ndodhi ngjarja aktualisht është në bllokim për shkak të koronavirusit, por njerëzit mund të dalin nga shtëpitë e tyre për stërvitje. Disa dëshmitarë thanë se ata dëgjuan dikë duke bërtitur. “Ai po bërtiste, më ndihmoni, më ndihmoni. Njerëzit po përpiqeshin ta nxirrnin në breg, nuk dukej mirë”, thanë dëshmitarët.
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-mbrojtësi i Francës, Jean-Pierre Adams. Ky i fundit, ka kaluar 39 vitet e fundit të jetës në koma, pas një gabimi gjatë anestezisë në një spital të Lonit në vitin 1982, ku po i nënshtrohej një operacioni në gju. Gjatë karrierës së futbollist, Adams ka luajtur për ekipe si PSG, Nimes dhe Nice. Një gjykatë në Lion vendosi që mjekët ishin fajtorë për dëmtim pa dashje. Bashkëshortja e tij, Bernadette kishte hedhur gjithmonë poshtë mundësinë e eutanazisë, edhe pse kishte shumë njerëz, mes tyre edhe ish-kolegë të Adams, të cilët thoshin se nuk…
Mbi kokat tuaja ndodhet qielli, ose siç e quajnë shkencëtarët atmosfera. Ajo shtrihet rreth 32 kilometra) mbi Tokë. Ajo është një përzierje molekulash, me pjesë të vogla të ajrit aq të vogla saqë miliarda prej tyre i thithim sa herë që marrim frymë. Mbi atmosferë është hapësira. Ajo quhet kështu sepse ka shumë më pak molekula, dhe me shumë hapësira boshe midis tyre. A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të udhëtonit në hapësirën e jashtme, dhe pastaj të vazhdonit më tej? Çfarë do të gjenit vallë? Shkencëtarët si unë janë në gjendje të shpjegojnë shumë nga ato…
Antonio Conte është pa ekip për sezonin e ri. Tekniku Italian i cili dha dorëheqjen në mënyrë të papritur pasi fitoi titullin e Seria A me Interin nuk po gjen një ekip të ri për të drejtuar. Më e fundit ishte pista e Arsenalit pasi Arteta është thuajse i shkarkuar, por agjenti pranë Contes, Federico Pastorello ka konfirmuar se fjalët nuk janë të vërteta dhe s’ka marrëveshje. Conte është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, por duket se pas pushimeve të verës do të vazhdojë me vjeshtën.
Grupi legjendar i popit suedez, ABBA, do të jetë në Top 10 Singles në Britaninë e Madhe pas gati 40 vjetësh, me dy këngë të reja nga albumi i tyre i ardhshëm “Voyage”. “I Still Have Faith in You” (“Ende besoj te ti”) dhe “Don’t Shut Me Doën” (“Mos më refuzo”) renditen përkatësisht në vendin e 6-të dhe të 7 -të në klasifikimet britanike, sipas vlerësimeve të publikuara dhe të bazuara në shitjet e para dhe transmetimet. “Nëse vrulli vazhdon, këto këngë do të jenë këngët e para të ABBA-ve që do të shfaqen në Top 10 të BM që…
Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e protestave masive kundër presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, vitin e kaluar, u dënua të hënën me 11 vjet heqje lirie, njoftuan agjencia shtetërore e lajmeve Belta dhe opozita bjelloruse. Maria Kolesnikova, 39 vjeç, u arrestua pasi grisi pasaportën e saj për të parandaluar forcat bjelloruse të sigurisë që ta dëbonin atë në kufirin ukrainas në shtator të vitit 2020. Muzikantja e shndërruar në politikane, u bë një nga fytyrat e lëvizjes opozitare masive gjatë zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020, për të cilat protestuesit thonë se ishin manipuluar nga presidenti Lukashenko. Lukashenko, i cili…