Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Sarandë, pas një sherri me disa persona të tjerë. I plagosur ka mbetur Aurel Shino, i cili është goditur me thikë poshtë brinje, në anën e majtë të trupit, ndërsa ngjarja u regjistrua në rrugën “Turizem – Kanali i Cukes”. I riu ishte punonjës parkimi në një kompleks turistik. Edhe pse i plagosur, ai ka tentuar të shkojë me mjetin e punës për në spital, por nga plagët e marra, është ndalur rreth 1 km nga vendi ku ndodhi konflikti. Aty, ai është marrë nga një makinë e…
Author: tirana
Një tjetër helmim masiv ka ndodhur ditën e sotme, pas atij me ujin në Deçan. Helmimi masiv ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës. Mediat vendase raportojnë së në spital kanë shkuar rreth 80 qytetarë me të vjella, marrje mendsh dhe diarre. “Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore,”-thuhet në media. Fillimisht pacientët kryen testin anti-COVID pasi simptomat janë të ngjashme, por asnjë prej…
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas ngritjes së dronit me dedikimin “Elbasani ty të do” mbi stadium teksa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë për eliminatoret e Botërorit të Katarit. “Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan ” shkruan Balla në një postim në Facebook. Mesazhi me banderolën që valëvitej në dron ishte një mbështetje për Ballën, të cilin Edi Rama e largoi si drejtues nga qarku i Elbasanit duke e dërguar në Fier, por mbi të gjitha i hoqi postin e sekretarit të përgjithshëm duke ia ngarkuar Damian Gjiknurit. Ndërkohë që mesazhi valëvitej…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një 76-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Baqel të Lezhës. Sipas burimeve policore dyshohet se 76-vjeçari me iniciale V.N. ka qenë në kushte depresioni. Policia po punon për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:30, në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajç, Lezhë, në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi V.N.,76 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave…
Mbrëmjen e sotme, një furgon me mbi 20 emigrantë të paligjshme është kapur në fshatin Drenovë, të Korçës. Drejtuesi i mjetit sapo kuptoi që policia po e ndiqte u largua me vrap nga vendngjarja menjëherë.Autori është identifikuar nga policia dhe puna për kapjen e tij ka filluar. Ndërkohë klandestinët janë marrë në drejtorinë e kufirit për të dhënë dëshmi dhe deklarata lidhur me ngjarjen.
Plot 92 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Xanthi në Greqi janë pezulluar nga detyra, për shkak se nuk janë vaksinuar. Kjo masë është ndërmarrë në zbatim të urdhrit për vaksinim të detyruar të personelit mjekësor. Punonjësit e pezulluar përbën 14% të personelit të GNX e përkthyer ndryshe në 5 mjekë, staf infermieror, paramjekësor, administrativ dhe teknik. Shkarkimi i këtyre punonjësve i vë edhe e kthen sistemin shëndetësor në një kolaps, pasi vendi po përballet me shifra në rritje të të infektuarve dhe viktimave. Kujtojmë se pak ditë më parë u bë një grumbullim në formën e një ndalese pune…
Festë në ‘Elbasan Arena’, teksa Kombëtarja ka mundur me rezultatin 1:0 Hungarinë. Futbollisti 19-vjeçar, Armando Broja i ka dhuruar Shqipërisë golin e shumëpritur në ndeshjen me Hungarinë, një fitore jetike për kualifikueset e botërorit “Katar2022”. Goli erdhi në minutat e fundit të takimit nga i riu Armando Broja i cili shënoi falë një aksioni shumë të bukur personal dhe një gjuajtje të shkëlqyer. Një fitore kjo mëse e merituar për kuqezinjtë e Edi Rejës. Kombëtarja shqiptare u shfaq në formë të mirë në fushë, ku e vetmja gjë që mungonte, goli, erdhi në minutat e fundit të ndeshjes Në minutën…
Kombëtarja shqiptare merr një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari dinjitoz si Hungaria. Goli erdhi në minutat e fundit të takimit nga i riu Armando Broja i cili shënoi falë një aksioni shumë të bukur personal dhe një gjuajtje të shkëlqyer.
Një episod aspak i zakontë është regjistruar në ndeshjen Shqipëri-Hungari, që po zhvillohet në “Elbasan Arena”. Gjatë pjesës së parë, mbi fushën e blertë është ngritur një dron me një banderolë ku shkruhej: “Taluant Balla, Elbasani ty të do”. Ndërkohë tifozët e pranishëm në stadium i janë përgjigjur me thirrjet: Rama ik! Kujtojmë se Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, se gjatë këtij mandati qeverisës Balla nuk do të jetë më drejtues i Qarkut të Elbasanit, duke i besuar atij Fierin.
Policia ka kapur dhe arrestuar autorin e plagosjes me thikë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, pas një konflikti të çastit. Bëhet fjalë për shtetasin Q.M., me precedent të mëparshëm penal, i cili plagosi me thikë shtetasin me iniciale Ç.T. 30 vjeç. Ngjarja ndodhur në zonën e quajtur pedonalja e Urës së Bunës, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme. “Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Q.M., 25 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”. Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Plagosje e…
Dashi Përgjithësisht parashikohet një ditë pozitive dhe e mbushur me aktivitet. Në aspektin profesional nuk do t’ju mundojnë mundësitë e favorshme, mundohuni të përfitoni. Demi Zhvillime pozitive në sferën profesionale. Përpara keni një periudhë të bukur nga e cila do të keni mundësi që të rimëkëmbeni. Binjakët Shmangni stresin dhe situatat e ngarkuara. Ky vit ka qenë i mbushur me shumë ulje dhe ngritje për ju, por gjërat pritet të stabilizohen në muajin Nëntor. Gaforrja Dita e nesërme është premtuese dhe mund të shfrytëzoni rastin për të zgjidhur çështjet e lëna pezull. Duhet të qetësoheni disi pasi keni disa shqetësime…
Nga Henry Kissinger* Rimarrja e Afganistanit nga telebanët, e përqendron shqetësimin e menjëhershëm tek evakuimi i dhjetëra mijëra amerikanëve, aleatëve dhe afganëve të bllokuar në atë vend. Shpëtimi i tyre duhet të jetë prioriteti ynë më emergjent. Gjithsesi, shqetësimi më themelor është se si SHBA-ja vendosi të tërhiqet përmes një vendimi të marrë pa shumë paralajmërime apo konsultime me aleatët, apo me njerëzit që ishin drejtpërdrejt më të përfshirë në 20 vjet luftë dhe sakrificë. Dhe pse sfida themelore në Afganistan është konceptuar dhe paraqitur para publikut, si një zgjedhje midis kontrollit të plotë të Afganistanit, apo tërheqjes së plotë…