Author: tirana

Një incident është shënuar në Spitalin Venizelio në Heraklion të Greqisë. Sipas mediave, nëna e një 15-vjeçari me probleme shëndetësore, nuk lejoi mjekët të kryenin punën e tyre. Kjo solli dhe ndërhyrjen e policisë. Djali i gruas, vuante nga një problem serioz shëndetësor, e me patjetër, i duhej të kryente operacion të nevojshëm mjekësor, por ajo i ndaloi mjekët të bënin këtë gjë. As bashkëshorti, i cili ishte dakord, nuk mundi ta bindte për të ndryshuar mendim. Zgjidhja erdhi menjëherë pasi mjekët njoftuan policinë dhe gruaja u arrestua, shkruajnë mediat.

Read More

Modelja e famshme britanike Demi Rose rrëmben sërish vëmendjen e fansave të saj, duke i mbajtur të larta temperaturat në Instagram edhe pse këto ditë, moti është freskuar. 26-vjeçarja e konsideruar si një prej influencueseve kryesore në Instagram, me gati 18 milionë ndjekës, po kalon pushimet në bregdetin ishullor të Kaprit në Itali. Këtë zonë, ajo e zgjodhi për të ekspozuar koleksionet më të reja të të brendshmeve të markës me të cilën bashkëpunon, Pretty Little Thing, për të gjitha ato femra që ende nuk e kanë mbyllur sezonin e pushimeve verore.

Read More

Gjermania po i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme dhe fushata është nxehur. Teksa qeveria federale po nxit qytetarët që të vaksinohen sa më shumë kundër koronavirusit, zëvendëskancelari Olaf Scholz ka bërë një koment të bujshëm. Scholz është kandidat për kancelar i Socialdemokratëve dhe ka gjasa të mira pasi fushata e tij ka njohur vetëm rritje. Por gjatë një interviste radiofonike, ai tha se gjermanët po përdoren si kavie për vaksinat. “50 milionë janë vaksinuar deri më tani dy herë. Ne të gjithë ishim kaviet për ata që kanë pritur deri më tani. Prandaj po e them si një prej atyre 50…

Read More

Të paktën 19 ushtarë në Angli kanë rezultuar pozitivë në testin e bërë për përdorimin e kokainës. Mediat angleze shkruajnë, se tanimë, ushtarët po përballen me akuza për konsumimin e lëndëve narkotike në krye të detyrës. Raportohet se batalioni i parë i Yorkshire, kishte konsumuar drogë në shtëpi dhe kazermat e tyre. “Kjo ka sjellë valë tronditëse në Ushtri. Nëntëmbëdhjetë në një raund të testimit është një numër i madh dhe ngre pyetje shumë serioze. Para bllokimit, regjimenti po testohej çdo disa javë, por ky raund i fundit ishte i pari për një kohë mjaft të gjatë. Kjo i ka…

Read More

Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo e pyetur nëse do të pranonte një post ministror në qeverinë e Ramës, shprehet se do ta refuzonte. “Edhe sikur të më thoshin s’do pranoja asnjë post ministri. Posti i ministrit është me shumë përgjegjësi konkrete me njerëzit, deputetët e kanë në një plan më të gjerë përgjegjësinë, do forcë, do energji fizike. Unë nuk mund të qëndroj në dikastere që kërkojnë kaq shumë energji”, thotë deputetja e zgjedhur e PS. Edhe pse qëndrimet e saj për kohën e komunizmit sollën një reagim të madh në publik, Bozo shprehet se nuk ka ndryshuar qëndrim duke…

Read More

Kompania gjermane Nitrokey ka zbuluar telefonin inteligjent NitroPhone 1, i cili kombinon sigurinë, privatësinë dhe lehtësinë e përdorimit me pajisjet më të fundit. Për më tepër, bazohet në Google Pixel 4a, në të cilin u instalua sistemi operativ GrapheneOS, dhe ishte ai që e ktheu produktin Google në smartphone më të sigurt Android. Pra, Nitrokey po synon të gjithë njerëzit që janë të shqetësuar për mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe kanë frikë se mund të bëhen objekt i mbikëqyrjes. Gjithashtu, për ta paraqitur pajisjen në një dritë të favorshme, uebfaqja e kompanisë citon ish -oficerin e CIA…

Read More

36 ndeshje radhazi pa pësuar humbje është një rekord i ri botëror që mban firmën e Italisë por të paktë ishin “azzurrët” që festuan pas barazimit kundër Zvicrës. Kampionët e Europës rrezikojnë jo pak, kualifikimi për në Katar nuk është një lojë fëmijësh, përkundrazi, pas 5 ndeshjeve e shohin veten në kuotën e 11 pikë, plus 4 në raport me Zvicrën por “helvetët” kanë dy ndeshje më pak. Në Bazel ishte një mundësi e shkëlqyer për tu shkëputur dhe për të qenë më të qetë por “azzurrët” nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, i dyti radhazi. Armatës…

Read More

Ministrja e Jashtme, Olta Xhçka ka takuar gazetaren e BBC, Yalda Hakim të cilën e cilëson grua të jashtëzakonshme dhe burim frymëzimi. Xhaçka shprehet se Shqipëria është krenare që në kohë të vështira siguron strehë për shumë prej grave e vajzave afgane. Gazetarja e BBC është angazhuar personalisht dhe ka ndihmuar për të nxjerrë nga Afganistani gra, vajza e burra të rrezikuar nga talebanët. Shqipëria ra në sy të opinionit ndërkombëtar si një nga vendet e para të botës që pranoi refugjatë afganë duke i strehuar në struktura hoteliere apo konvikte studentësh. Shumë prej refugjatëve janë gra e burra. Postimi…

Read More

Nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael janë arratisur të paktën 6 të dënuar palestinezë. Sipas raportimeve 5 prej të arratisurve ishin pjesë e lëvizjes së Xhihadit Islamik, ndërsa i gjashti është një ish-komandant i grupit të armatosur pranë partisë Fatah. Të burgosurit ishin shokë qelie dhe arritën të dalin nga burgu përmes gërmimit të një tuneli që dilte jashtë rrethimit. Zëdhënësi i policisë izraelite, Eli Levy tha për Kan Radio, se largimi i të dënuarve nga qelia ishte pikasur herët, por ata ishin larguar me shpejtësi dhe me shumë mundësi kishin si destinacion Bregun Perëndimor.

Read More

Nga Avery Hurt Nëse përjetoni në ndonjë moment ndjenjën e veçantë sikur e keni lexuar më parë atë që keni në duar, mos u shqetësoni. Ndoshta bëhet fjalë për një Déjà Vu. Déjà vu është ndjenja e veçantë që të krijon ndjesinë e diçkaje që e keni përjetuar më parë, ndërsa në të njëjtën kohë e dini që kjo gjë nuk është e vërtetë. Ju vizitoni për herë të parë apartamentin e një miku tuaj, dhe keni ndjesinë e fortë se keni qenë atje më parë, por nuk mund të jetë kështu. Pasi kjo është hera e parë që ju…

Read More

Protagonisti absolut në sfidën ndaj Hungarisë, Armando Broja, ka treguar se ai ndihet krenarë për këtë moment dhe për golin e realizuar. Për “Supersport” sulmuesi në pronësi të Chelseat ka thënë: “Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë. Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luftuar në…

Read More

Shqipëria nuk ka zhgënjyer në “Elbasan Arena”, duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Hungarisë. Përkohësisht, ekipi ynë përfaqësues ndodhet në vendin e 2 në grupin I me 9 pikë të grumbulluara në total. Goli për kuqezinjtë në këtë takim u realizua nga Armando Broja, i cili arriti të realizonte me mjaft mjeshtëri në portën kundërshtare. Për këtë fitore, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë nuk ka zgjedhur fjalët, por renditjen e përfaqësueses në tabelën e klasifikimit. Ai ka publikuar këtë foto në rrjete sociale e mbi të ka vendosur dy emoji, njëra që simbolizon zemrën e tjetra…

Read More