Është gjetur nga polumbarët trupi i 45-vjeçarit Stavri Vasilovsi, i cili u mbyt mëngjesin e sotëm në Liqenin e Prespës. Kujtojmë se Vasilovsi, i vëllai dhe një person i tretë kishin dalë për të peshkuar, por gjatë këtij momenti varka ku ndodheshin u përmbys dhe ai mbeti i mbytur. 45-vjeçari është baba i dy fëmijëve, e përveç zanatit të peshkimit ishte dhe punonjës në bashkinë e Pustecit.
Author: tirana
Bulevardi kryesor i qytetit të Kamzës ka marrë sot emrin “Nënë Tereza”, në nder të humanistes së madhe shqiptare, ditën e shenjtërimit të saj. Gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar ditën e sotme në bulevardin e ri, ku të pranishëm ishin dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë, Rakip Suli si dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi është vendosur edhe shtatorja e Nënë Terezës, e realizuar me mjeshtëri nga skulptori Ardian Pepa. Bulevardi “blu”, siç ishte emërtuar nga administrata e dikurshme, me vendim të Këshillit Bashkiak ka ndërruar tanimë emrin, duke u…
Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC Yalda Hakim, takim nga i cili ka publikuar dhe një foto. Rama shkruan në “Twitter” se është nder të punosh me të dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra. Ai premton se pas strehimit të tyre, qytetarëve afganë do t’iu ofrohet një jetë. “Një nder të punosh krah për krah me gazetaren e BBC Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpinë…
Rreth 2 mijë testime më pak se dje dhe rreth 100 raste më pak. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 896 raste të reja me COVID-19 në vend si dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me…
Humbja ndaj Polonisë i kushtoi shumë Shqipërisë, jo vetëm ndërlikoi pozitat e kuqezinjve në renditje, por italiani humbi dhe tre titullarë në transfertën e Varshavës, Hysaj, Bare dhe Rey Manaj. Edy Reja ishte i kushtëzuar të hidhte në fushë një formacion ndryshe, të paktën në emra dhe në filozofi pasi kjo është një ndeshje ku Shqipëria është e detyruar të kujdeset jo vetëm për të mos pësuar por dhe të shënojë. Tekniku italian ka vendosur që këtë sfidë jetike t’ia besojë këtyre 11 lojtarëve: Berisha, Doka, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Abrashi, Gjasula, Trashi, Uzuni, Balaj, Bajrami.
Një 27-vjeçare braziliane, e cilësuar si një nga krerët e një karteli droge në Brazil është arrestuar nga policia. Valeska Pereira Monteiro, kishte shkuar për pushime luksoze, me paratë që i fitonte nga veprimtaria kriminale. Ajo ishte kryetarja e një bande që vepronte në Ceara. E reja merrej me ndarjen e parave dhe grumbullimin e tyre si dhe caktonte territoret e shpërndarjes. Monteiro u kap në Rio Grande do Sul, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti. Para arrestimit, Valeska ka kaluar pushimet në vende si Rio De Janeiro ku ka shpenzuar shumë. 27-vjeçarja akuzohet për vjedhje e trafik…
Policia Rrugore ka shtruar kontrollet në Bypass-in e Fierit, si një nga akset kryesore në vend dhe që në këto ditë të nxehta është mjaft e frekuentuar. Gjatë kontrolleve të uniformave blu në këtë aks, janë pezulluar gjithsej 54 patenta për 2 ditë, janë vendosur 32 gjoba me vlerë deri në 400 mijë lekë të vjetra si dhe 39 gjoba me vlerë 40 mijë lekë të vjetra. Ndër të tjera Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë…
Çfarë do të thotë kur dikush tjetër ëndërron për ty? Mendoni nëse jeni një person i veçantë në jetën e tij por nuk e dini apo thjesht rastësi. Të paktën njeherë do t’ju ketë thënë dikush që ka ëndërruar me ju. Ndoshta jeni ndjerë i veçantë për një moment ose keni filluar të pyesni se çfarë saktësisht po bënit në ëndërr. Në ëndrra, gjëja më e rëndësishme është konteksti. Shumë psikologë dhe spiritualistë besojnë se ëndrrat kanë një kuptim të veçantë. “Ëndrrat janë simbolike dhe personi që shfaqet nuk është ai që është në të vërtetë,” tha psikologu Dr. Wokata…
Papa Françesku u bëri thirrje vendeve që të pranojnë refugjatët afganë të cilët, janë duke u larguar nga vendi i tyre që pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut këtë të diel që personat e zhvendosur brenda Afganistanit, të marrin ndihmë dhe mbrojtje. “Në këto momente kur afganët po kërkojnë strehim lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re”, u shpreh Papa Françesku. SHBA më 30 gusht kanë përfunduar tërheqjen e plotë të trupave nga Afganistani pas 20 vitesh të prezencës…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë. Një foshnje 3-javëshe ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili. Ajo ka thënë se foshnja ka lindur më 13 gusht në Ferizaj dhe se me 28 gusht është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore. “Foshnja ka qenë me COVID. Ajo ka lind më 13 gusht në Ferizaj dhe me 29 gusht është pranuar në Klinikë. Ajo ka ardh në gjendje të rëndë. Prej momentit të parë ka qenë në gjendje të rëndë me gjitha përpjekjet që…
Një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Elbasan. Mësohet se burri ka rënë nga lartësia teksa riparonte çatinë dhe ka humbur jetën në spital. “Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50, shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Elbasanit.
Një i moshuar britanik ka arritur të mbijetojë për tre ditë në xhungël. Ai ka rrëfyer, se ka arritur të mbijetojë falë ushqimeve që gjente në xhungël. Leonard Barry Weller, ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij kur humbi rrugën në xhunglën pranë Kohon Kaen në Tajlandë. Temperaturat e larta e detyruan burrin të ngjitej në pemë për të parë nëse mund të gjente rrugën, por papritmas u godit nga një stuhi shiu dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kalonte natën në pyll. Gruaja e shqetësuar Tawee Leonard, 49 vjeç, thirri policinë dhe një grup kërkimi u dërgua të…