Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Grupi i famshëm suedez në ‘TOP 10’ pas gati 40 vjetësh

13:26 / September 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abba 1100x620 1 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi legjendar i popit suedez, ABBA, do të jetë në Top 10 Singles në Britaninë e Madhe pas gati 40 vjetësh, me dy këngë të reja nga albumi i tyre i ardhshëm “Voyage”.

“I Still Have Faith in You” (“Ende besoj te ti”) dhe “Don’t Shut Me Doën” (“Mos më refuzo”) renditen përkatësisht në vendin e 6-të dhe të 7 -të në klasifikimet britanike, sipas vlerësimeve të publikuara dhe të bazuara në shitjet e para dhe transmetimet.

“Nëse vrulli vazhdon, këto këngë do të jenë këngët e para të ABBA-ve që do të shfaqen në Top 10 të BM që nga “One Of Us” në dhjetor 1981”, tha organizata përgjegjëse për klasifikimet.

“I Still Have Faith in You” ka siguruar shitje të mëdha të CD-ve dhe vinileve, ndërsa “Don’t Shut Me Doën” është kënga më e shkarkuar në BM deri më tani, këtë javë”, vazhdoi organizata, duke shtuar se të dy titujt janë transmetuar mbi 500 000 herë deri më sot.

Dy këngët e reja janë marrë nga “Voyage”, albumi i parë në studio i ABBA-ve, që nga “The Visitors” në 1981.

Katër anëtarët e ABBA-ve, një akronim i përbërë nga inicialet e emrave të tyre të parë (Anni-Frid Lyngstad, 75; Agnetha Fältskog, 71; Björn Ulvaeus, 76; Benny Andersson, 74) u ndanë në 1982.

“Voyage”, një album me 10 këngë, që përfshin tetë këngë të reja dhe dy versione të reja (“Just a Notion” dhe “Bumblebee”), do të publikohet më 5 nëntor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026

Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e fëmijës: Na është mbushur jeta!

18:18 / August 18, 2026

Mbahet gjyqi për vrasjen e Tupac, 30 vjet pas atentatit në Las Vegas

10:48 / August 18, 2026

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

10:07 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.