Sapo ka mbërritur në FIFA raporti i zyrtarëve të ndeshjes së pezulluar, Brazil-Argjentinë. Për këtë çështje “Qeveria Botërore e Futbollit” shkruan: “FIFA shpreh keqardhjen e saj për skenën e vënë re në ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022″.
Kjo ndërprerje privoi miliona shikues e futbolldashës në të gjithë Botën për të ndjekur këtë përballje të dy prej përfaqësuesve më të rëndësishme.
Zyrtarët e ndeshjes sapo kanë dorëzuar raportin e parë rreth ngjarjes. Informacioni do të analizohet nga një grup specialistësh të çështjeve disiplinore dhe më pas do të merret vendimi.”
