Author: tirana

Dashi Ditë ideale e nesërmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do t’ju plotësohen dëshirat më të zjarrta dhe do të ndiheni me fat që keni pranë dikë. Demi Do të kenë shumë ngjarje me rëndësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mire në çdo moment. Do të keni takime vendimtare të cilat do t’ua ndryshojnë tërësisht jetën. Binjakët Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do të keni disa takime interesante, por në fokusin e tyre nuk…

Read More

Patatet e skuqura që tregtohen në qese të mbyllura hermetikisht, janë një produkt varësie që nuk ka kurrfarë vlere ushqyese. Ndonëse kompanitë bëjnë turlilloj reklamash provokuese për të nxitur shitjet, duhet të kuptoni se patatinat nuk kanë problem vetëm yndyrën. Ekspertët e shëndetësisë që publikuan të dhënat sot në mediat greke, pohojnë se patatinat kanë shumë kalori, shkaktojnë obezitet, janë plot me kimikate, rrisin presionin e gjakut dhe kolesterolit. Kur hani patate të skuqura, nuk është yndyra që ju bën të paaftë për të ndaluar. Shija që ju bën të jeni të varur është për shkak të sheqerit, ose kripës…

Read More

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë. Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit. Lista e zyrave të aplikimit pranë gjendjes civile që do të jenë të hapura të shtunën (14 gusht) është si më poshtë 👇👇…

Read More

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas policisë, pushuesi është mbytur teksa ishte duke u larë në det. Ndërkohë, grupet hetimore po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ministria e Mbrojtjes informon sërish mbi situatën e zjarreve në vend, ku disa vatra rrezikojnë përhpjen masive dhe banesa. Problematike paraqitet situata në fshatin Thirrë të Mirditës, ku MM bën me dije se është riaktivizuar vatra e zjarrit, duke përshkuar një sipërfaqe të madhe rreth 150 ha dhe djegur 90 ha me ahe, pishë, barishte dhe dushqe. Sipas MM, në vendngjarje kanë shkuar helikopteri çek, 50 forca ushtarake dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Gjithashtu, vatra zjarri ka edhe në shumë zona të tjera nga veriu në jug, ku më problematike dhe me rrezik për banesat janë në…

Read More

Fenugreek është një barishte që rritet zakonisht në rajonin e Mesdheut. Ndërsa farat dhe gjethet janë përdorur kryesisht si një erëz e kuzhinës, ajo është përdorur edhe për të trajtuar një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore në Egjipt, Greqi, Itali, dhe Azinë Jugore. Një studim i ri ka zbuluar se ajo mund t’i ndihmojë çiftet dhe në dhomën e tyre të gjumit. Kjo bimë përmirëson epshin duke zvogëluar çështjet si thatësia vaginale tek gratë, raportojnë studiuesit në Indi. Ekspertët i dhanë një ekstrakt organik fenugreek, të quajtur FenuSMART (FHE), 24 grave mes moshës 20 deri në 48 vjeç, sipas Daily Mail. Krahasuar…

Read More

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një studim të një prej universiteteve më prestigjoze në botë lidhur me mbrojtjen nga variantet e Covid-19 të personave që e kanë kaluar virusin, dhe atyre që kanë bërë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca. Alimehmeti, referuar studimit, shkruan se edhe 1 vit pas kalimit në mënyrë natyrale, anti-trupat janë të matshëm në masën 80 %. Referuar studimit, 12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104) Po kështu, 12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: 🦠 variantit infektues origjinal (referencë),🦠 variantit…

Read More

Kryeministri Edi Rama me një video të Anxhit, vajzës e cila promovon Shqipërinë përmes vlogut të saj, ka shprehur admirimin për të rinjtë që çojnë bukuritë e natyrës tonë në çdo ekran kompjuteri. Përmes rrjetit të tij social Facebook, kryeministri ka zgjedhur të publikojë një video në të cilën vajza e re tregon për shikuesit momente nga eksplorimi i saj në Thethin e malësisë sonë të bukur. “Aty ku rrjedhë Lumi i Shalës dhe je i rrethuar komplet nga malet në një vend ku ka shumë histori pasi po flasim për kulën e ngujimit, kishën, syrin e kaltër dhe ujëvarat.…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali ku një burrë shqiptar vrau gruan dhe më pas veten e tij. Shkelqim Bedeli ka vrarë gruan e tij Shegushe Paeshti dhe më pas veten e tij duke u varur te parmaku i shkallëve. Ata kishin 20 vite që jetonin në Itali dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë 3 fëmijët e tyre kanë qenë me pushime. Para se të vriste veten ai kishte shkuar dy letra ku kishte shpjeguar edhe arsyen e këtij akti të rëndë që vinte disa javë pasi ai…

Read More

Nëntë janë programet e studimit të nivelit të dytë “Master” për të cilat do të mund të konkurohet për pranimet e vitit të ri akademik 2021-2022 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës. Sipas vendimit të marrë pak më herët nga Senati Akademik i UT-së në programet e nivelit të dytë në këtë fakultet do të akomodohen për herë të parë 580 studentë. Konkretisht në ciklin “Master profesional” do të garohet vetëm në një degë që është ajo e Përkthimit, për të cilën janë miratuar 40 kuota të mundëshme pranimi. Ndërsa 540 kuotat e tjera janë për…

Read More

Dy aksidente janë shënuar në pak minuta në Tiranë, me pasojë plagosjen e dy personave. Sipas njoftimit të dhënë nga policia mësohet se një kamion ka përplasur një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi shtetasi K.H., 20 vjeç. Po ashtu, një tjetër aksident është shënuar në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet ku ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorrin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në…

Read More

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, thotë se teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës, vaksinat shmangimin shtrimin në spital. CDC thekson se edhe pse personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e koronavirusit, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes. Sipas qendrës, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa…

Read More