Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konkurimi për studimet “Master” Gara për 2021, kuotat dhe kriteret tek Gjuhët e huaja!

19:25 / August 13, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
filologjiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëntë janë programet e studimit të nivelit të dytë “Master” për të cilat do të mund të konkurohet për pranimet e vitit të ri akademik 2021-2022 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës. Sipas vendimit të marrë pak më herët nga Senati Akademik i UT-së në programet e nivelit të dytë në këtë fakultet do të akomodohen për herë të parë 580 studentë. Konkretisht në ciklin “Master profesional” do të garohet vetëm në një degë që është ajo e Përkthimit, për të cilën janë miratuar 40 kuota të mundëshme pranimi. Ndërsa 540 kuotat e tjera janë për degët e “Masterit shkencor” për mësues të arsimit të mesëm të lartë në secilën degë të gjuhës së huaj që ofron ky institucion i arsimit të lartë, si dhe kuota për Master i shkencave në “Gjuhë dhe Komunim Ndërkulturor dhe Turistik”, si dhe Master i shkencave në “Përkthim teknik-letrar dhe interpretim”. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar ndarjen e plotë të kuotave për secilin nga këto programe studimi.

Kriteret e pranimit

Sipas afateve të përcaktuara, aplikimi për studimet e nivelit të dytë do të zhvillohet në muajin tetor. Studentët që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e garës për pranimet e reja do të duhet që deri në datën 18 tetor të dorëzojnë dosjen e aplikimit pranë sekretarisë mësimore të fakultetit. Pas përfundimit të aplikimeve, do të jetë një komision ekspertësh që do të bëjë vlerësimin e dosjeve për të përcaktuar edhe listën e fituesve sipas kuotave të miratuara për çdo degë.

Lidhur me kriteret e pranimit, autoritetet e arsimit sqarojnë se për pranimet në ciklin e dytë të studimeve në vitin akademik 2021-2022 për të konkuruar në programet e nivelit shkencor në në mësuesi për gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane, greke dhe turke, kandidatët duhet të kenë përfunduar programin e ciklit të parë të studimeve në gjuhën përkatëse, për të cilën do të thellojnë më tej studimet në mësuesi, në një universitet të akredituar brenda apo jashtë vendit dhe të njohur nga MASR.

Për të garuar në programin Master i shkencave në “Gjuhë dhe Komunim Ndërkulturor dhe Turistik”, kandidatët që do të aplikojnë duhet të kenë përfunduar programin e ciklit të parë të studimeve në një universitet të akredituar brenda apo jashtë vendit dhe të njohur nga MASR, si teksa duhet të plotësojnë edhe kushtin e njohjes së një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian sipas testeve të licencuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Gjithashtu bëhet e ditur se në degën Master i shkencave në “Përkthim teknik-letrar dhe interpretim”, mund të konkurojnë vetëm kandidatët që kanë përfunduar programin e ciklit të parë të studimeve në një universitet të akredituar brenda apo jashtë vendit dhe të njohur nga MASR, si dhe plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin Nr. 80/2015, Nenin 76, pika 4 mbi njohjen e gjuhës së huaj. Për studentët që zgjedhin të aplikojnë për këtë program studimi dhe kanë gjuhë B, gjuhën angleze, mesatarja e pranimit është mbi 8. Për këtë program kandidatët i nënshtrohen provimeve seleksionuese me shkrim dhe me gojë.

Për të hyrë në garë për kuotat e Master profesional në degën “Përkthim” kandidatët duhet të kenë përfunduar programin e ciklit të parë të studimeve në një universitet të akredituar brenda apo jashtë vendit dhe të njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Organizimi i studimeve në ciklin e dytë

Programet e studimit të ciklit të dytë në “Master i shkencave” i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës. Këto programe studimi mund të realizohet me 120 kredite me kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike. Këtu përfshihen 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë). Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer. Programi i studimit të nivelit shkencor mund të realizohen edhe si programe të integruara të studimit të ciklit të dytë, me 300 kredite dhe me kohëzgjatje normale prej pesë vitesh akademike, të cilat ofrohen kryesisht në drejtësi, si dhe në fusha të tjera të përcaktuara nga aktet nënligjore në zbatim të ligjit të arsimit të lartë. Studimet në këto programe përmbyllen me punim diplome dhe studentët pajisen me diplomë të integruar në fushën e arsimimit të kryer.

Po sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë, programet e studimit “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarve me një diplomë të ciklit të parë njohuri me karakter praktik profesional në drejtimin përkatës. Ndërkohë që këto studime realizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike. Studentët në këto programe, mbështetur edhe në kriteret e vendosura në rregulloren e fakultetit për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

KUOTAT E REJA TË PRANIMEVE NË DEGËT E “MASTERIT”

Master i Shkencave në Mësuesi për gjuhën angleze 130
Master i Shkencave në Mësuesi për gjuhën italiane 70
Master i Shkencave në Mësuesi për gjuhën franceze 50
Master i Shkencave në Mësuesi për gjuhën gjermane 60
Master i Shkencave në Mësuesi për gjuhën greke 25
Master i Shkencave në Mësuesi për gjuhën turke 25
Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunim Ndërkulturor dhe Turistik 80
Master i Shkencave në Përkthim teknik-letrar dhe interpretim 100
Master Profesional në Përkthim me profil përkthyes 40

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe një fabrikë uji

16:21 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.